• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Investigim

BSH hap “derёn” pёr bankёn e parë digjitale nё Shqipёri / Dritёhijet e licencimit tё JET Bank

December 10, 2025
në Investigim
BSH hap “derёn” pёr bankёn e parë digjitale nё Shqipёri / Dritёhijet e licencimit tё JET Bank
0
Shpërndarë
107
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Nga kontrasT.al

Inovacion qё po futet nga dera apo një rrjeti interesash anonime po u hapet dritarja?

Në Shqipëri prej vitesh flitet për digjitalizim, inovacion, fintech, “smart city”. Pasi pёrfunduan tё gjitha fjalёt e bukura të marketingut modern, u shpik “Diella”.

Në 3 dhjetor 2025, Banka e Shqipёrisё, marketingun “digjital” e ktheu nё realitet me një emër konkret. JET Bank ёshtё banka e parë që synon të operojë plotësisht online në vend.

Mediat u nxitën ta shpallin këtë si një lajm të bardhë, thuajse historik. Tituj entuziastë, promo euforike, rrjete sociale të mbushura me lajme copy–paste. Reklama me lajme tё furnizuara “digjitalisht” me tekst dhe foto. Në gjithë këtë marketing frontal, mungoi vetëm një element shumё minimal: pyetjet. Pyetjet rreth zotëruesve tё kësaj banke. Pёrveҫ disa aludimeve pёr emrat izraelitё tё publikuar nё faqen e QKB-sё, askush nuk drejtoi pyetje mё konkrete.

Kush e drejton realisht JET Bank? Si u mor vendimi për licencimin e kёsaj banke? Si vendosёn anёtarёt e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë qё i dhanё “krahё” kёtij inovacioni digjital? A ka rreziqe po tё kemi njё bankё tё tillë në tregun tonё financiar?

Kur lajmi amplifikohet, mё shumё se e meriton, diçka nuk shkon. Çfarë nuk tha njoftimi i Bankës së Shqipërisë?

Njoftimi zyrtar i Bankës së Shqipërisë, për vendimin historik tё 3 dhjetorit është i shkurtër. Mund tё thuhet edhe i mangët. Këshilli Mbikëqyrës i BSH ka “dhënë miratimin paraprak për licencimin e bankës ‘JET Bank’ (Faza I), për të ushtruar veprimtari bankare dhe financiare në Republikën e Shqipërisë”. Më pas, përshkruhet me fjalë të bukura misioni i një banke “tërësisht digjitale, të sigurt dhe të përqendruar te klienti”.

Por njoftimi i kujdesur pёr tё nxjerrё njё foto tё Kёshillit Mbikёqyrёs, ёshtё “kujdesur” tё mos pёrmendё asnjë herë emrin e pronarit të shoqërisë që po licencohej, pronarin e JET Bank, regjistruar në QKB si JET Albania. Natyrisht qё, njoftimi nuk do pёrmendte strukturën e bordit tё JET Albania dhe lidhjet e tij me bankat ekzistuese; kapitalin e shlyer; kohën e themelimit të kёtij subjekti dhe ndryshimet e panatyrshme të drejtimit tё bankёs sё parё digjitale nё Shqipёri, pёr njё kohё shumё tё shkurtёr.

Njoftimi nuk kishte se si tё pёrmendte, as faktin se tre anёtarёve tё Kёshillit Mbikёqyrёs tё Bankёs sё Shqipёrisё (Violeta Staka, Artan Hoxha dhe Luljeta Minxhozi) u mbaroi mandati kёtё dhjetor dhe qё ata nuk mund ta linin mandatin pa lёnё njё “Bankё digjitale” pёr ne.

Publiku i kёtyre ditёve, u ngop me risinё “digjitale” e servirur si njё ёndёrr e realizuar pёr Shqipёrinё, ndёrsa pas saj rrinё nё hije vendime shumë më komplekse se sa pranon të tregojë vetë institucioni që i ka marrë.

JET Albania në QKB flet me shifra tё dyshimta

Ekstrakti historik i regjistrit tregtar për JET Albania tregon se:

  • subjekti është regjistruar vetёm më 23 korrik 2025
  • kapitali i deklaruar është 3,5 milionë, i pashlyer i tёri
  • aksioneri i vetëm ёshtё i huaji, i panjohur Idan Avishai, me 100% të aksioneve
  • administrator fillestar ka qёnë po ky aksioner i vetëm, përpara se të zëvendësohej në mënyrë të përshpejtuar nga shqiptarja Fatbardha Rino
  • bordi mbikёqyrёs është riformatuar, me hyrje–dale emrash në vetëm dy muaj.

