• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Shënim

Kartolina e Vitit tё Ri: Një dhuratë nga Komisariati Nr. 83

January 1, 2026
në Shënim
Kartolina e Vitit tё Ri: Një dhuratë nga Komisariati Nr. 83

Ilustrim AI

0
Shpërndarë
1.3k
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Nga kontrasT.al

Nga hetimet VIP të SPAK, copëza dosjesh ranë në duart e medias këtë dhjetor. Dosja “Balluku” dhe “AKSHI” duket se do bëjnë histori. Për të parën akuzohet numri 2 i Qeverisë. Në të dytën, drejtoresha e “Shtetit digjital”, Mirlinda Karçanaj.

Dosja e “Tunelit të Llogarasë”, prej dy javësh ka ngecur në Kuvendin e Shqipërisë, bashkë me kërkesën për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, e cila është zëvendëskryeministre e Shqipërisë, njëkohësisht ministre që mbulon Infrastrukturën dhe Energjinë. SPAK kërkon ta arrestojë, Kryeministri Rama refuzon ta “dorëzojë”. Jo vetëm Ballukun, por edhe Karçanajn. Kjo u bë e qartë në Konferencën e fundvitit për median që ai mbajti me gazetarët.

Përballë medias së lirë dhe të pavarur

Në selinë e kryeministrisë, Edi Rama shpalosi super arritjet e qeverisë për vitin 2025. Por qëllimin kryesor e kishte të tregonte qëndrimin e tij pas dy goditjeve “sizmike” juridike.

Mesazhet që përcolli ishin pak a shumë këto: Qeveria vazhdon përpara. Mbështetet nga 83 mandate. Zgjedhjet e tjera në 2029. Drejtësia speciale të rishohë pozicionin e vet përballë Drejtësisë demokratike. Për Belinda Ballukun “shohim e bëjmë” në 2026-ёn. Mirlinda Karçanaj dhe AKSHI janë krenaria e Qeverisë.

Dekori i Konferencës për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë i ngjante konferencës së këtij 18 dhjetori, mbajtur në Moskë nga Presidenti i Rusisë. Për tre orë nuk pipëtiu asgjë prej rregullit dhe disiplinës së paracaktuar. Gazetarët rrinin 1.5 metra larg njëri-tjetrit si nё kohё Covidi, pa aparatё celularё në duar. Në pritjen munduese tё radhёs për të bërë pyetjen e tyre, ndryshe nga konferencat e shtypit të Presidentit amerikan, ku zërat e gazetarëve përzihen zhurmshëm me njëri-tjetrin dhe Trump zgjedh atë që insiston më shumë.

Vajzat dhe djemtë e rinj gazetarë u gjendën përballë monologut të gjatë e sfilitës të KM-së, që kërkonte kamera dhe spektatorë. As gazetarja simpatike shpuzё nuk arriti të prishte si herë të tjera rregullin e vendosur: Asnjë “tenxhere” nuk duhet të dëgjohet apo kërcasë nga kuzhina mediatike. Mesazhi duhet të ishte i qartë: 83 mandate kryeministrore mbysin çdo zë, zhurmë apo aludim pёr lёkundje tё pushtetit.

Dhe kështu ndodhi. Media e lirë dhe e pavarur humbi një shans të artë për të prishur dekorin e krijuar me kujdes pas kalimit të detektorëve. Gazetarët e domosdoshëm të këtij momenti kritik, ata të plejadёs, duhet të ishin aty, përballë monologut pa mbarim. Ata duhet të kërcisnin zhurmshëm karriget aq sa të dëgjonte gjithë opinioni publik. Të gjithë i prisnin, ndërsa ata mungonin. Fevziu, Çani, Rakipi, Peka apo Krasta duhet të ishin krah kolegëve Basha, Thano, Dudushi apo çiftit Hila-Xhunga, për të mos e lënë “tenxheren” e KM-së të pambuluar me një kapak të artë pyetjesh dhe fjalësh. Pse jo? Edhe t’i përmbysnin tenxheret e asaj kuzhine qeveritare.

