• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Investigim

Skandali telefonik kthehet në skandal etnik: “One Albania” pajton serbët për të mbledhur borxhet e shqiptarëve.

28 Nëntor, 2026
në Investigim
A A
Skandali telefonik kthehet në skandal etnik: “One Albania” pajton serbët për të mbledhur borxhet e shqiptarëve.

Në foto: Lart, Gellért Zoltán Jászai; poshtë tij, Marin (Ivan) Gligo dhe Dejan Vuković, në qendër Magdhalini Lena

9
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Alarmin për njoftimet që vinin “era” mashtrim e dha Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane (CELS), para një muaji.

Me qindra abonentë të “One Albania” u telefonuan ose morën papritur shkresa që i ngarkonin me një borxh të vjetër që varionte nga 10 deri 15-vjeçar.

Bizneset dhe qytetarët e shumtë u habitën kur lexuan apo dëgjuan “zhvatësit” t’u kërkonin para për kontrata të vjetra të “pambyllura” apo kamatëvonesa që rridhnin nga koha kur operatorët telefonikë, të cilët vite më parë ishin pajtimtarë, quheshin “AMC”, “Telekom Albania” apo “ALBtelecom”.

Por detyrimi për të paguar këto borxhe të vjetra nuk po kërkohej nga “One” vetë, por nga dy kompani, ku njëra prej tyre ishte serbe.

Borxhmbledhësit nga Serbia

“D&A Fin Partner” është kompani shqiptare, me pronar fushëkrutanin Dritan Abazi. Famëkeqe për mbledhjen e borxheve të vogla, përfshirë ato tё telefonisë celulare dhe mikrokredive.

Kjo kompani ka vite që operon në një treg gjysmëlegal mbledhje borxhesh, si “fshesë thithëse” e “One Albania”, dikur AMC.

“One Albania” vendosi të ndryshojë “fshesën”. Disa miliona vendosi t’i nxjerrë jashtë Shqipërisë.

Për këtë mision u thirrën serbët. Kompanitë “ODM Collections” dhe “VP Law Firm”, njëra e specializuar për mbledhje borxhesh të arkëtueshme dhe tjetra studio ligjore që asiston me konsulencë në këtë drejtim, janë me qendër në Beograd, në të njëjtën adresë: Rruga “Teodora Drajzera”, nr. 34, lagjja “Savski Venac”.

Marin (Ivan) Gligo është drejtori ekzekutiv “ODM Collections”, kompani në të cilën është partner kryesor prej 10 vjetësh. Ambicia e tij ishte përhapja rajonale e saj. Përveçse në Serbi, kompania ka degë në Malin e Zi, Bosnjё dhe Hercegovinё, Maqedoninё e Veriut, Kosovё, dhe së fundi përfshihet edhe Shqipёria, me “ODMC Albania”, me qendër në Tiranë.

Marin (Ivan) Gligo

Dejan Vuković është pronar i studios ligjore VP Law Firm që mbështet ligjërisht “ODM Collections”. Vuković njihet në Serbi si “mjeshtri” i kredive me probleme (NPL). I lidhur ngushtë me qeverinë e Aleksandёr Vuҫiҫ, ai mban pozicionin e nënkryetarit të Shoqatës për Pronën pranë Aleancës Kombëtare për Zhvillimin Ekonomik Lokal (NALED) dhe është anëtar i Grupit të Përbashkët të Punës të Qeverisë së Serbisë, i ngarkuar me përmirësimin e pozicionit të Serbisë në raportin dhe renditjen Doing Business të Bankës Botërore.

Dejan Vuković

Marin Gligo dhe Dejan Vuković ishin fatlumë kur “gjetën” një bashkëpunëtore shqiptare në Tiranë, për të hapur të dyja degët e “ODM Collections” dhe “VP Law Firm” në Shqipëri.