Objekti i aktivitetit të shoqërisë stonon shumё pёr nga gjerёsia e pёrmbajtjes: ofrim shërbimesh financiare “në të gjitha format”, menaxhim asetesh, konsulencë, aktivitete ekonomike të lejuara nga ligji dhe çdo gjë tjetër që “shoqëria e konsideron të favorshme”. Me fjalë të tjera, JET Albania nuk është konceptuar fillimisht dhe thjesht si një “bankë digjitale”, por si një platformë e hapur për çdo lloj aktiviteti financiar që mund të marrë formë më vonë.

A është kjo e paligjshme? – Jo.

A është e padëmshme? – Jo domosdoshmërisht.

A është një sinjal alarmi kur bëhet fjalë për një kompani që kërkon licencën e parё digjitale bankare nё Shqipёri? – Po, duhet të jetë.

Njё bankё e re me personazhe “tё vjetёr”

Nëse pёr pronarin e bankёs sё parё digjitale nё Shqipёri, Idan Avishai, nuk dihet asgjё, nё krye të JET Albania-s ёshtё Fatbardha Rino, administratore dhe njëkohësisht kryetare e Këshillit të Administrimit. Me një karrierë mbi dy dekada në sektorin bankar dhe në zhvillimin e produkteve fintech, profili i saj profesional mund të dukej ideal për një projekt digjital bankar, nёse nuk do tё dihej njё fakt. Prej mё shumё se njё viti, znj. Rino ёshtё pёrzgjedhur nga ortakёt estonezё tё Iute Group AS qё zotёrojnё institucionin financiar tё mikrokredisё “Iutecredit Albania” nё Shqipёri, tё drejtojё operacionet digjitale tё Iute-s nё vendin tonё.  Znj. Fatbardha Rino, prezantohet si CEO e IutePay, duke marrё kompetenca mё tё mёdha se vetё administratori i kёsaj mikrobanke, Akan Ajdini, me njё detyrё tё pёrcaktuar: Sa mё shumё shqiptarё tё marrin kredi on-line te Iutecredit Albania.

Nuk ёshtё qёllimi i kёtij investigimi tё komentohet mbi “Iute”-n, kompani pёr tё cilёn ёshtё shkruar dhe aluduar shumё nё median shqiptare dhe atё kosovare. Por Shqipëria është vend i vogël dhe në një vend të vogël, lidhjet dhe karrierat e personazheve me ngarkesa tё rёndёsishme publike, nuk janë thjesht shёnime nё CV apo detaje biografike, por ato bёhen pjesë e logjikës së pushtetit ekonomik. Dhe znj. Rino me kontributin e saj si CEO e IutePay, pёrcakton njё interes tё caktuar ekonomik, me fije tё diskutueshme nё shtetin e vogёl balltik, nё kufi me Rusinё.

Por znj. Rino nuk njihet vetёm si “high-tech”-u i Iute-s. Sistemi bankar e ka futur nё gjirin e tij, bankieren Rino, qё herёt, kur ajo u bё bashkёshortja e arkitektit tё njohur Dorian Poҫi, djalit tё ish-ministrit socialist, Spartak Poҫi. Nё njё “epokё” tjetёr, anёtari i Kёshillit Mbikёqyrёs tё Bankёs sё Shqipёrisё, z. Ridvan Bode, nuk do nёnshkruante kurrё njё licencё pёr nusen e “Armikut” politik, z. Spartak Poҫi, ndёrsa anёtari tjetёr, z. Anastas Angjeli, po.

Znj. Fatbardha Rino (Poҫi), Drejtore Ekzekutive e IutePay, Administratore e JET Bank
Ish ministri i Rendit dhe i Punёve Publike, Spartak Poçi

Nё bordin e JET Albania, njё tjetёr bankiere karriere ёshtё pёrzgjedhur prej personazhit tё panjohur pёr sistemin bankar nё Shqipёri, Idan Avishai. Alketa Emini, me profil të lartë në Raiffeisen Invest, njihet nga gjithё sistemi bankar se ёshtё bashkëshortja e z. Skënder Emini, njё prej drejtuesve kryesorё tё bankës më të madhe në vend, Banka Kombёtare Tregtare.

