• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Argëtim Stil jetese

Të falësh veten: rruga për të çliruar turpin dhe për të gjetur paqen e brendshme

January 13, 2026
në Stil jetese
Të falësh veten: rruga për të çliruar turpin dhe për të gjetur paqen e brendshme

Foto: My Good Brain

0
Shpërndarë
8
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Ne mund të mësojmë ta falim veten dhe të çlirohemi nga turpi që shpesh mbajmë mbi supe. Shumë prej nesh mbeten të bllokuar në vetëfajësim dhe vetëposhtërim, por ekziston një alternativë e fuqishme: vetëfalja. Kur e falim veten për gabimet dhe shkeljet e së kaluarës, lëshojmë pengun e pendesës që na turpëron. I pranojmë kufizimet e pashmangshme të jetës njerëzore dhe i vendosim brenda një “po-je” të brendshme ndaj vetes. Ky pranim është një riformulim pozitiv i keqardhjeve tona. Ne mësojmë të lidhemi me kufijtë tanë, në vend që t’i lejojmë ata të shkatërrojnë vetëvlerësimin. Pikërisht rezistenca ndaj anëve tona të thyera na pengon të lidhemi me thelbin më të thellë shpirtëror brenda vetes. Kur nuk ndiejmë më turp që jemi të papërsosur, kemi përqafuar përulësinë dhe nuk ndihemi më të poshtëruar. Zërin e kritikut të brendshëm apo gjykimin e të tjerëve e dëgjojmë thjesht si informacion, si një mësim që na udhëheq drejt rritjes shpirtërore. Atëherë nuk jemi më të frikësuar, të turpëruar apo të kërcënuar, as nga të tjerët dhe as nga zëri ynë i brendshëm kritik.

Vetëfalja ushqehet nga qëndrime të reja ndaj vetes. Ne mësojmë të pranojmë të metat tona, të heqim dorë nga ankesat kundër vetes, të mos shtypemi më nga pendesat dhe t’u bëjmë vend kufizimeve dhe gabimeve tona. Arrijmë t’i shndërrojmë kufijtë në nisma guximi. Kuptojmë se shumë nga bindjet që na janë imponuar nga prindërit apo faktorё të tjerë kanë lindur nga frikërat dhe besimet e tyre, dhe i falim për këtë. Plagët tona i shohim si porta drejt dhembshurisë për veten. Çdo vetëkritikë e brendshme kthehet në mësim. Ne rishohim mënyrën si i kuptojmё jetën dhe njerëzit tanë, duke i përfshirë të gjithë në pranimin tonë të përditshëm të realitetit. Fillojmë t’i japim vetes dashuri autentike përmes vëmendjes ndaj ndjenjave dhe nevojave tona, kujdesit për trupin dhe mendjen, vlerësimit të përpjekjeve tona, pranimit të vetes ashtu siç jemi dhe lejimit që të jetojmë në përputhje me vlerat dhe dëshirat tona më të thella. Edhe kritikun e brendshëm e mbajmë brenda një hapësire më të gjerë vetëdijeje, ku ai gradualisht zbutet dhe mëson të na trajtojë me mirësi.

Rritja e vetëfaljes kërkon të heqim dorë nga katër pengesat kryesore: fajësimi, qëllimi i keq ndaj vetes, mëritë dhe dëshira për vetëndëshkim. Ne mësojmë të mos fajësojmë veten, duke mbetur gjithsesi të përgjegjshëm. T’i tregojmë vetes mirëdashje, të mos bëjmë më gjëra që na dëmtojnë dhe të mos e urrejmë veten për atë që jemi. Të mos zemërohemi me veten për gabimet. Të mos e kthejmë veten në armik dhe të mos kërkojmë ta turpërojmë apo ndëshkojmë veten.

Kur këto qëndrime bëhen pjesë e jetës sonë të përditshme, lëvizim drejt vetëfaljes së plotë dhe dashamirësisë së plotë ndaj vetes, me gjithë plagët, të metat dhe gabimet tona. Në të njëjtën kohë rritet edhe dhembshuria jonë për të tjerët, për njerëzit e afërt dhe për ata në botë që ende mbeten të bllokuar në hakmarrje ndaj vetes apo të tjerëve. Dhembshuria jonë bëhet gjithëpërfshirëse, shtrihet tek të gjithë, të pëlqyeshëm apo jo, të drejtë apo jo, viktima apo autorë gabimesh.

