• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

Britania vendos rregullat më të ashpra të azilit në Europë – pritja për qëndrim të përhershëm shkon në 20 vjet

November 17, 2025
në Aktualitet
Britania vendos rregullat më të ashpra të azilit në Europë – pritja për qëndrim të përhershëm shkon në 20 vjet
0
Shpërndarë
15
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Britania ka njoftuar ndryshimin më radikal të sistemit të azilit në dekada, duke prezantuar një sërë masash që e kthejnë statusin e refugjatit në një formë të përkohshme dhe zgjerojnë pritjen për qëndrim të përhershëm deri në 20 vjet – katër herë më shumë se aktualisht. Qeveria Laburiste, e drejtuar nga Kryeministri Keir Starmer, thotë se këto masa janë të domosdoshme për të riparuar një sistem që sipas tyre është “i thyer” dhe që ka nxitur rritjen e forcave të ekstremit të djathtë në vend.

Vendimi vjen pas muajsh tensioni publik, protestash kundër azilkërkuesve të akomoduar në hotele, demonstratash masive anti-emigracion në Londër dhe akuzash të vazhdueshme nga partia Reform UK, e drejtuar nga Nigel Farage, e cila ka përfituar elektoralisht nga pakënaqësia mbi emigracionin. Sipas Starmer, sistemi britanik i azilit, i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, nuk është i përshtatur për realitetin e migrimeve globale të sotme dhe presionet e një bote të pasigurt e të fragmentuar. Duke folur të hënën, ai theksoi se Britania mbetet një vend “i drejtë, i dhembshur dhe tolerant”, por se kontrolli mbi kufijtë është “detyrë themelore e një qeverie të përgjegjshme”.

Ministrja e Brendshme Shabana Mahmood, e cila prezantoi masat, u shpreh se “sistemi është jashtë kontrollit” dhe se reforma synon të rikthejë rendin dhe besimin publik. Ajo njoftoi se rruga automatike drejt qëndrimit të përhershëm do të hiqet, duke e zëvendësuar me një proces të rishikimit çdo dy vjet e gjysmë për një periudhë 20-vjeçare. Mahmood ishte e prerë se refugjatët do të kthehen në vendet e tyre sapo ato të konsiderohen të sigurta. Edhe ata që hyjnë ligjërisht në vend do të përballen me një pritje më të gjatë, pasi periudha për vendosje të përhershme do të rritet nga pesë në dhjetë vjet.

Një tjetër masë parashikon heqjen e strehimit dhe pagesave javore për ata që kanë të drejtë pune, por refuzojnë të punojnë, si dhe për personat që shkelin ligjin. Ndër të tjera, qeveria synon të ngushtojë mënyrën se si gjykatat britanike interpretojnë nenin 8 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, duke kufizuar të drejtën për “jetë familjare” vetëm për familjen e ngushtë. Ky modifikim, sipas kritikëve, mund ta çojë Britaninë në përplasje ligjore me Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Modeli britanik frymëzohet nga Danimarka, e njohur për politikat më të forta ndaj azilit në kontinent. Por me pritjen 20-vjeçare për vendosje të përhershme, Britania pritet të kalojë edhe atë, duke pasur tani rrugën më të gjatë të vendosjes në Europë. Qeveria argumenton se masat janë të nevojshme pasi kërkesat pёr azil po rriten ndjeshëm në Britani, ndonëse bien në shumë vende të tjera europiane. Mahmood shpjegoi se vetëm në katër vitet e fundit janë bërë 400 mijë kërkesa për azil, dhe mbi 100 mijë njerëz po mbahen me shpenzime të taksapaguesve.

