• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Lajme Bota

“Amerikë, ik në shtëpi!”/ Kapelet anti-MAGA kthehen në simbol rezistence mes krizës së Groenlandës

20 Janar, 2026
në Bota
“Amerikë, ik në shtëpi!”/ Kapelet anti-MAGA kthehen në simbol rezistence mes krizës së Groenlandës
15
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Në rrugët e Kopenhagenit, mes erës së akullt dhe flamujve të kuq e të bardhë, një objekt i vogël ka marrë një kuptim të madh politik: kapelet e kuqe që parodizojnë kapelet MAGA të Donald Trump. Në vend të sloganit “Make America Great Again”, ato mbajnë mbishkrimin “Make America Go Away” – një mesazh i drejtpërdrejtë kundër kërcënimeve të presidentit amerikan për të marrë nën kontroll Groenlandën.

Këto kapele janë kthyer në simbol të sfidës daneze dhe groenlandeze. Fillimisht një ide kreative e pronarit të një dyqani rrobash tё vjetra në Kopenhagen, Jesper Rabe Tonnesen, ato dështuan të gjenin treg në vitin 2024. Por gjithçka ndryshoi kur administrata Trump përshkallëzoi retorikën për Groenlandën. “Kur një delegacion amerikan shkoi në Groenlandë, kuptuam se kjo nuk ishte më shaka apo reality-show televiziv. Ishte realitet,” tha Tonnesen. “Mendova: çfarë mund të bëj? Si mund ta komunikoj këtë në mënyrë humoristike, por me një mesazh të fortë, që të bashkoj danezët në mbështetje të popullit të Groenlandës?”

Përgjigjja erdhi menjëherë. Brenda një fundjave, kërkesa për kapelet shpërtheu nga disa shitje sporadike në porosi masive. Sot, Tonnesen thotë se ka porositur “disa mijëra” copë, të cilat tashmë shfaqen në protesta, rrjete sociale dhe tubime publike.

Versioni i parë i kapeles kishte edhe një lojë fjalësh në danisht: “Nu det NUUK!” – një variant i frazës “Nu det nok” (“Tani mjaft”), ku vendosej emri i kryeqytetit të Groenlandës, Nuuk. Mesazhi ёshtё i qartë: durimi ka kufij.

Në demonstratën e fundit para bashkisë së Kopenhagenit, protestuesit valëvitnin flamuj danezë dhe groenlandezë, mbanin pankarta të punuara me dorë dhe ironizonin pretendimet amerikane mbi territorin arktik. “Jo do të thotë Jo,” shkruhej në një prej tyre. Një tjetër pankartë deklaronte: “Bëjeni Amerikën përsëri të zgjuar”.

Lars Hermansen, banor i Kopenhagenit, mbante një nga kapelet e kuqe. “Dua të tregoj mbështetjen time për Groenlandën dhe të them hapur se nuk më pëlqen presidenti i Shteteve të Bashkuara,” tha ai. Ndërsa Kristian Boye, një tjetër protestues, theksoi se tubimi kishte një atmosferë të lehtë, por një mesazh serioz: “Jam këtu për të mbështetur groenlandezët, që po kalojnë një kohë shumë të vështirë. Ata po kërcënohen se vendi i tyre do të pushtohet. Kjo është krejtësisht e papranueshme.”

Ndërkohë, qeveritë evropiane kanë rreshtuar mbështetjen për Danimarkën dhe Groenlandën, duke paralajmëruar se kërcënimet e Trump minojnë sigurinë perëndimore dhe stabilitetin në Arktik.

Dikur një slogan elektoral amerikan, sot MAGA ka prodhuar kundërsloganin e vet evropian. Dhe në rrugët e Kopenhagenit, mes borës dhe protestës, një kapele e kuqe është bërë më shumë se aksesor – është deklaratë politike.

(Burimi: The Guardian)

Postimi i mëparshëm

Tre mënyra të thjeshta për t’ju ndihmuar të kapërceni trishtimin e dimrit

Postimi i rradhës

Rinumërim total i votave në Kosovë

Postimi i rradhës
Kosovë / Zgjedhjet e fundit vihen në dyshim: Manipulim në numërimin e votave

Rinumërim total i votave në Kosovë

  • Më të fundit
Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

25 Shkurt, 2026
Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

25 Shkurt, 2026
“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

25 Shkurt, 2026
SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

25 Shkurt, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

25 Shkurt, 2026
Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

25 Shkurt, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.