Në letër, këto duken si karriera normale, të ligjshme, madje të suksesshme. Por kur i vendos të gjitha në një plan, kupton se JET Bank – e JET Albanias, në vend që të duket si një aktor i ri e i pavarur– ngjan më shumë me një zgjatim të rrjeteve ekzistuese të ndikimit në sistemin bankar shqiptar.

Nuk është e tepërt të thuhet se një bankë digjitale që hyn në treg përmes njerëzve që janë tashmë pjesë e bankave më të mëdha, apo e subjekteve tё pёrfolura, nuk vjen për të prishur ekuilibrat ekzistues, por vjen për t’i ripërforcuar në një formë tjetër.

Narrativa e “investitorit britanik”

Në media është servirur ideja e një “investitori britanik” pas JET Bank. Në teori, kjo tingëllon mirë: kapital i huaj, eksperiencë ndërkombëtare, standarde të larta.

Por ekstrakti i QKB-së nuk përmend asnjë “investitor britanik” – përmend vetëm një emër: Idan Avishai, aksioner i vetëm, 100% zotërues i kapitalit. Nuk ka asnjë ndarje të pronësisë, asnjë fond investimi, asnjë grup financiar britanik.

Në një vend ku koncepti “beneficial owner” shpesh fshihet pas strukturave formale, mungesa e qartësisë ёshtë rrezik.

Nëse realisht ekziston një investitor britanik, pse nuk është reflektuar në strukturën e pronësisë? Nëse nuk ekziston, pse po i shitet publikut një histori që nuk përputhet me dokumentet e regjistruara nё QKB? Në të dy rastet, diçka nuk shkon. Publiku shqiptar, tashmё i maturuar, nuk ёshtё me aq naiv sa nё ditёt e para tё post-komunizmit, sa njё pasaportё angleze ta ngatёrrojё me njё investim britanik.

Rreziku i njё banke digjitale

Në Shqipëri kemi një prirje për t’u dashuruar me fjalë të huaja. “Digital-first”, “neo-bank”, “fintech”, “online only”. Por përtej terminologjisë, banka digjitale është, në thelb, po ajo bankë: merr depozita, jep kredi, ndërmjetëson pagesa dhe përballet me të njëjtat rreziqe financiare.

Dallimi qëndron te kanali. Nё financimin elektronik gjithçka kalon përmes ekranit. Kjo do të thotë: identifikim i klientëve në distancë, me të gjitha dobësitë që teknologjia aktuale ende i ka; rrezik më i lartë për pastrim parash përmes instrumenteve të sofistikuara digjitale; ekspozim maksimal ndaj sulmeve kibernetike; varësi nga platforma dhe shërbime të palëve të treta, që mund të jenë jashtë juridiksionit shqiptar; një “black box” për klientin, që nuk sheh degë, sportele, njerëz, por vetëm një aplikacion.

Në shumë vende perёndimore, bankat digjitale janë treguar më agresive në marketing, por jo domosdoshmërisht më të qëndrueshme në bilanc. Disa prej tyre janë tërhequr, janë shitur ose kanë dështuar. Në Shqipëri, ky model importohet në një ekosistem ku:

  • kapaciteti rregullator për monitorim kibernetik është i kufizuar
  • infrastruktura shtetërore është treguar e cenueshme nga sulme të jashtme
  • popullsia ka nivel të ulёt të edukimit financiar dhe teknologjik, dhe madje edhe akses tё kufizuar ose aspak akses nё zonat rurale.

Në këto kushte, reklamimi me kaq forcё i një banke digjitale pa diskutuar me “publikun” rreziqet duket si papërgjegjshmёri.

Shqipëria si laborator. Kush po eksperimenton?

JET Bank mund të jetë një mundësi reale për të testuar modele të reja shërbimi, për të ulur kostot, për të çuar bankën në celularin e çdo qytetari, nga Tirana në një fshat të thellë ku s’ka degë bankare. Askush nuk duhet ta mohojë potencialin e inovacionit. Por mbi çdo laborator bie një pyetje themelore: Kush eksperimenton dhe mbi kё?

Në rastin e JET Bank, eksperimentuesit duket se janë një rrjet njerëzish që gjithmonё e kanë patur dhe e kanё dorën brenda sistemit bankar tradicional. Eksperimenti po bёhet mbi qytetarët shqiptarë, depozitat e tyre, kursimet, pagat, kreditë, besimi në sistemin klasik.

