• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Rubrika artistike Portret

Martirja mirditore Marie Tuci: I falem nderës Zotit që ditët e fundit po i kaloj e lirë

January 5, 2026
në Portret
Martirja mirditore Marie Tuci: I falem nderës Zotit që ditët e fundit po i kaloj e lirë
0
Shpërndarë
20
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Martirja e parë e Kishës Katolike Shqiptare, Marie Tuci, e cila u burgos dhe u torturua barbarisht gjatë dikaturës, lindi në 12 mars 1928 në fshatin Ndërfushaz të Mirditës. Ajo studioi në Shkollën Normale të Motrave Stigmatinë në Shkodër ku iu përkushtua fesë katolike. Më pas u dërgua të ushtronte profesionin e mësueses në Mirditë. Në vitin 1946, nga regjimi komunist u morën një sërë masash ekstreme të cilat luftuan ashpër fenë. Duke qenë një ndjekëse devotshme e fesë katolike, Marie Tuci shprehu hapur kundërshtimin e saj ndaj këtij persekutimi.

Vrasja e Bardhok Bibës, sekretarit të Partisë Komuniste në Mirditë do të pasonte me marrjen e masave ndëshkimore të ashpra për shumë familje të këtij qyteti, ku u përfshi edhe familja e Marie Tucit, Gjonmarkaj. Këto familje dyshoheshin për ndihmën që i kishin dhënë organizatorëve të vrasjes së sekretarit, për t’u arratisur në Jugosllavi. Ndaj në gusht të vitit 1949 u arrestua e akuzuar për “qëndrimin e saj kundër pushtetit popullor dhe ndihmën që familja e saj u kishte dhënë të arratisurve”.

Vajza mirditore, mësuese Marie Tuci, e mbyllur në një thes, lakuriq, bashkë me një mace të egër, sikur të mos mjaftonin thonjtë e kafshës së egërsuar, ajo goditej me mjete të forta nga hetuesit e gardianët e burgut, në prani të grave të tjera të burgosura derisa ndërron jetë nga torturat çnjerëzore në spitalin e burgut, në 24 tetor të vitit 1950. Ajo qëndron si një figurë e fuqishme e gruas që nuk u nënshtrohet rrethanave, por mbron dhe shpreh bindjet e saj me dinjitet dhe vendosmëri deri në vdekje. Meti Fidani e përkujton atë me një poezi.

Po vdes nanë, sot po vdes

Nan’ e dashtun, sot po vdes,

më kan futur në një thes,

lakuriq, tok me një mace

më kan mbyll, në thes linace.

N’burg të Shkodrës, po m’del shpirti,

po ma merr nan’, shef Seiti,

jashtë thesit shqip po flasin,

më shqelmojn’ e më godasin,

ligësia, nuk ka ngjyrë,

shqelm në bark, shqelm në fytyrë!

Po vdes nanë, sot po vdes

një lëmsh gjaku, brenda n’thes,

nuk ka vend imagjinata

kriminel, shpirtzinj si nata,

më kan ça, bark e zorrë,

hajde nan e ver’ një dorë.

Mbaju nan’, mbaju burrneshë,

më sill teshat, e m’vish murgeshë,

mos qaj nan, jam bij Mirdite

s’na kan mposht tash ndër vite,

as dhe shkau, as dhe turku,

as Enveri, as dhe burgu

as bollshik, e as titista

as hetues, as komunista!

Po vdes nanë, moj un’ e zeza

shko më sill një palë ndresa,

njëzet e dy sapo kam mbush,

nuk du’ nan’, me m’qa kurrkush,

as n’ Orrosh, e as Ndërfush

as në bjeshkë, atje thellë

as në Fan, e as në Kthellë

as n’Kurbnesh, e as n’ Selitë

as kurrkund, nëpër Mirditë.

Zoti nan, ka pat’ mëshirë

më ka dërgu të vdes e lirë,

më sill ndresat, po të pres,

po vdes nanë, sot po vdes.

Postimi i mëparshëm

Nga dramat te fantazia: 16 filmat që nuk duhen humbur në 2026

Postimi i rradhës

Ndahet nga jeta motra e Ana Frankut, dëshmitarja e pareshtur e Holokaustit

Postimi i rradhës
Ndahet nga jeta motra e Ana Frankut, dëshmitarja e pareshtur e Holokaustit

Ndahet nga jeta motra e Ana Frankut, dëshmitarja e pareshtur e Holokaustit

  • Më të fundit
Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

January 8, 2026
Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

January 8, 2026
Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

Vdekja e gjyqtarit Benny Sagi: aksident tragjik, apo lidhje me gjyqin e Netanyahut?

January 8, 2026
Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

Tmerret e luftës civile në Sudan: përdhunimi, arma e re e paraushtarakëve të RSF

January 8, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

Vera e “Gysit” gjendet në Ministrinë e Bujqësisë / Një urdhër kurajoz sfidon hetimin e SPAK

January 8, 2026
Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

Plumbat në zemër të Minneapolis: vrasja e gruas nga ICE ndez Amerikën dhe përplas pushtetin federal me qytetin

January 8, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.