• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Shënim

“Avokati i Popullit” si trup pa seks dhe gjini

December 16, 2025
në Shënim
“Avokati i Popullit” si trup pa seks dhe gjini
0
Shpërndarë
122
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Nga kontrasT.al

Gjinia jobinare e Opozitës

Në një publikim online të 18 Korrikut 2015, akademiku Artan Fuga, shpjegonte me një sprovë të shkurtër shpotitëse, pyetjen “A është politika k…??”. Goditej politika dhe kurvëllëku i saj.

Sot, dhjetë vite më pas, fjala seks dhe gjini nënkuptojnë dy gjëra të ndryshme në Shqipërinë politike. Me Ligjin për Barazi Gjinore, seksi dhe gjinia në vendin tonë nuk identifikohen më si më parë. Për këtë arsye edhe politika nuk mund të jetë më “kurvë”, ashtu si gjykohej dikur, nё vitin 2005 apo 2015.

Nё 2025-sёn ajo ka zgjedhur të jetë shumë mё tepёr se sa kaq. Ka zgjedhur të ketë gjininë e vet, jobinare.

Identiteti politik gjinor i Opozitës shqiptare kur propozoi për Avokat Populli zotin Shabani, pa frikё mund të klasifikohet nё gjininë “Ambonec”, nëse i referohemi 72 “gjinive” qё njohim edhe ne europianёt potencialё.

Njё person “Ambonec” e identifikon veten si burrë dhe si grua, por megjithatë nuk i përket asnjërit. 35 deputetët e PD-sё, qё e identifikuan veten me zotin Shabani, e propozuan, më pas u tërhoqën nga propozimi, e mё pas hoqёn dorё nga propozimi dhe votimi, sot bërtasin qё nuk i pёrkasin atij.

 “Bigender”, do të thotë të kesh dy identitete gjinore në të njëjtën kohë ose në kohë të ndryshme, pra të identifikohesh duke firmosur edhe pёr zotin Shabani, edhe pёr zonjёn Kalaja dhe zotin Ndregjoni ose tё ndjehesh nё kohё tё ndryshme si me njёrin prej tyre.

Opozita nuk mund tё identifikohet mё me njё gjini tё rregullt, me etiketёn e Profesor Fugёs mbi tё. Ajo duhet tё zgjedhë të jetë ose Ambonec ose Bigender.

Xhixh Merimanga apo Kalkulator Shabani

Nё fletën e votimit për zgjedhjet e 11 Majit, Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” kishte një listë të mbyllur me 12 kandidatё. Që të parakaloje listën e mbyllur, për të dalë te e hapura, duhet të kaloje mbi “trupat” e Livia Stavrit (Nr.2), Josilda Stavrit (Nr.5), Zeqir Kordhonit (Nr.9) dhe Entela Sulës (Nr.10), e gjithë familja e Endrit Shabanit. Kjo “darё-vendosje” ishte përllogaritur mirë nga regjisori i 83 mandateve, shumë muaj para zgjedhjeve. Lapaj, ndoshta nuk e dinte se diga që siguronte djegien e tij, nuk ishte gruaja, kunata dhe daja i Shabanit, por motra e tij franceze Entela Sula.

Në Francë, Paris, Entela Sula (Shabani) priti shpesh “të deleguarat” dhe siguroi negociatat për djegien e “Tikut” dhe pjekjen e Avokatit të ardhshëm të Popullit, në Shqipëri.

U duk si tradhti e madhe kur “Hamza” Shabani i doli kundër Skënderbeut nga Saranda, kur në të vërtetë e gjitha ishte kalkuluar që në “krye të herës”. Që kur Endrit Shabani u shfaq në SPAK, me kallëzimin e Ilir Beqes në duar në vitin 2020.

