• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

Rossmann-Lala del me deklaratë për qumështin BEBA – por a u njoftuan prindërit në kohë?

January 17, 2026
në Aktualitet
Rossmann-Lala del me deklaratë për qumështin BEBA – por a u njoftuan prindërit në kohë?
0
Shpërndarë
14
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Prej disa ditësh në media dhe rrjete sociale ka qarkulluar shqetësimi për disa produkte të formulës së qumështit për foshnja BEBA, pas një sinjalizimi alarmi të ardhur nga sistemi europian RASFF. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konfirmuar zyrtarisht se Shqipëria është njoftuar nga sistemi i alarmit të shpejtë për ushqimet, pas kontrolleve të kryera në Itali, ku është konstatuar prania e substancës cereulide në formulë për fëmijë me origjinë nga Holanda, një substancë që mund të përbëjë risk potencial për shëndetin.

AKU njoftoi se pas ndjekjes së gjurmueshmërisë, sasia gjendje e produkteve të prekura është bllokuar me destinacion asgjësimin dhe u bëri thirrje konsumatorëve që, nëse e kanë blerë produktin, ta kthejnë në pikat e shitjes. Lista e loteve të prekura përfshin disa produkte BEBA PRE, BEBA 1 dhe BEBA SUPREME me skadenca nё vitin 2027.

Ndërkohë, sot kompania Rossmann-Lala ka dalë me një qëndrim zyrtar në rrjetet sociale, duke sqaruar se ka vepruar menjëherë pas njoftimit të Nestlé për tërheqjen parandaluese të disa produkteve BEBA. Kompania deklaron se në të gjitha pikat e saj të shitjes në Shqipëri dhe Kosovë janë zbatuar plotësisht procedurat ligjore, janë larguar menjëherë produktet nga raftet, janë vendosur njoftime informuese për klientët dhe është kryer njoftimi zyrtar pranë AKU-së. Në deklaratë theksohet se tërheqja është masë parandaluese nga ana e prodhuesit dhe se deri tani nuk ka raportime të konfirmuara për probleme shëndetësore të lidhura me këto produkte. “Siguria e foshnjave është dhe mbetet prioritet absolut i kompanisë sonë”, thuhet në qëndrimin zyrtar.

Një element që ngre diskutim është mënyra se si u komunikua ky rast me publikun. Vetëm pasi çështja u bë mediatike dhe AKU publikoi njoftimin zyrtar, Rossmann-Lala doli me deklaratën e saj në rrjetet sociale. Ndërkohë, kompania kishte vendosur më herët njoftime vetëm në xhamat e dyqaneve për të informuar klientët. Pa vënë në dyshim se protokollet ligjore janë respektuar dhe se reagimi institucional ka ndodhur ashtu siҫ shoqёria deklaron, lind pikёpyetja e madhe se pse në një rast që lidhet me ushqimin e foshnjave, njoftimi publik nuk u bë menjëherë edhe në rrjetet sociale dhe në media. Sot, shumica e klientëve të Rossmann ndjekin pikërisht rrjetet sociale për të parë ofertat dhe informacionet e kompanisë, ndërsa njoftimet në xhamat e dyqaneve shpesh kalojnë pa u vënë re, edhe nga ata që hyjnë për të bërë blerje.

Në situata që prekin drejtpërdrejt sigurinë e foshnjave, transparenca e menjëhershme dhe komunikimi i gjerë janë po aq të rëndësishëm sa edhe veprimet teknike të tërheqjes së produktit.

Gjithashtu, ky rast duhet tё shёrbejё pёr tё ngritur edhe një herë alarmin mbi kujdesin maksimal që kërkohet në ushqimin e foshnjave. Edhe kur bëhet fjalë për masa parandaluese, transparenca dhe reagimi i shpejtë janë thelbësore për të garantuar sigurinë dhe për të ruajtur besimin e prindërve.

Në të njëjtën kohë, vlen tё rikujtojmё rëndësinë e ushqyerjes me gji, e cila mbetet mënyra më e sigurt dhe më e shëndetshme për foshnjat. Formulat industriale duhet të përdoren vetëm kur nuk ka mundësi tjetër, pasi asnjë produkt i përpunuar nuk mund të zëvendësojë plotësisht sigurinë dhe përfitimet e ushqimit natyral. Kujdesi për shëndetin e fëmijëve nuk pranon kompromis dhe ky episod e bën edhe më të qartë këtë fakt.

Mё poshtё deklarata e plotё e Rossmann-Lala shpk, publikuar nё rrjetin social Instagram:

Postimi i mëparshëm

Studimi: Stresi financiar e plak zemrën më shpejt se mosha

Postimi i rradhës

Sara Foster rrëfen takimin “depresiv” me George Clooney: “M’u duk si gjysh”

Postimi i rradhës
Sara Foster rrëfen takimin “depresiv” me George Clooney: “M’u duk si gjysh”

Sara Foster rrëfen takimin “depresiv” me George Clooney: “M’u duk si gjysh”

  • Më të fundit
Ftesa për të qeverisur në Gaza / Një “ministër” shqiptar për Palestinën: lajm i mirë apo lajm i keq?

Ftesa për të qeverisur në Gaza / Një “ministër” shqiptar për Palestinën: lajm i mirë apo lajm i keq?

January 17, 2026
Sara Foster rrëfen takimin “depresiv” me George Clooney: “M’u duk si gjysh”

Sara Foster rrëfen takimin “depresiv” me George Clooney: “M’u duk si gjysh”

January 17, 2026
Rossmann-Lala del me deklaratë për qumështin BEBA – por a u njoftuan prindërit në kohë?

Rossmann-Lala del me deklaratë për qumështin BEBA – por a u njoftuan prindërit në kohë?

January 17, 2026
Studimi: Stresi financiar e plak zemrën më shpejt se mosha

Studimi: Stresi financiar e plak zemrën më shpejt se mosha

January 17, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Ftesa për të qeverisur në Gaza / Një “ministër” shqiptar për Palestinën: lajm i mirë apo lajm i keq?

Ftesa për të qeverisur në Gaza / Një “ministër” shqiptar për Palestinën: lajm i mirë apo lajm i keq?

January 17, 2026
Sara Foster rrëfen takimin “depresiv” me George Clooney: “M’u duk si gjysh”

Sara Foster rrëfen takimin “depresiv” me George Clooney: “M’u duk si gjysh”

January 17, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.