Wikipedia (Enciklopedia e lirë) “dekonspiron” Alketa Vejsiun që mbush sot 42 vjeç.
“Alketa Vejsiu (lindur më 19 Janar 1984) është një moderatore, prezantuese, gazetare dhe producente televizive shqiptare,” – thotë fjalia e parë e enciklopedisë së lirë në Google.
Megjithëse edukimi, arritjet dhe angazhimet e saj në të gjitha sferat (Radio, TV, biznes, prezantim) përshkruhen me detaje, ka shumë pak për jetën e saj private. Ashtu si ndodh për shumë personazhe të njohur të botës së showbiz-it, për të cilët jeta private ku përfshihen edhe sekretet, ekzigjencat, qoftë edhe vaniteti i tyre ngjallin shumë kureshtje dhe interes, në rastin e Vejsiut nuk shkruhet asgjë.
Këtë kuriozitet publik “pjella” artistike e Vera Grabockës e zbulon vetë. Hipur në një jaht luksoz, ajo tregon se ku e priti dhe po feston ditën e lindjes.
Në Monako, është ankoruar jahti PREMURA – Bloody Bay që Alketa e pozon. Nuk thotë nëse është i saji apo vetëm i ditës së lindjes.


Në rrjetet sociale ajo shkruan: “Po flasim për temën time të preferuar; varkat dhe jetën në det! Ndaj lindi edhe @ry_class_yachts në Shqipëri, për t’ju dhënë konsulencën që duhet për blerjen e mjetit tuaj lundrues nga speed boats, yachts apo varka me vela. Silva është njish në Monaco dhe e bën këtë punë si askush tjetër.”
Monako gjendet në Rivierën Franceze dhe njihet si shteti i milionerëve. Alketa, vajza e thjeshtë nga Tirana, arriti që ditën e shënuar ta festojë në gjirin e pasanikëve të botës.
Tashmë vajza e vogël e “Vera Grabockës” është bërë nënë e suksesshme e dy fëmijëve të rritur, por dhe pasanikë me interesa të paimagjinueshme për një grua shqiptare.
Me një varëse shumë të shtrenjtë në kutinë dhuratë, me siguri blerë prej bashkëshortit të saj, biznesmenit Ardian Nela, Vejsiu sot prezanton “ëndrrën” e çdo vajze të re e të thjeshtë shqiptare, e cila pyet veten: Si mund të bëhem edhe unë si kjo?








