• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Shënim

BIGU ORIGJINAL sfidon Bigun artificial

December 21, 2025
në Shënim
BIGU ORIGJINAL sfidon Bigun artificial
0
Shpërndarë
683
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Nga kontrasT.al

Spektakli televiziv nuk e mposht dot atë të pushtetit. Sado drita, reklama, sponsorë apo personazhe të zhveshur, BIGU ORIGJINAL – fiton.

Kamerat apo përgjimet e Gysit, Belёs, Geronit, janë më cilësore në material dhe, siç thuhet në “kontent rozë”, krahasueshëm me çfarë mund të xhirojë dhe lejojë një Big Brother televiziv në 4 muaj. Në Bigun origjinal USB-të e prokurorisë mbajnë ekzistencën dhe ekzigjencën e pushtetit të të paktën 4 viteve. Aty brenda thuhet se gjenden edhe vetë spektaklet televizive.

Natë me emocione – mëngjes me diell(z)

Ndërsa kamerat e Bigut artificial dhe regjia e tyre fokusonte hyrjen e yjeve të këtij viti në shtëpinë VIP, në një tjetër shtëpi të Bigut origjinal, kamerat me komandim online nga Dubai ndiqnin operacionin “Kantina”. Vera e sekuestruar nga BKH, para disa ditësh, në një shtëpi luksi me vlerë 3 milionë euro, tashmë ishte “avulluar” nga njerëz me kapuç. Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë shpallur në kërkim hajdutët me kapuça të markës “Agasi”.

Monika Kryemadhi, në të njëjtën kohë, tejkaloi veten, SPAK-un, ish-Presidentin e Republikës dhe shumë vajza e gra të njohura, në fushën e spektaklit televiziv. U shfaq si opinioniste e Bigut artificial.

Një avokate e njohur (Enida N. Bozheku), me prezencë të shpeshtë në media, dha opinionin e saj për këtë “hyrje” të re në botën e spektaklit:

Diskriminimi gjyqësor penal është më i frikshmi. Tek burrat aplikimi i masave të sigurisë “arrest me burg” jepet si karamele, ndërsa për gratë (shpesh-herë Lady Macbeth-et), ia hedhin me një detyrim paraqitjeje të hënën në mëngjes dhe një hajde lozim “opinionistash” në mbrëmje. Kushdo qoftë pas skenarit “Mona” të lë të mendosh se synon delegjitimimin e SPAK-ut në sytë e shqiptarëve! Riciklimi nga politik në atë mediatik, ndërkohë që Masa e Sigurisë është në fuqi, sërish mbetet risi shqiptare!

Edhe ish-ambasadori ynë në Zvicër, publicisti Mustafa Nano, publikoi mendimin e tij për “ngjarjen televizive”. Ai shkroi mes të tjerash se “…Dëshirës për t’i mirëkuptuar apo për t’i rrethuar me solidaritet e mbështetje personazhet publikë të inkriminuar iu bashkua sot edhe televizioni kombëtar Top-Channel që zgjodhi për pozicionin e opinionistes në Big Brother VIP Monika Kryemadhin, e cila është nën hetim!!! Jemi një shoqëri e pashpresë.”.