Drejtësia speciale dhe Drejtësia demokratike

Nga nëntori i 2018-ёs deri në shkurt të 2020-ёs, banorët e Astirit protestuan ashpër kundër projektit të Unazës së Madhe. Por projekti u realizua, ndërsa protestat u shtypën. 300 shtëpi dhe biznese në atë zonë u shembën. Me dhjetëra protestues u arrestuan. Prokuroria e Tiranës kërkoi për të paktën 10 protestues “arrest në burg”. Gjykata e Shkallës së Parë dhe Apeli demonstruesit mё “tё rrezikshëm” i la në “arrest me burg”, të tjerë në “arrest shtëpie”. Akuzat? Tubim i paligjshëm, bllokim rruge, kundërshtim i punonjësit të policisë. Nuk u raportua më vonë si përfunduan gjykimet e dhjetëra protestuesve të Astirit. Nëse ata morën dënime apo vendime pafajësie.

Pesë vjet më pas, lotet e projektit “Unaza e Madhe” janë në fokusin e një hetimi kompleks të SPAK. Ministre Balluku dhe drejtorët e saj të rrugëve akuzohen edhe për lotet e “Astirit”.

Me qindra shqiptarë të varfër u arrestuan pas korrikut të vitit 2014 për “vjedhje të energjisë elektrike”. Ata u burgosën “pa gjyq”, më pas u dënuan me gjyq deri në tre vjet burgim, sepse KM e ktheu nenin 137 të Kodit Penal në thirrje kombëtare qeveritare, ku shkruhej “Burg, burg, burg për vjedhësit e energjisë elektrike”. Trinomi OSHEE-POLICI-PROKURORI rrasi nëpër biruca kryefamiljarë, që iu shkatërrua familja për një “dëmtim apo ndërhyrje të paautorizuar në matës”. “Burg, burg, burg” krenohej qeveria për vite me radhë me Drejtësinë demokratike, pa pyetur sa njerëz nuk u rikthyen më në jetën e mëparshme, atë të varfërën.

Sa njerëz, familje shqiptare u dënuan me BURG për këtë vepër penale nga 2014 deri 2025?

Në Vjetarin Statistikor 2024, Ministria e Drejtësisë raporton një shifër të dhimbshme vetëm për vitin 2024. 105 të dënuar me burg deri 2 vjet për veprën “qeveritare” të nenit 137. Po në 10 vjet sa u dënuan me BURG për një tel elektrik “pa leje”? Sa burra u shkatërruan pakthyeshmërisht kur u paraburgosën PA GJYQ? Një statistikë që Këshilli i Europës duhet ta ketë shënuar, kur na ka radhitur fare pranë Rusisë.

“Jemi vendi më skandaloz i Këshillit të Europës me 1 895 të dënuar dhe 4 492 të paraburgosur!”, – gulçoi KM. Por ai nuk tregoi për çfarë veprash i ka arrestuar Policia e Qeverisë këta njerëz. Për “vjedhje energjie”, “prerje pyjesh”, “mbjellje hashashi” apo “bllokim rrugësh”? Nuk tregoi nëse, kur arrestohen dhe rrasen së pari nëpër komisariatet e Drejtësisë Demokratike, këta njerëz merren në pyetje me dinjitet, apo “shihen” në dru dhe përcillen si letra “me vlerë” në Prokurori. A inҫizohen seancat e intervistimit “demokratik” në komisariatet e Policisë së Shtetit?

Nëse jo, nëse kjo metodë nuk aplikohet së pari në Qeverinë tekno-digjitale, përse duhet ta bëjë këtë BKH apo prokurorët e SPAK me shokët dhe shoqet e Belindës apo Mirlindës? 

“Korrupsioni” si kartolinё e ҫdo viti

Çdo dhjetor Kartolina qeveritare ndryshon, por dërguesi dhe konferencieri mbetet i njëjti.

“Ҫa ёsht kjo?” – tha KM dje. “Mё mirё 100 fajtorё jashtё se sa njё i pafajshёm brenda…ky ёshtё sensi i Drejtёsisё demokratike”. Mё pas, shpalosi teoritë e tij pёr drejtësinë penale, nocionin e “Korrupsionit” duke goditur SPAK-un qё erdhi “nё territorin e pushtetit ekzekutiv”. KM e quajti rast skandaloz pezullimin e ministres Belinda Balluku pёr njё akuzё me 16 mijё faqe futur nё njё USB.

