• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Ekonomi-Biznes

Banka e Shqipërisë dhe arti i përputhshmërisë kreative

26 Nëntor, 2025
në Ekonomi-Biznes, Shënim
Banka e Shqipërisë dhe arti i përputhshmërisë kreative
227
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Nga kontrasT.al

Ka institucione që flasin me statistika. Ka institucione që flasin me heshtje.

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi Bankën e Shqipërisë për vitin 2024 i bën të dyja: flet me numra, pra me statistika, por hesht për kulturën që i ka prodhuar ato.

KLSH, me auditimin e saj, duket sikur është përpjekur të mos prishë qetësinë e askujt. Nga ana tjetër, ka ekspozuar probleme që në një vend tjetër do të trazonin jo vetëm dyert dhe dritaret e bankës qendrore, por edhe themelet e saj.

Rezerva negative kur bilanci rrëshqet si rëra nën këmbë

Të gjesh një rezervë negative prej 56.7 miliardë lekësh në llogaritë e Bankës së Shqipërisë është si të zbulosh se frigoriferi është bosh, por dikush vazhdon e hap derën vazhdimisht, për të parë mos ka ndonjë mrekulli brenda. Ligji e thotë qartë: Ministria e Financave duhet ta mbulojë këtë gropë brenda – sa? – katër muajve. Por në Shqipëri, muajt kanë ndryshuar kuptim. Ata janë koncept kulturor, jo kalendarik.

KLSH e evidenton qartë shkeljen e afateve. Por megjithatë, opinioni final mbetet “i pakualifikuar”. Për një moment, ngecesh tek mendimi: nëse kjo është pakualifikuar, çfarë duhet të ndodhë që opinioni të marrë formë, e të kualifikohet? Të ndizet ndonjë sinjal emergjence apo “S.O.S”-i në Bankën e Shqipërisë?

Mungesa e manualёve

Një nga gjetjet më pikante të auditimit është fakti që Banka e Shqipërisë nuk ka as manualin bazë për administrimin e rezervës prej 5.450 milionë lekësh të krijuar nga zbatimi i SNRF-ve. Një shifër e majme kjo, e mbështjellë me dokumentacion minimal – një kombinim i shkëlqyer për t’i lënë dyert hapur interpretimeve, por jo transparencës.

Në botën e financave, mungesa e manualёve nuk është thjesht çështje teknike, por është kulturë organizative. Dhe kur kultura është e paqartë, procedurat ndjekin rrugën e tyre – zakonisht më të shkurtër, më të shpejtë, dhe sigurisht, më pak të dokumentuar.

Ankandet e vitit 2023 në fokusin e interpretimit elastik

Ndër episodet më mbresëlënëse të raportit është ankandi nr. 212. Agjencia e Sigurimit të Depozitave paraqet tre kërkesa, dy prej të cilave me të njëjtin yield. Udhëzimi e ndalon qartë këtë praktikë, por komisioni i ankandit duket se e ka marrë rregulloren si sugjerim, jo detyrim. Pranohen të gjitha kërkesat – njësoj sikur të ishte një provim, ku studenti dorëzon dy versione të tezës me të njëjtat përgjigje, dhe mësuesi i pranon të dyja, me ngrohtësi.

Në një vend tjetër me demokraci normale, një situatë e tillë do të hapte një debat serioz mbi integritetin e procesit. Ndërkohë në Shqipëri, ajo përfundon thjesht si një gjetje në një raport auditues. Por që edhe vetë raporti përshkon një linjë me opinion të qetë, të butë – mbështetur në termin “i pakualifikuar”, pa konstatuar me bold se komisioni ka shpërfillur pa asnjë droje rregullat, duke shndërruar kuptimin e tyre, përmes një interpretimi “elastik”.

Zbatimi i rekomandimeve: Vallja e përhershme midis “pjesërisht” dhe “në proces”

Në institucionet publike shqiptare, ka një art të veçantë: të pranosh rekomandimet me fjalë, por t’i zbatosh me ritëm cirkadian. Banka e Shqipërisë ka pranuar disa rekomandime, disa i ka zbatuar pjesërisht, dhe disa i ka lënë për “në proces” – një term që në praktikë mund të nënkuptojë çdo gjë, që nga “po punojmë” deri te “e kemi në listë, por lista është shumë e gjatë”. Mbetet e paqartë nëse duhet të shihet raporti auditues për vitin 2024, apo të pritet për raportimet e dy institucioneve në Kuvend.