Po Banka e Shqipёrisё? Edhe kёtё dhjetor, duket sikur banka e shtetit po luan rolin qё shumё herё ёshtё kapur ta bejё, kur kthehet nga arbitër i rreptë, në noter tё heshtur. Noter i njё problemi kardinal: jo që lejon një bankë digjitale, por që e trajton lindjen e saj si një “startup” simpatik me pronar anonim, ndërkohë që banka digjitale ёshtё një institucion që ka mundёsi tё xhirojё me qindra miliona euro të ekonomisë shqiptare.

Pёrgjegjёsia e njё vendimi mё tepёr se e njё fotografie kolektive

Fotoja e Kёshillit Mbikёqyrёs tё BSH-sё duket sikur ёshtё shkrepur nё njё “moment tё favorshëm”, sa pa u larguar tre anёtarё tё tij. A do hapej drita jeshile pёr JET Bank me njё kёshill tё paplotë?

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e datës 3 dhjetor 2025

Transparenca e një banke qёndrore është detyrim. Marrja e njё vendimi licencimi me nxitim pёrbёn dyshim. Transparenca nuk tregohet me fotografi, por me shpjegim vendimesh. Banka e shtetit duhet t’i shpjegonte publikut ҫ`ёshtё kjo bankё e parё qё po ua sjell nё telefon. T’i tregonte strukturën e pronësisë së bankёs që po licencon; të publikonte, në masën që ligji ia lejon, logjikën e vendimit dhe vlerësimin e rrezikut; t’i tregonte popullatёs se si ka menduar t`ia garantojё sigurinё parave online, apo si ka menduar të mbikëqyrë një bankë digjitale në kushtet e një infrastrukture kibernetike qё goditet pa pushim.

Një bankë digjitale ёshtё më e rrezikshme se një bankë fizike në aspektin e sigurisë, ndaj dhe banka e shtetit kishte njё detyrim tё shtuar pёr tё treguar mënyrën se si e mori vendimin për ta licencuar atё, e jo vetёm tё tregonte fotografinё e njё mbledhjeje tё pёrfunduar…

JET Bank mund të rezultojë një histori suksesi nё tё ardhmen. Mund të sjellë risi, produkte inovative dhe shërbime më të mira për qytetarët. Por deri atëherë, dyshimet e nje procesi pa transparencё, bashkё me fotografinё e njё kёshilli qё sforcohet tё buzёqeshё lidhur me tё, do mbeten nё mendjen e qytetarёve. Bashkё me reklamat e sheqerosura pёr hapjen e bankёs sё parё digjitale nё Shqipёri.

© Ky ёshtё investigim ekskluziv i kontrasT.al, i cili gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Investigimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar burimin e tij dhe bashkёlidhur linkun origjinal.

Postimi i mëparshëm

“Luftëra të mëdha, gjak dhe bletë misterioze”: Parashikimet e frikshme të Nostradamusit për vitin 2026 dalin në dritë

Postimi i rradhës

Muzeu i Skllavërisë në Angola: aty ku ekspozohen plagët më të errëta të historisë — dhe lavdia e atyre që rezistuan

Postimi i rradhës
Muzeu i Skllavërisë në Angola: aty ku ekspozohen plagët më të errëta të historisë — dhe lavdia e atyre që rezistuan

Muzeu i Skllavërisë në Angola: aty ku ekspozohen plagët më të errëta të historisë — dhe lavdia e atyre që rezistuan

  • Më të fundit
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

January 7, 2026
Gjermania paralajmëron Rusinë: Nëse cenohet siguria e Kievit, do të reagojmë edhe ushtarakisht

Nga diplomacia te forca: Merz lë të hapur dërgimin e trupave gjermane në rajon

January 7, 2026
“E dua partneren time, por e kam tradhtuar disa herë”: dilema e një burri që e mundon faji

“E dua partneren time, por e kam tradhtuar disa herë”: dilema e një burri që e mundon faji

January 6, 2026

Postimet e fundit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

January 7, 2026
Gjermania paralajmëron Rusinë: Nëse cenohet siguria e Kievit, do të reagojmë edhe ushtarakisht

Nga diplomacia te forca: Merz lë të hapur dërgimin e trupave gjermane në rajon

January 7, 2026
“E dua partneren time, por e kam tradhtuar disa herë”: dilema e një burri që e mundon faji

“E dua partneren time, por e kam tradhtuar disa herë”: dilema e një burri që e mundon faji

January 6, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

January 7, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.