• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Rubrika artistike Letërsi

Panairi i Librit: Artan Fuga, “Autori më i mirë i vitit” me romanin “Ndëshkimi i dytë i Evës” / Ali Xhiku, Virgjil Muçi, Urim Nerguti dhe Valbona Banka ndajnë çmimet e tjera

November 16, 2025
në Letërsi
Panairi i Librit: Artan Fuga, “Autori më i mirë i vitit” me romanin “Ndëshkimi i dytë i Evës” / Ali Xhiku, Virgjil Muçi, Urim Nerguti dhe Valbona Banka ndajnë çmimet e tjera
0
Shpërndarë
3
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Artan Fuga është shpallur “Autori më i mirë i vitit” me romanin “Ndëshkimi i dytë i Evës” në Panairin e Librit 2025, në të cilin janë ndarë çmimet vjetore, duke vlerësuar autorë, studiues dhe përkthyes që kanë spikatur me veprat e tyre gjatë vitit. Artan Fuga është vlerësuar si autori më i mirë nga juria e përbërë nga Elsa Skënderi, Maniela Sotaj, Teuta Dhima, Zija Vukaj dhe Beti Njuma.

Në fjalën e saj, znj. Skënderi, në cilësinë e kryetares së jurisë, ka theksuar se janë marrë në shqyrtim 260 vepra të zhanreve të ndryshme. “Juria e Çmimeve të Panairit të 28-të të Librit kurorëzon sot një punë të gjatë, sa sfiduese aq edhe të bukur, për shpalljen e fituesve për kategoritë: Autori më i mirë i vitit, Autori i librit studimor më të mirë të vitit, Autori më i mirë i librit për fëmijë, Përkthyesi më i mirë i vitit, Përkthyesi më i mirë i vitit nga frëngjishtja”, – është shprehur ndër të tjera kryetarja e jurisë, e cila ka vënë në dukje se për jurinë me rëndësi ka qenë trajtimi me përpikëri i të gjithë lëndës letrare apo studimore, të dorëzuar për konkurrim brenda afateve dhe pasja në konsideratë e botuesve dhe e krijuesve si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut. “Letërsinë shqipe, studimet e librat shqip i kemi bashkë, ndaj dhe vlerësimet, që pa dyshim parakusht kanë meritën, duhet t’i kemi bashkë”, – ka nënvizuar ajo.

Sa i takon tematikës së librave të paraqitur për konkurrim për çmimet e Panairit të Librit, në prozë, znj. Elsa Skënderi tha se vërehet një rimarrje e motiveve të së shkuarës komuniste te autorët e Shqipërisë shtetërore, ndërsa te disa nga autorët e Kosovës këto motive të së shkuarës lidhen me Luftën Çlirimtare të Kosovës. Sakaq, një pjesë e veprave letrare po transfigurojnë edhe zhvillime më bashkëkohore të lidhura, për shembull, me lëvizjet demografike të shoqërisë (tematika e emigracionit), me zhvillimin e teknologjisë ose me pandeminë Covid-19.

“Risi vihen re edhe në zgjerimin e tematikës letrare që nuk mbetet thjesht te rravgimi i çështjeve të identitetit apo i çështjeve historike-politike, por mëton të bëjë pjesë të universit letrar edhe konceptet apo diskursin shkencor. Kjo risi është më se e mirëpritur në letërsinë tonë, pasi më herët kjo lloj përmase ka munguar. Veçanërisht, në dritën e zhvillimeve teknologjike e shkencore që shoqëria po përjeton, bëhet e nevojshme kjo lloj letërsie që t’i përfaqësojë artistikisht zhvillimet e tilla”, – është shprehur kryetarja e jurisë së Panairit të Librit 2025, znj. Elsa Skënderi.

Ndërkaq, çmime janë dhënë për kategori të ndryshme të librit. Siç u përmend më sipër, çmimi “Autori më i mirë i vitit” iu dha z. Artan Fuga për romanin “Ndëshkimi i dytë i Evës”, botuar nga “Papirus”, një strukturë romaneske mbresëlënëse, ku ndërthuren miti i zanafillës, dramat e jetës familjare e urbane dhe zhvillimet teknologjike të bashkëkohësisë. Ndërthurja e dimensionit filozofik dhe psiko-social me një letraritet të spikatur dëshmojnë një të kuptuar të thellë të njeriut, të shoqërisë dhe të kohës, kur jetojmë.

Çmimi “Autori i librit më të mirë studimor” iu dha z. Ali Xhiku, për veprën “Faqeve të historiografisë shqiptare”, botuar nga “Onufri”, për kontributin e vyer për ndriçimin teorik dhe metodologjik të çështjeve kyçe të historisë së letërsisë shqipe, në një vepër ku ndërthuren njohja e thellë e sistemit letrar shqiptar, analiza e teksteve themelore të historisë së letërsisë sonë dhe angazhimi i përkushtuar jetësor në studimet letrare.

Çmimin “Përkthyesi më i mirë i vitit” e mori z. Virgjil Muçi për përkthimin mjeshtëror të veprës “Xhejmsi” të Percival Everett, fitues i çmimit “Pulitzer” 2025, botuar nga “Dituria”, ku reflektohen njohuritë e thella të natyrës së shqipes, por edhe talenti i tij prej shkrimtari. Gjuhësimi me zhdërvjelltësi të admirueshme i dy regjistrave të idiomës së romanit, e bën këtë vepër madhore të bashkëkohësisë t’i flasë lexuesit shqiptar, duke ruajtur ngjyresat dhe kompleksitetin e tekstit origjinal.

Çmimi “Autori i librit më të mirë për fëmijë” u fitua nga znj. Valbona Banka për romanin për fëmijë “Aria, në dorën time”, botuar nga “Dita Books”, për rrëfimin e këndshëm dhe me humor, që ndërkall në tekstin letrar edhe shenja identitare të vendit dhe të gjuhës sonë, që nxisin formimin e identitetit kombëtar te lexuesit e vegjël, dhe edukimin emocional përmes letërsisë.

Çmimin për përkthimin më të mirë letrar nga frëngjishtja në shqip e mori z. Urim Nerguti për përkthimin e romanit “Hyrija” të Kamel Daoud, fitues i çmimit “Goncourt” 2024, botuar nga “Buzuku”. Përmes nuancimeve të larmishme të fjalës e sintaksës së zhdërvjellët përkthyesi sjell besnikërisht në shqip një histori drithëruese duke ruajtur stilin e autorit me heshtjet, belbëzimet dhe shumësinë e zërave të këtij romani tronditës.  

Postimi i mëparshëm

Keith Urban në qendër të kritikave: akuza për keqtrajtim ndaj Nicole Kidman – “Flirtet u bënë të padurueshme”

Postimi i rradhës

Boksi anglez mban frymën në ndeshjen Conor Benn – Chris Eubank Jr: Benn merr hakun e babait të tij pas 35 vjetësh

Postimi i rradhës
Boksi anglez mban frymën në ndeshjen Conor Benn – Chris Eubank Jr: Benn merr hakun e babait të tij pas 35 vjetësh

Boksi anglez mban frymën në ndeshjen Conor Benn - Chris Eubank Jr: Benn merr hakun e babait të tij pas 35 vjetësh

  • Më të fundit
Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

January 8, 2026
Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

January 8, 2026
Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

January 8, 2026
Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

January 8, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

January 8, 2026
Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

January 8, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.