Reforma, megjithatë, ka ngjallur polemika të forta. Organizatat e të drejtave të njeriut e akuzojnë qeverinë për krijimin e një klime armiqësore ndaj emigrantëve dhe për vendosjen e njerëzve në pasiguri të zgjatur ligjore dhe psikologjike. Edhe brenda skenës politike britanike reagimet janë të përziera: konservatorët kanë sinjalizuar mbështetje të kujdesshme, ndërsa Liberal Demokratët pranojnë se masa të tilla mund të jenë të nevojshme për të shmangur kaosin e gjendjes aktuale.

Si do të preken shqiptarët në Britani?

Shqiptarët përbëjnë një nga grupet më të mëdha të azilkërkuesve në Britaninë e Madhe në vitet e fundit. Me këto ndryshime, shumë prej tyre rrezikojnë të përballen me pritje shumë më të gjatë, apo me rrezikun e rikthimit të detyruar. Për ata që aktualisht marrin strehim dhe pagesa nga shteti, ndihma mund të ndërpritet nëse kanë të drejtë pune, por nuk punojnë. Ndërkohë, argumenti i familjes si arsye për të qëndruar në Mbretёrinё e Bashkuar do të jetë shumë më i dobët.

Kjo reformë pritet të ketë ndikim domethënës social dhe psikologjik në komunitetin shqiptar prej qindra mijëra personash në Britani, duke shtuar pasigurinë dhe tensionet, në një periudhë kur retorika anti-emigracion është forcuar ndjeshëm në hapësirën publike britanike. Ajo mund të prekë jo vetëm ata që presin vendimin e azilit, por edhe familjet e tyre, bizneset e shqiptarëve të integruar dhe perceptimin publik ndaj komunitetit.

Projektligji pritet të diskutohet në Parlament gjatë vitit 2026, ndërsa presioni politik mbi emigracionin ka gjasa të rritet me afrimin e zgjedhjeve dhe fuqizimin e partive ekstreme të djathta.

Nëse zbatimi real i këtyre masave prodhon uljen e numrit të mbërritjeve apo thjesht rrit tensionet sociale, mbetet për t’u parë. Ajo që është e sigurt është se çështja e emigracionit do të mbetet në qendër të politikës britanike dhe një nga sfidat më të mëdha për komunitetet e huaja, përfshirë shqiptarët.

(Burimi: CNN)

Postimi i mëparshëm

Moti i keq në Shkodër –Theth, evakuohen 9 persona të bllokuar

Postimi i rradhës

Përfunduan eliminatoret për “World Cup 2026”: Gjermania “shkel” Sllovakinë ndërsa Hollanda – Lituaninë. Italia në Play-off.

  • Më të fundit
Goditet rëndë “Gjumashi” i ILD: Qeveria i hedh një thes me para

Goditet rëndë “Gjumashi” i ILD: Qeveria i hedh një thes me para

January 9, 2026
Trump shpall hetim për rrjetin e Epstein: në listë Bill Clinton dhe figura të tjera të fuqishme

“NATO pa SHBA-në është e dobët”: Trump forcon presionin për Groenlandën

January 9, 2026
“Zëri që nuk mund të heshtet”: filmi i ndërtuar mbi lutjet e fundit të një vajze pesëvjeçare nga Gaza

“Zëri që nuk mund të heshtet”: filmi i ndërtuar mbi lutjet e fundit të një vajze pesëvjeçare nga Gaza

January 9, 2026
Angli / Nga dëshpërimi te gabimi: pas ndarjes me të dashurin, netët e shfrenuara e lanë shtatzënë pa dëshirë

Angli / Nga dëshpërimi te gabimi: pas ndarjes me të dashurin, netët e shfrenuara e lanë shtatzënë pa dëshirë

January 9, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Goditet rëndë “Gjumashi” i ILD: Qeveria i hedh një thes me para

Goditet rëndë “Gjumashi” i ILD: Qeveria i hedh një thes me para

January 9, 2026
Trump shpall hetim për rrjetin e Epstein: në listë Bill Clinton dhe figura të tjera të fuqishme

“NATO pa SHBA-në është e dobët”: Trump forcon presionin për Groenlandën

January 9, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.