Shabani do kallëzonte edhe shumë socialiste të tjerë të korruptuar me shokët e tij të Thurjes. Plani ishte i detajuar. Kallëzuesi i “Merimangës Socialiste & PD-iste”, do bëhej hero pastaj deputet ose Avokat Populli. Në të dyja rastet të korruptuarit nuk do kishin më kallëzues që ndiqte apo ankohej për vendimet e SPAK apo GJKKO…

Adriatik Lapaj, gabon kur e quan ish ortakun e tij “Xhixh Merimanga” që do të thotë, një njeri që rrugës mori xhixhat (paratë) nga qeveria, duke tradhtuar idealet e opozitës së papërlyer shqiptare. Ai nuk e dinte se kishte të bënte me “Kalkulator Shabanin”, modelin e rinisë së edukuar e të rekrutuar, për të qenë Ajo – Shqipëria Europiane.

Pёrse duhej njё Avokat Populli “Socialist”?

Ditën që u zgjodh Avokati i Popullit me 85 vota nga 84 që nevojiteshin me Kushtetutë, dy momente spikatën. Gëzimi i shprehur i Ulsi Manjёs pasi procesi përfundoi me votim dhe prania e Edi Ramës, në votim, ku ai numëronte me sy mos mungonte njeri…

Përveç bërjes pis apo mbajtjes pastër në raportet ndërkombëtare të fytyrës së Qeverisë, Avokati i Popullit ka një interes të veçantë për të.

Sipas ligjit nr. 115/2016 për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, Avokati i Popullit është “porta” procedurale e përzgjedhjes së 3 anëtarëve jogjyqtarë që vijnë nga jashtë sistemit gjyqёsor. Ai administron shprehjet e interesit, verifikon plotësimin e dokumentacionit, dhe më pas drejton (si kryetar) Komisionin e Pavarur Ad Hoc që bën verifikimin paraprak të kushteve ligjore, vlerësimin e integritetit profesional e moral dhe renditjen e kandidatëve si për KLGJ, ashtu edhe për KLP. Në fund të këtij procesi, ai i përcjell Kuvendit listën e renditur të kandidatëve me vlerësimet përkatëse.

Avokati i Popullit “nesёr” do kontrollojё hyrjen në garë pёr 6 anёtarё tё KLP dhe KLGJ. Ai ёshtё “sita” pёr zgjedhjen e tyre, sepse lista e renditur që del nga mekanizmi i tij është ura e vetme procedurale që e çon Kuvendin te zgjedhja dhe votimi. Nëse filtrimi, renditja dhe raportimi bëhen me një selektivitet të caktuar, atëherë përbërja përfundimtare e KLGJ/KLP, dhe më pas edhe zgjedhja e kryetarit e zёvendёskryetarit tё kёtyre organeve tё “qeverisё” sё gjyqёsorit, merr formën qё do i japё Avokati i Popullit, pёrzgjedhje e 85 votave tё Qeverisё.

Populli me Avokat kryesisht

Ditën kur u zgjodh Avokati i Popullit, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO), i caktoi Erion Veliajt një avokat kryesisht. Kryetari i Bashkisë Tiranë mbeti pa avokat mbrojtës, pasi nuk donte të mbrohej më me avokat të zgjedhur prej tij. Një avokat kryesisht caktohet nga gjykata edhe pa dëshirën e klientit, pasi në çdo rast duhet të mbrohen të drejtat e tij.

“Klienti” Popull nuk donte të zgjidhte avokat zotin Shabani, për shkak të kundërshtive të opozitës me dy gjini, por edhe të votimit pa dëshirë të emrit të tij nga mazhoranca.

Por populli kundërshtinë e tij, nuk e pasqyroi vetëm te përfaqësuesit e tij në Kuvend. Në adresën “Endrit Shabani” në Facebook, kur ky falënderoi PD dhe PS, për zgjedhjen e tij, vërshuan mbi 1 500 komente. Shumica kishin të përbashkët shprehjet “O r.b.q djalë, skuth, zagar, legen etj..”. Pak prej tyre komentuan “Urime, e meriton, i shkolluar në Oxford, suksese!”.

Vulën e vendosi Arjan Konomi, figurë e njohur publike që e uroi publikisht Avokatin e Popullit, Endrit Shabanin: “Ta gëzosh o Rospie!”

