Nga kontrasT.al
Thuajse gjysma e kryeqytetit të Shqipërisë u fut në errësirë totale rreth orës 20:00.
Një defekt në linjën e tensionit të lartë futi në terr lagje të tëra të Tiranës, për më shumë se dy orë. Por më e rënda është se energjia iku edhe në QSUT, spitali “Nënë Tereza”. Dritat u fikën në Reanimacionin e Spitalit Qendror të Shqipërisë për të paktën 20 minuta.
Një video autentike tregoi njerëz që transportonin dhe shoqëronin pacientët nëpër korridoret e spitalit me elektrikë dore, ndriçim rrethanor, duke i zhvendosur të sëmurët nga sallat e operacionit.
Një situatë e padëgjuar më parë që tregon në ç’pikë ka arritur siguria shëndetësore në Shqipëri.
Ikja e energjisë në sallat e reanimacionit nuk ka ndodhur as në Gaza, gjatë luftës, përveç rastit kur spitali është bombarduar dhe s’ka pasur më mure!
Në vendin ku Jeta lufton Vdekjen për të shpëtuar njeriun, në Shqipëri, e para ndihmohet prej mjekut dhe Zotit, e dyta prej Atyre që kanë në dorë çelësin e energjisë elektrike.
“Këtu të vdesin me zor.” – dëgjohej në korridoret e errëta të Spitalit Nënë Tereza mbrëmjen e sotme.
Një spital qendror, pa sistem emergjence, pa gatishmëri gjeneratorësh, pa aparatura elektrike, që të mbajnë gjallë pacientët në reanimacion është fataliteti më i madh që mund të ndodhë në një vend me rend demokratik.
Defekti teknik nuk justifikohet nga asgjë, në një natë dimri të qetë, pa bombardime, pa uragane, pa tufane, pa temperaturë (-71 gradë nën zero).
Ku është Populli që nuk ka të afërmit në reanimacion?
Ku është Opozita që nuk është futur ende vetë – brenda tij?
Ku është media që po flet për “AKSHIN”, “Call Centerat”, “Big Brotherin”?
A nuk duhet të ishin të gjithë atje???