Megjithatë Mona e Bigut të vogël nuk ia merr dot skenën Belёs së Bigut të madh. Atë skenë që kryeministri i Shqipërisë u kujdes që në mëngjes ta ruajë të paprekur. Në podkastin e tij ai foli qartë për këtë paprekshmëri: “Jam shumë kurioz pse prokurorët që u ngutën me një vrap mbresëlënës t’i drejtohen Kuvendit për masa ekstreme në ditët e fundit, nuk e mbajtën parasysh që si fillim jemi në një çështje ballë për ballë në Gjykatën Kushtetuese, në 22 janar, ku gjykata më e lartë e vendit do të gjykojë në themel çështjen e masës së pezullimit antidemokratik të një anëtari qeverie me kërkesë prokurorie… në çdo vend demokratik ku drejtësia nuk vrapon por gjykon, ajo do priste fundin e gjykimit për një masë, para se të kërkonte një masë tjetër, sepse shteti i së drejtës nuk është shesh as për karshillëk për pushtete të tjera të pavarura, as për përsheshin e një pushteti në territorin kushtetues të një pushteti tjetër. Sot nuk e kam përgjigjen, por do vazhdoj të lexoj, do vazhdoj të mësoj dhe do vazhdoj të bëj të gjitha përpjekjet e mia që të kuptoj sa më mirë nga analiza e thelluar rreth simptomave të brutalitetit në ushtrimin e pushtetit gjyqësor dhe me siguri do ta kem në kohën e duhur edhe përgjigjen time për sa më lart. Por nё ndërkohë, sikur është bërë e qartë edhe në Komisionin e Mandateve në Kuvend, nuk ka asnjë gjasë që ne, shumica qeverisëse parlamentare e këtij vendi, ta shqyrtojmë kërkesën e ngutur të prokurorëve për të autorizuar masa të reja ekstreme, të cilat edhe në dritën e raporteve të Këshillit të Evropës, edhe në dritën e raportit të Komisionit të Torturave të Këshillit të Evropës, edhe në dritën e shumëçkaje tjetër, janë vërtet për t’u marrë dhe për t’u gjykuar me shumë qetësi, por jo pa mbaruar një herë me themel procesin që kemi hapur në Gjykatën Kushtetuese për masën ekstreme, për masën antidemokratike, për masën antikushtetuese të pezullimit nga prokurorët që, sikur s’kishte ndodhur apo s’ka ndodhur asgjë, erdhën me vrap të kërkojnë masa të tjera. Drejtësia nuk vrapon – drejtësia gjykon!”

Megjithëse ka ditë që kryeministri refuzon ta artikulojë emrin “Belinda Balluku”, ai i është futur analizës së legjislacionit evropian dhe studimeve të thelluara të jurisprudencës për ta mbrojtur atë. Disa thonë mbron veten, disa mendojnë për të shpëtuar qeverinë. Ai vetë deklarohet se gjithçka po e bën për Shqipërinë.

Për Shqipërinë bëri edhe Avokat të Popullit Endrit Shabanin, për të cilin sot tha: “Për hir të së vërtetës ky kandidat i opozitës ishte i vetmi me një sy mes ca qorrave të ububushëm…”. Pra, kryeministri i dhuroi Shqipërisë një ҫikllop në vend të një Ombudsmani.

Ç’do të ndodhë tani që kantina “Agasi” u vodh, spektakli filloi në të dy Big-ët dhe kryeministri deklaroi “Hani një herë Vitin e Ri pastaj shohim e bëjmë”?

Deri në 2026 ndajnë pak ditë, por viti i ri duket përsëri larg. Hyrje të reja priten në BB-në e vogël. Në BB-në origjinal, USB-të pa filtra priten të prishin vetë pemën kryesore të Vitit të Ri!

© Ky është shkrim ekskluziv i kontrasT.al, i cili gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar burimin e tij.

Postimi i mëparshëm

Mbyllet muzeu i vetëm i qilimave në Britani, artistja: “Një pjesë e shpirtit të qytetit po humbet”

Postimi i rradhës

George Clooney në zi: humb motrën e tij “heroinё”, Ada, në moshën 65-vjeçare

Postimi i rradhës
George Clooney në zi: humb motrën e tij “heroinё”, Ada, në moshën 65-vjeçare

George Clooney në zi: humb motrën e tij “heroinё”, Ada, në moshën 65-vjeçare

  • Më të fundit
Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

January 7, 2026
Gjermania paralajmëron Rusinë: Nëse cenohet siguria e Kievit, do të reagojmë edhe ushtarakisht

Nga diplomacia te forca: Merz lë të hapur dërgimin e trupave gjermane në rajon

January 7, 2026

Postimet e fundit

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

January 7, 2026
Gjermania paralajmëron Rusinë: Nëse cenohet siguria e Kievit, do të reagojmë edhe ushtarakisht

Nga diplomacia te forca: Merz lë të hapur dërgimin e trupave gjermane në rajon

January 7, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.