Kur kuptojmë se edhe të tjerët përjetojnë herë pas here turpin që na shkakton kritiku i brendshëm, ndalojmë së ndёshkuari veten për t’u krahasuar me të tjerët dhe bashkojmë dhembshurinë për veten me atë për të tjerët. Atëherë mund të themi: “Kam gjithçka që më duhet për ta dashur veten tani, pavarësisht sa i ngatërruar ndihem, dhe uroj që edhe të tjerët ta bëjnë këtë për veten e tyre.”

Nga vetëdhembshuria dhe vetëfalja lind natyrshëm dhembshuria për të tjerët, sepse të gjithë njerëzit janë të thyer në një mënyrë apo tjetër. Të gjithë gabojmë, të gjithë fyejmë dikë pa dashje, të gjithë kemi nevojë për falje. Të gjithë ne, njerëz që gabojmë, presim një shenjë dashurie dhe mirëkuptimi.

Së fundi, vëmendja e ndërgjegjshme na ndihmon të dëgjojmë ndryshe kritikun e brendshëm. Ne heqim dorë nga gjykimi, kontrolli, përkufizimet kufizuese, interpretimet personale, turpi, frika dhe dëshirat e sforcuara. Thjesht pranojmë versionin e tanishëm të vetes ashtu siç është, me mirëseardhje të plotë. Kur e bëjmë këtë ndaj kufizimeve tona, çlirohemi nga zinxhirët që kritiku i brendshëm ka vendosur rreth zemrës sonë. Atëherë fitojmë lirinë për ta dashur veten, sepse dhembshuria jonë për veten dhe për të tjerët ka lulëzuar plotësisht.

(Burimi: Pёrshtatur nё shqip nga “Sweeter than Revenge: Overcoming Your Payback Mind”, Shambhala, 2025 — David Richo, Ph.D., Psychology Today)

Postimi i mëparshëm

Trump “riformaton” historinë në muze

Postimi i rradhës

Nga pjata te përgjumja: arsyeja e fshehtë pse ushqimi të “fik” trurin

Postimi i rradhës
Nga pjata te përgjumja: arsyeja e fshehtë pse ushqimi të “fik” trurin

Nga pjata te përgjumja: arsyeja e fshehtë pse ushqimi të "fik" trurin

  • Më të fundit
Një emër që mbeti në skenë: Kujtim Spahivogli

Një emër që mbeti në skenë: Kujtim Spahivogli

January 13, 2026
SHBA godet Iranin me tarifë 25%: kërcënon vendet që bëjnë tregti me Teheranin

SHBA godet Iranin me tarifë 25%: kërcënon vendet që bëjnë tregti me Teheranin

January 13, 2026
Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe tani online -i aksesueshëm për të gjithë

Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe tani online -i aksesueshëm për të gjithë

January 13, 2026
Nga pjata te përgjumja: arsyeja e fshehtë pse ushqimi të “fik” trurin

Nga pjata te përgjumja: arsyeja e fshehtë pse ushqimi të “fik” trurin

January 13, 2026

Postimet e fundit

Një emër që mbeti në skenë: Kujtim Spahivogli

Një emër që mbeti në skenë: Kujtim Spahivogli

January 13, 2026
SHBA godet Iranin me tarifë 25%: kërcënon vendet që bëjnë tregti me Teheranin

SHBA godet Iranin me tarifë 25%: kërcënon vendet që bëjnë tregti me Teheranin

January 13, 2026
Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe tani online -i aksesueshëm për të gjithë

Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe tani online -i aksesueshëm për të gjithë

January 13, 2026
Nga pjata te përgjumja: arsyeja e fshehtë pse ushqimi të “fik” trurin

Nga pjata te përgjumja: arsyeja e fshehtë pse ushqimi të “fik” trurin

January 13, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Një emër që mbeti në skenë: Kujtim Spahivogli

Një emër që mbeti në skenë: Kujtim Spahivogli

January 13, 2026
SHBA godet Iranin me tarifë 25%: kërcënon vendet që bëjnë tregti me Teheranin

SHBA godet Iranin me tarifë 25%: kërcënon vendet që bëjnë tregti me Teheranin

January 13, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.