• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Drejtësi-Ligj

Në Shqipëri, korrupsioni nuk të çon domosdoshmërisht në burg

26 Nëntor, 2026
në Drejtësi-Ligj
A A
Në Shqipëri, korrupsioni nuk të çon domosdoshmërisht në burg

Kolazh AI

10
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

GJKKO-ja i dha Fatime Kryemadhit 7 vite e 6 muaj burg për pastrim parash. Me gjykimin e shkurtuar dënimi u ul në 5 vite. Pastaj gjykata e pezulloi dhe e kaloi në shërbim prove për dy vjet. Kështu nëna e Monika Kryemadhit u shpall fajtore, por nuk do të shkelë asnjë ditë në qeli.

Shifra 5 nuk ka dalë rastësisht. Neni 59 i Kodit Penal lejon pezullimin e dënimit pikërisht për dënimet me burg deri në pesë vjet. Me uljen e një të tretës, dënimi u ndal tamam te kufiri që hap derën e shtëpisë.

Edhe vila mbeti në vend. SPAK-u kërkoi konfiskimin e saj në “Kodrën e Diellit”, në rrugën “Jaseminëve”, Vila nr. 163, por gjykata e rrëzoi kërkesën. Në vilë jeton sot Monika Kryemadhi. Vila ka katin përdhe, nëntokën, dy kate sipër dhe verandat, me qindra metra katrorë gjithsej.

Ema Çoku u shpall fajtore për pengim të zbulimit të së vërtetës dhe mori 1 vit e 4 muaj burg, gjithashtu të pezulluar, me 2 vite e 8 muaj shërbim prove. Ish-kreu i AKEP-it, Piro Xhixho, u deklarua i pafajshëm për korrupsion pasiv dhe iu hoq masa e sigurisë.

Kjo është një skenë që e kemi parë shumë herë. Gruaja, nëna ose vajza e politikanit del në krye të dosjes, pronat janë në emrin e saj dhe në fund ajo merr dënimin. Burri mbetet “i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë”. Paratë mbeten në familje dhe dënimi kryhet duke paraqitur firmën te shërbimi i provës.

Shqiptarët e thoshin me krenari se burgu është për burra. Me drejtësinë e re mund të shtojmë se burgu nuk qenka për të korruptuarit, as burra e as gra. Për ta ka shërbim prove, ndalim kontaktesh “me persona të dënuar, përveç familjarëve” dhe një vilë ku pritet që të kalojë koha.

Vendimi është i shkallës së parë dhe mund të apelohet. Procesi për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin vazhdon veçmas në Gjykatën e Posaçme.

Dispozitivi i vendimit, i zbardhur:

VENDOS:
1.Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Piro Xhixho për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal, pasi nuk provohet që e ka kryer këtë vepër penale, sipas parashikimit të nenit 388, pika 1, gërma “d” të K.Pr.Penale.
-Gjykata bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, deklaron heqjen e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me Vendimin nr. 130, datë 23.10.2024, ndaj të pandehurit Piro Xhixho.

2.Deklarimin fajtor të pandehurës Fatime Kryemadhi për kryerjen veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 7 (shtatë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burrgim.
-Në aplikim të nenit 406, kësaj mase dënimi i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e saj me 5 (pesë) vjet burgim.
-Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur, dhe vënien e të pandehurës Fatime Kryemadhi në provë, me kusht që brenda dy vjetësh të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
-Në bazë të nenit 60 pika 9 të Kodit Penal, urdhërohet e pandehura Fatime Kryemadhi të mos mbajë kontakte me persona të dënuar përveç familjarëve.

3.Deklarimin fajtor të pandehurës Ema Çoku për kryerjen veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 2 (dy) vjet burgim.
-Në aplikim të nenit 406, kësaj mase dënimi i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e saj me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.
-Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur, dhe vënien e të pandehurës Ema Çoku në provë, me kusht që brenda 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
-Gjykata bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, deklaron heqjen e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 125, datë 20.10.2024, ndaj të pandehurës Ema Çoku.
-Në bazë të nenit 60 pika 9 të Kodit Penal, urdhërohet e pandehura Ema Çoku të mos mbajë kontakte me persona të dënuar përveç familjarëve.

4.Në aplikim të nenit 190 dhe 274 e vijues të Kodit të Procedurës Penale, si dhe nenit 36 paragrafi i 1 pikat “b” dhe “ç” dhe 36 paragrafi i 2-të i Kodit Penal, rrëzimin e kërkesës për konfiskimin e pasurisë së paluajtshme nr. 118/81- ND 15, volumi 65, faqe 42, zona kadastrale nr. 3292, Selitë, Tiranë, ndërtesë me sipërfaqe kati përdhe 152 m2 nga të cilat 82 m2 banesë dhe verandë 70 m2, sipërfaqe kati nëntokë 139 m2, sipërfaqe kati i parë 79 m2, sipërfaqe e katit të dytë 51 m2, sipërfaqe verande kati i dytë 27.9 m2, në pronësi të Fatime Kryemadhit, me adresë Rezidenca “Kodra e Diellit”, Rr. “Jaseminëve”, Vila nr. 163.

Postimi i mëparshëm

Gjiganti kinez Huawei shpallet fajtor për vjedhje të sekreteve tregtare dhe shkelje të sanksioneve: Rrezikon miliarda dollarë gjoba

  • Më të fundit
Në Shqipëri, korrupsioni nuk të çon domosdoshmërisht në burg

Në Shqipëri, korrupsioni nuk të çon domosdoshmërisht në burg

26 Nëntor, 2026
Gjiganti kinez Huawei shpallet fajtor për vjedhje të sekreteve tregtare dhe shkelje të sanksioneve: Rrezikon miliarda dollarë gjoba

Gjiganti kinez Huawei shpallet fajtor për vjedhje të sekreteve tregtare dhe shkelje të sanksioneve: Rrezikon miliarda dollarë gjoba

26 Nëntor, 2026
SHBA vendim historik që rihap debatin mbi të drejtën e pronës: Gjykata miraton ngrirjen e qirave për 1 milion banesa në Nju Jork

SHBA vendim historik që rihap debatin mbi të drejtën e pronës: Gjykata miraton ngrirjen e qirave për 1 milion banesa në Nju Jork

26 Nëntor, 2026
Komisioni Europian paralajmëron: Financat e BE-së po i afrohen një pike kritike

Komisioni Europian paralajmëron: Financat e BE-së po i afrohen një pike kritike

25 Nëntor, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Në Shqipëri, korrupsioni nuk të çon domosdoshmërisht në burg

Në Shqipëri, korrupsioni nuk të çon domosdoshmërisht në burg

26 Nëntor, 2026
Gjiganti kinez Huawei shpallet fajtor për vjedhje të sekreteve tregtare dhe shkelje të sanksioneve: Rrezikon miliarda dollarë gjoba

Gjiganti kinez Huawei shpallet fajtor për vjedhje të sekreteve tregtare dhe shkelje të sanksioneve: Rrezikon miliarda dollarë gjoba

26 Nëntor, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
  • sq
    • sq
    • en
    • it

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.