Ai nuk pranoi as transkripetet e mesazheve tё “rrjedha” nga dosja “Balluku”.

“Mund tё ma thoni: Ç’a do tё thotё “mesazhe”? Qё kur mesazhet janё prova? Dhe qё kur mesazhet janё prova pёr gjyqe?” – tha ai, duke nёnkuptuar qё edhe ajo qё ka qarkulluar nё media nga akuzat e SPAK, ёshtё e pavlefshme.

Por letrat e SPAK lexohen shkoqur nёse nuk janё “fake”.

Kёshilltarja e OST-sё Arta Gurabardhi del me njё rol kyҫ nё tё gjithё procedurёn e prokurimit tё Tunelit tё Llogarasё, nga fillimi nё fund. Gurabardhi, cakton, printon, pёrcjell porosi, orienton dhe komunikon me tё gjithё ata qё sot janё tё pandehur pёr Tunelin e Llogarasё.

Kjo grua qё mban rolin e “Ergys Agasit” nё ndёrtimin e Tunelit tё Llogarasё  nuk pushon sё punuari as ditёn e vitit tё ri 2021 pёr kёtё vepёr gjigande, edhe nё minutat e fundit tё vitit…kur tё gjitha gratё dhe vajzat shqiptare merren me bakllavanё apo punёt e mbrёmjes sё Vitit tё Ri.

Nё datёn 31.12.2020 shtetasja Arta Gurabardhi i dёrgon shtetasit Evis Berberi mesazhet:

“Visi si tё kam. Njё gjё tё fundit se po shikoja atё variantin e eksperiencёs sё mёparshme deri nё 50%. Duhet ta klarifikojmё me 50% tё vlerёs. E sqarojmё javёs tjetёr me klarifikim”.

Nё orёn 19:33, Evis Berberi: “Po clarification bёn kur tё duash nuk ndikojnё nё afate”.

Nё orёn 19:33, Arta Gurabardhi: “Po, po qartё, thjesht qё dikush duhet tё pyesi me pak fjalё”.

Nё orёn 19:34, Evis Berberi: “Jo i bёn dhe me nismё tё AK. Mgjth ёse duhet, e gjej dikё tё pyes njё firmё”.

Nё orёn 19:34 – 19:35, Arta Gurabardhi: “Them se po..Po e flasim javёs qё vjen”.

Nё orёn 19:35, Evis Berberi: “ok, do i them njё firme tё vogёl pa interes”.

Nё orёn 19:35, Arta Gurabardhi: “Ja ta flasim kur tё kthehemi…Thanks shumё.”

Prokurori special i dosjes “Balluku”, Dritan Prenҫi bashkё me dy kolegёt e tij, Dorina Bejko dhe Klodjan Braho, nё 16 mijё faqe dokumente, prova, mesazhe do kenё parё e lexuar shumё, pёrderisa i kanё hyrё “detit” tё Parlamentit nё kёmbё dhe duan ta nxjerrin qё aty, pёr ta marrё me vete, “Lubinë” Balluku.  

A do i lejojё “Komisariati parlamentar” prokurorёt specialё tё bёjnё punёn e tyre, si nё rastin e ish zёvendёskryeministrit Ahmetaj?

Pёr Ahmetajn u deshёn vetёm 7 ditё qё pёrcjellja pёr nё “burg” tё firmosej nga tё njёjtёt “Oficerё” tё Komisariatit parlamentar socialist.

KM e tregoi hapur qё “Nuk i dorёzoj!”. Nё mёnyrё kategorike Mirlinda Karҫanajn.

Po sikur…?

Nё dosjen tjetër që “rrodhi” në media, ku komplet AKSHI, drejtoresha Mirlinda Karҫanaj, zëvendësja e saj Hava Delibashi, bashkë me një grup biznesmenësh janë trajtuar si “Grup i Strukturuar Kriminal” prej prokurorit Bledar Maksuti, togfjalëshi akuzues duket se e ka irrituar shumë KM-në.

Në pjesë të dosjes, përveç mesazheve dhe komunikimeve, shquhen edhe disa pamje fotografike të nxjerra nga auto-regjistrime të të famshmit Ergys Agasi. Emri i tij nuk u përmend në asnjë rast, as nga gazetarët dhe as nga kryeministri.

