• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Aktualitet Kronika e zezë

“Deri nё fund bashkë”: gruaja vendos të vdesë me burrin e saj të sëmurë me tumor

November 25, 2025
në Kronika e zezë
“Deri nё fund bashkë”: gruaja vendos të vdesë me burrin e saj të sëmurë me tumor

Zoti dhe zonja Jeffcock

0
Shpërndarë
10
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Britani, ku një çift i moshuar, i martuar për më shumë se gjysmë shekulli, ka humbur jetën në rrethana tragjike. David Jeffcock, 80 vjeç, ish-shofer taksie, dhe bashkëshortja e tij Susan, 74 vjeç, kishin qenë të pandarë për 52 vite, duke ndarë pasione, udhëtime dhe një jetë të qetë pranë detit në North Yorkshire.

Ditёn e ngjarjes ata dolёn qetё nga apartamenti i tyre i dashur me pamje nga Whitby Harbour, North Yorks, ngjitën 199 shkallë deri në Whitby Abbey dhe qëndruan heshtur në majë të një shkëmbi përpara se të hidheshin nga një lartësi prej 54 metrash duke gjetur vdekjen.

Fillimisht u mendua se çifti, i cili kishte qenë i martuar për 52 vjet, u hodh “dorё për dore” mbrëmjen e 30 korrikut. Por një hetim në Gjykatën e Mjekëve Ligjorë të Northallerton nxori si pёrfundim se znj. Jeffcock mund të ketë hezituar për një moment, dhe ёshtё hedhur pas bashkёshortit tё saj, duke e ndjekur siҫ e kishin planifikuar.

Çifti, i cili fillimisht u vendos në Sheffield, South Yorks, vendosi të mos kishte fëmijë, por tё bënin një jetë të lumtur të dy. Kishin interesa të ngjashme, duke shijuar rregullisht vizitat në bare dhe klube dhe pushimet jashtë vendit.

Sipas medias britanike, David kishte kohë që luftonte me një tumor agresiv në kocka, një sëmundje e cila i kishte shkaktuar dhimbje të vazhdueshme dhe e kishte bërë të vështirë përballimin e përditshmërisë. Miqtë e tyre tregojnë se, ndërsa gjendja e tij shëndetësore përkeqësohej, çifti ishte bërë gjithnjë e më i tërhequr dhe i izoluar. Të njohurit i përshkruajnë si njerëz të qeshur, të thjeshtë dhe shumë të respektueshëm, që gëzonin jetën dhe shoqërinë.

Një mik i familjes, z. Shepherd, ka thënë se ata kishin një lidhje të jashtëzakonshme dhe se Susan “nuk mund ta imagjinonte jetën pa të”. Në javët e fundit, çifti kishte rregulluar çështjet e tyre financiare dhe i kishte shkruar një letër avokatit të tyre, ku kërkonin falje për vendimin e marrë dhe shpjegonin arsye të lidhura me sëmundjen e Davidit.

Hetimi zyrtar, i zhvilluar në Gjykatën e Mjekësisë Ligjore të Northallerton, ka konfirmuar se ngjarja është trajtuar si një tragjedi e marrë së bashku dhe jo si akt i ndikuar nga probleme mendore. Ekspertët mjekoligjorë deklaruan se i moshuari vuante nga gjendja e rëndë fizike, ndërsa Susan nuk kishte pasur histori të shqetësimeve psikologjike.

Shërbimet e emergjencës kanë konfirmuar vdekjen e tyre në vendngjarje, ndërsa komuniteti lokal ka reaguar me dhimbje dhe tronditje për humbjen e dy njerëzve të njohur e të dashur. Çifti kishte kaluar shumicën e jetës së tyre në Sheffield para se të zhvendoseshin buzë detit për të shijuar vitet e pensionit.

“Midis tyre, ata kishin marrë një vendim të përbashkët,” është shprehur nipi i Davidit. “Ai vuante shumë. Dhe ajo thjesht nuk e shihte veten të jetonte pa të.”

Ngjarja ka hapur sërish diskutime publike mbi mënyrën se si përballohet sëmundja terminale dhe mbi mungesën e mbështetjes së mjaftueshme për të moshuarit në gjendje kritike shëndetësore.

(Burimi: Daily Mail)

Postimi i mëparshëm

Përfundon kalvari “kushtetues”: Asim Vokshi betohet si anëtar i Gjykatës Kushtetuese me mandat deri në vitin 2034

Postimi i rradhës

Future Albania: Rruga drejt mrekullisë e “Marathonomakëve” shqiptarë

Postimi i rradhës
Future Albania: Rruga drejt mrekullisë e “Marathonomakëve” shqiptarë

Future Albania: Rruga drejt mrekullisë e “Marathonomakëve” shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Më të fundit
Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

January 8, 2026
Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

January 8, 2026
Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

January 8, 2026
Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

January 8, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

January 8, 2026
Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

January 8, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.