Në mars 2023, shqiptarja Magdhalini Lena u bë partnere me dy serbët dhe hapi dy NIPT-e për të dyja kompanitë e tyre, fillimisht me adresë në ish-Bllok, e më pas i transferoi te kompleksi “Arlis” në rrugën e Kavajës. Aty ku “One Albania” kishte blerë rreth 5 000 m² prona dhe ka zyrat kryesore të saj.

Magdhalini Lena

“ODMC Albania” sh.p.k. dhe “VP Legal” sh.p.k. u regjistruan në adresën: Kompleksi “Arlis Square 21”, shkalla 1, kati 7. Katër kate më poshtë janë zyrat e “One”.

Raportime nga punonjës brenda “One” hedhin dritë mbi fakte që ngrenë shumë pikëpyetje.

“Magdhalini është vetëm një ‘prestanome’ me rrogë. Loja me borxhet e vjetra bëhet nga vetë ‘One’. Ajo është juriste e Telekomit që në 2017. Më pas, kur u bë AMC, ishte përsëri aty, bashkë me babain e saj (Llaqi) që njihet nga të gjithë si shofer i AMC dhe nënën (Klarita), punonjëse protokolli.”

Një familje e tërë në shërbim të “One Albania”, tashmë me vajzën “partnere” me serbët, nuk është diçka kaq e vogël sa mund të fshihet.

Ku shkojnë telefonat e shqiptarëve?

Në faqen zyrtare “ODM Collections Shqipëria”, kompania shpalos mundësitë e saj teknike: “Mbështetja e back-office mbështetet në softuerin më të fundit, të zhvilluar në shtëpi dhe unik në rajon, i cili lehtëson ofrimin e shërbimeve dhe proceset e biznesit, ndjekjen e rasteve në të gjitha fazat e mbledhjes në kohë reale dhe performancë të jashtëzakonshme statistikore, ndërkohë që lejon klientët për të mbajtur të informuar të gjitha aktivitetet përmes monitorimit të rregullt.”

Shtëpia e kompanisë është në Beograd. Nga atje ajo administron dhe ka gjithë databazën e numrave të abonentëve (debitorë) shqiptarë të “One” që janë me mijëra: numra individësh, abonentësh familjarë, kompanish tregtare, numra që janë marrë nga agjenci shtetërore ose të varura prej tij.

Pra, serbët “kujdesen” për hallet telefonike të shqiptarëve. Dhe kjo me ndihmën e hungarezëve të One Albania, pjesë e grupit hungarez “4iG”.

Serbo-hungarezët e borxheve të shqiptarëve

CELS ngriti alarmin për njoftimet e borxheve të pretenduara ndaj klientëve të One Albania, duke paralajmëruar bizneset dhe individët të tregonin kujdes ndaj kërkesave që ishin një skemë e qartë zhvatjeje, mbështetur mbi detyrime fiktive.

Fiktiviteti i borxheve të shitura në Serbi dhe fshehja pas emrit të punonjëses “besnike” të “ONE Albania” ngre pyetje delikate për hungarezin Gellért Zoltán Jászai, pronarin fuqiplotë të “4iG”, që zotëron edhe kompaninë telefonike në Shqipëri. Ai nuk mund të jetë pa dijeni në gjithë këtë operacion rajonal, ku një portofol i madh numrash telefonikë shqiptarë po “dorëzoheshin” për menaxhim në një shtet që nuk kishte një miqësi tradicionale me shqiptarët, madje ishte e kundërta.

Në kabinetin e bosit hungarez të 4iG, Gellért Jászai, profili social në LinkedIn i Doktor Iris Pekmezi tregon se ajo është përgjegjëse për çështjet ligjore dhe pajtueshmërinë (compliance) për 4iG në Ballkanin Perëndimor (ONE Albania dhe ONE Montenegro). Znj. Pekmezi njihet nga publiku si bashkëshorte e kreut të Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla.

Nga raportimet brenda kompanisë, rezulton se znj. Pekmezi, me profil juridik, është një ndër shqiptarët mё me influencë të viteve të fundit brenda AMC dhe ONE, bashkë me Sokol Nelën, Ornela Begon dhe Ervin Shporin. Ky i fundit raportohet si personi kyç, drejtori juridik, i cili ka drejtuar “operacionin” e shitjeve të borxheve në interesin fillimisht të “ALBtelecom”, më pas të “AMC” dhe së fundi për “ONE Albania”.