Ajo çfarë bëhet e qartë nga KLSH, është se një pjesë e rekomandimeve kanë mbetur në ajër, pavarësisht justifikimeve, pavarësisht se struktura e raportimit ngjan si një dialog i zakonshëm ndërinstitucional shqiptar ku Auditimi pyet: “A e zbatuat?” dhe Institucioni përgjigjet: “Po, pothuajse”. Përgjigjja “pothuajse” është në fakt dhe qartë: “Jo”.

Paradoksi i rekomandimeve

Rekomandimet e KLSH-së janë të drejtpërdrejta: më shumë koordinim, më shumë manualё, më shumë korrektësi në ankande dhe përdorim më efikas të likuiditeteve. Në një realitet institucional ideal, nuk do ishte e nevojshme të rekomandohej ajo çka duhet medoemos të ishte aty. Por në realitetin shqiptar edhe vetë rekomandimi stonon. Ai tingëllon si lutje burokratike ndaj institucionit që kontrollohet: “Ju lutem, ndiqni rregullat tuaja.”

Ndërkohë që cikli auditues–rekomandues ka përsëritur të njëjtin rreth vicioz çdo vit pararendës që ka kaluar dhe kalon: rekomandime – përgjigje – zbatim i pjesshëm – ripërsëritje, paradoksi mbetet aty. Banka qendrore prej sё cilёs do duhej tё buronte stabilitet dhe siguri, përballet çdo vit me të njëjtat “rekomandime”, që në fakt janë probleme.

Konkluzioni: Një auditim pa zë

Në fund të tij, raporti i KLSH-së arrin në një përfundim “të pakualifikuar”. Pavarësisht gjetjeve të rëndësishme, auditimi preferon të mos tronditë ekuilibrin institucional. Konkluzioni i pashkruar është: tronditjet institucionale nuk ndodhin nga gjetjet e auditit, por nga fakti që ato vazhdojnë të përsëriten.

Raporti i KLSH-së, pavarësisht renditjes së gjetjeve të tij me goxha peshë, nuk është aspak dramatik, as shpërthyes, por një pasqyrë e sinqertë e një institucioni që ka nevojë të ketë më shumë respekt – për rregullat që ai vetë duhet t’i ruajë.

Duhet zgjedhur kush është fakt më shqetësues: gjetjet e rënda të auditimit në Bankën e Shqipërisë, apo qetësia e trajtimit të tyre nga ana e KLSH-sё?

Nëse zgjedhja mes dy shqetësimeve kërkon pak anësi, është e sigurt se, kur rregullat ndryshohen, nuk zbatohen, interpretohen – stabiliteti financiar kthehet në iluzion statistikor, nuk mund të jetë solid.

© Ky është shkrim ekskluziv i kontrasT.al, i cili gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar burimin e tij.

Postimi i mëparshëm

SHBA: Dita e Falënderimeve ndryshon simbolikën e festës: gjelat shpëtohen nga “pjekja” falë birësimeve simbolike

Postimi i rradhës

Terrorizёm? Sulm fatal pranё Shtёpisё sё Bardhё – plagosen dy “gardistё” amerikanё

Postimi i rradhës
Terrorizёm? Sulm fatal pranё Shtёpisё sё Bardhё – plagosen dy “gardistё” amerikanё

Terrorizёm? Sulm fatal pranё Shtёpisё sё Bardhё - plagosen dy "gardistё" amerikanё

  • Më të fundit
Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

25 Shkurt, 2026
Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

25 Shkurt, 2026
“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

25 Shkurt, 2026
SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

25 Shkurt, 2026

Postimet e fundit

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

25 Shkurt, 2026
Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

25 Shkurt, 2026
“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

25 Shkurt, 2026
SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

25 Shkurt, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

25 Shkurt, 2026
Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

25 Shkurt, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.