Në rrethet mediatike, përflitet nën zë se kjo dosje është më “bombë” se ajo “Balluku”.

Pretendohet se Agasi ka lejuar veten të xhirohen skena me natyrë të ekzagjeruar seksuale, ku partnere në një rast është një grua me detyra të larta shtetërore. Nuk duhet të jetë e vërtetë! Po sikur të ishte? Çfarë do të thoshte KM në këtë rast?

“Është fake. Pamja nuk është provë, sa kohë nuk është lejuar me vendim gjykate. As spermatozoidi që duket qartë, nuk mund të shërbejë si fakt për të zbuluar një të vërtetë politike”.

Në dosjen “AKSHI” gazetarët e kronikës pretendojnë se ka një hetim që po kryhet në dy drejtime paralele që nuk kanë “rrjedhur” akoma. Pretendohet që po hetohet kupola e Policisë dhe ajo e Kadastrës. Po sikur të jetë e vërtetë?

Disa ditë më parë, Profesori i Ekonomisë, Rezart Prifti, përcolli në televizion shifra dhe komente të një studimi që kishte kryer vite më parë. “Nga viti 2014 në vitin 2019, AKSHI ka kryer 238 milionë euro prokurime me termin ‘Teknologji, digjitalizim, informacion’” – tha ai. “Më shumë se gjysma janë vjedhur!” – pretendoi me bindje profesori.

Një e dhënë tjetër statistikore raporton për “19 procedura prokurimi” për të cilat AKSHI ka lëvruar 536 milionë euro të tjera. Këto statistika jozyrtare të 10-vjeçarit të AKSH-it mbledhin një shifër prej 774 milionë euro. “Shifra është shumë më e madhe” – thuhet nga burime të tjera.

Shifrën e saktë do ta ketë gjetur hetimi special i SPAK-ut. Po sikur të jetë vjedhur gjysma e tyre?
KM deklaroi në Konferencën e fundvitit që “AKSHI është institucion krenarie. Për një certifikatë të gjendjes civile shqiptarët prisnin në radhë pa fund, paguanin ryshfet. AKSHI ju ka kursyer 7600 vite pritje dhe 620 milionë euro shpenzime… 75 milionë fletë letre që janë sa 378 kamionë letre”.

Në Greqinë fqinje nuk funksionon shërbimi digjital si në Shqipëri. Certifikatat, aplikimet, shumica e shërbimeve bëhen brenda një sistemi manual burokratik, si në Itali, Bullgari, Poloni, Kroaci apo gjetkë. Këto janë shtete të Bashkimit Europian, ku kamionët dhe batalionet digjitale nuk funksionojnë si në Shqipëri. Rregulli administrativ për të marrë çdo shërbim në kohë reale funksionon më së miri në këto shtete. Njerëzve atje nuk u duhet të presin sa “një rrotullim rreth Tokës” për të marrë një certifikatë të gjendjes civile. Shqipëria me AKSH-in dhe Diellën po vrapon për t’i arritur këto shtete, por s’po i kap dot.

Po sikur Diella tё jetё duke vrapuar në drejtim të kundërt, dhe AKSHI ta ketё ndihmuar gjithë këto vite atë?

Kartolina e fundvitit 2026 do ta tregojë të vërtetën e madhe!

© Ky është shkrim ekskluziv i kontrasT.al, i cili gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar burimin e tij.

Postimi i mëparshëm

Beyoncé bëhet miliardere: Mbretëresha e muzikës hyn në elitën globale të të pasurve

Postimi i rradhës

Gëzuar Vitin e Ri 2026!

Postimi i rradhës
Gëzuar Vitin e Ri 2026!

Gëzuar Vitin e Ri 2026!

  • Më të fundit
Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

January 7, 2026
Gjermania paralajmëron Rusinë: Nëse cenohet siguria e Kievit, do të reagojmë edhe ushtarakisht

Nga diplomacia te forca: Merz lë të hapur dërgimin e trupave gjermane në rajon

January 7, 2026

Postimet e fundit

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

January 7, 2026
Gjermania paralajmëron Rusinë: Nëse cenohet siguria e Kievit, do të reagojmë edhe ushtarakisht

Nga diplomacia te forca: Merz lë të hapur dërgimin e trupave gjermane në rajon

January 7, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.