Furia negative e komenteve popullore për zgjedhjen e Endrit Shabanit, i përngjante urrejtjes që shpërtheu në rrjet, kur Gaza po vdiste nën rrënoja nga uria. Një Avokat Populli që po sulmohej egërsisht nga vetë populli që e ka zgjedhur për ta mbrojtur atë nga padrejtësitë.

Nga ana tjetër një Parlament që i tha popullit: Ky do jetë Avokati yt edhe pse nuk e do një të tillë!

Si mund t’i ikё Avokat Shabani “Rospies” sё Arjan Konomit?

“Avokati i Popullit apo personat e autorizuar prej tij kanë të drejtë të hyjnë në çdo kohë pa kufizim e pa autorizim paraprak, në burgje, në vende ku policia ose prokuroria mbajnë persona të shoqëruar, të ndaluar apo të arrestuar, (të paraburgosurit), në spitale psikiatrike, në azile, në shtëpi fëmije, si dhe në çdo vend tjetër kur ka të dhëna dhe çmon se ekziston mundësia e shkeljes së të drejtave dhe lirive të njeriut…Avokati i Popullit në këto raste mund të marrë takim, të bisedojë në mënyrë konfidenciale e pa praninë e personave zyrtarë me cilindo person që ndodhet apo mbahet në këto mjedise.” – kёtё thotё ligji pёr “Avokatin e Popullit”.

Imagjinohet si mund tё pastrohet emri i Endrit Shabanit nga llumi qё i hodhi populli qё e “zgjodhi”. Menjёherё me marrjen e detyrёs do paraqitet me empati dhe paanshmёri tek qelitё e Ilir Metёs dhe Erjon Veliajt. Do skandalizohet pёr kushtet qё do gjejё atje… padrejtёsinё… pёr izolimin, kafazin, tё drejtat e dhunuara.

Avokati i Popullit do bёrtasё, do ulёrasё pёr tё drejtat e tyre tё shkeluara. Do dalё nё TV te dera e burgut, do i shkruajё BE-sё, KiE-sё, NATOS dhe Brukselit.

Mё pas do vrapojё qё Vitin e Ri ta kalojё bashkё me udhёtaren e tij nё njё spital psikiatrik ose shtёpi fёmijёsh. Aty ai do mallёngjehet, mund edhe tё qajё pak live…Do pёrshёndesё qё atje popullin qё e keqkuptoi aq shumё zgjedhjen e tij. Dhe njerёzit do fillojnё tё dyshojnё te fjalёt e Arjan Konomit. Mos e ekzagjeroi pak ai? Nuk qenka aq djalё i keq…!

Ndёrkohё do ketё ardhur pranvera me shumё ngjarje tё tjera. Nё mes tyre Avokat Shabani do thotё fjalёn e tij, me elokuencё, qetёsi, maturi. Ashtu si i ka hije Avokatit tё Popullit!

© Ky është shkrim ekskluziv i kontrasT.al, i cili gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar burimin e tij.

Etiketa: Arjan KonomiAvokati i PopullitBarazi gjinoreEndrit ShabaniopozitaPolitika
Postimi i mëparshëm

Java nis me mot të qëndrueshëm: diell, vranësira kalimtare dhe temperatura të buta në gjithë vendin

Postimi i rradhës

Kafeja turke: një zakon i vjetër që vazhdon të na bashkojë

Postimi i rradhës
Kafeja turke: një zakon i vjetër që vazhdon të na bashkojë

Kafeja turke: një zakon i vjetër që vazhdon të na bashkojë

  • Më të fundit
Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

January 7, 2026
Gjermania paralajmëron Rusinë: Nëse cenohet siguria e Kievit, do të reagojmë edhe ushtarakisht

Nga diplomacia te forca: Merz lë të hapur dërgimin e trupave gjermane në rajon

January 7, 2026

Postimet e fundit

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

January 7, 2026
Gjermania paralajmëron Rusinë: Nëse cenohet siguria e Kievit, do të reagojmë edhe ushtarakisht

Nga diplomacia te forca: Merz lë të hapur dërgimin e trupave gjermane në rajon

January 7, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.