“Magdhalini e ‘serbëve’ ka qenë në urdhrat e tyre dhe ata kanë dijeni të plotë për operacionet e borxheve që kur ato kanë filluar deri në shitjen që u bë tek ODMC” – raportohet nga burimet brenda “Arlis Square 21”.

Hungarezi Gellért Jászai figuron me mbi 51% aksione “ONE Albania”. Ai njihet si miqësi e ngushtë e ish-kryeministrit hungarez Viktor Orbán, i cili humbi zgjedhjet përballë Péter Magyar. Ky i fundit ka nisur një hetim të gjithanshëm për kontratat publike që ka përfituar Jászai gjatë qeverisjes së Orbánit.

Nga ana tjetër, serbi Dejan Vuković, me zyrë ligjore tek “Arlis” në Shqipëri, njihet si mik i ish-presidentit serb Aleksandёr Vuҫiҫ.

Konjukturat politike dhe miqësitë njerëzore nuk duhet të pengojnë një aktivitet biznesi në një treg të lirë evropian, për më tepër të “hapur” ballkanik.

Skandali që sfidon këtë herë kompaninë celulare “One Albania” lidhet me një tjetër dimension, përtej atij ku janë futur mijëra qindra klientë shqiptarë të “kërcënuar” nga borxhe të paqёna.

Ata, është e qartë që janë mashtruar. Por ky nuk është një operacion i zakonshëm i “mashtruesve” nga Shqipëria, por një bashkëpunim i paqartë serbo-hungarez, me ndihmën e renegatëve që nuk mungojnë asnjëherë, shqiptarë.

Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Shfryhet “dosja” e mikrokredive: Lirohet nga arresti në shtëpi Elda Ibro, Andis Gjoka “arratiset” në Angli, Arben Meskuti kërkon pafajësi

  • Më të fundit
Skandali telefonik kthehet në skandal etnik: “One Albania” pajton serbët për të mbledhur borxhet e shqiptarëve.

Skandali telefonik kthehet në skandal etnik: “One Albania” pajton serbët për të mbledhur borxhet e shqiptarëve.

28 Nëntor, 2026
Shfryhet “dosja” e mikrokredive: Lirohet nga arresti në shtëpi Elda Ibro, Andis Gjoka “arratiset” në Angli, Arben Meskuti kërkon pafajësi

Shfryhet “dosja” e mikrokredive: Lirohet nga arresti në shtëpi Elda Ibro, Andis Gjoka “arratiset” në Angli, Arben Meskuti kërkon pafajësi

27 Nëntor, 2026
Eva Longoria harron të plaket: Pushimet e 51-vjeçares në “top” formë

Eva Longoria harron të plaket: Pushimet e 51-vjeçares në “top” formë

27 Nëntor, 2026
Apple heq aplikacionin kinez të inteligjencës artificiale “Talkie” për shkak të rrezikut ndaj fëmijëve

Apple heq aplikacionin kinez të inteligjencës artificiale “Talkie” për shkak të rrezikut ndaj fëmijëve

27 Nëntor, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Skandali telefonik kthehet në skandal etnik: “One Albania” pajton serbët për të mbledhur borxhet e shqiptarëve.

Skandali telefonik kthehet në skandal etnik: “One Albania” pajton serbët për të mbledhur borxhet e shqiptarëve.

28 Nëntor, 2026
Shfryhet “dosja” e mikrokredive: Lirohet nga arresti në shtëpi Elda Ibro, Andis Gjoka “arratiset” në Angli, Arben Meskuti kërkon pafajësi

Shfryhet “dosja” e mikrokredive: Lirohet nga arresti në shtëpi Elda Ibro, Andis Gjoka “arratiset” në Angli, Arben Meskuti kërkon pafajësi

27 Nëntor, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
  • sq
    • sq
    • en
    • it

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.