• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Opinion

Paqe në Gaza pa vendosur paqe në Tiranë: Një letër me shumë pikëpyetje

20 Janar, 2026
në Opinion
Paqe në Gaza pa vendosur paqe në Tiranë: Një letër me shumë pikëpyetje
12
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Nga kontrasT.al

Letra që Kryeministri Edi Rama i ka dërguar Presidentit Donald Trump për Bordin e Paqes u publikua sot prej tij me krenarinë e atij që shteti e ka caktuar të përcjellë këtë akt diplomatik dinjitoz.

E mbushur me fjalë pompoze për paqen, vizionin global dhe përgjegjësinë ndërkombëtare, sapo letrës i hiqet perdja demode ceremoniale, mbetet zhveshur para pyetjeve të thjeshta: Në emër të kujt e dërgoi letrën kryeministri? Në emër të angazhimit shtetëror apo të premtimit personal?

Sepse në të njëjtën kohë që Kryeministri i shkruan Presidentit të Shteteve të Bashkuara se është gati të bëhet “tërësisht pjesë e një angazhimi të përbashkët”, ai u thotë qytetarëve shqiptarë se “së shpejti ky angazhim do t’i përcillet Kuvendit për miratim”.

Nëse do t’i përcillet “angazhimi” Kuvendit, atëherë çfarë fjale iu dha partnerit strategjik me këtë letër? Apo Kuvendi i Shqipërisë gjendet në xhepat e kryeministrit?

Kushtetuta shqiptare është e qartë: marrëveshjet që prekin paqen, aleancat, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe detyrimet financiare ratifikohen nga Kuvendi me ligj. Bordi i Paqes, sipas vetë dokumenteve dhe raportimeve ndërkombëtare, është pikërisht një organizatë në formim e sipër, me mandat mbi konflikte ndërkombëtare dhe me mekanizëm anëtarësimi që mund të përfshijë edhe kontribute financiare marramendëse. Pra, territori kushtetues është i shkelur me këmbë, jo nga qëllimi i paqes, por nga mënyra e nxituar e angazhimit kryeministror.

Ligji për marrëveshjet ndërkombëtare kërkon që përpara çdo angazhimi të ekzistojë një projekt-marrëveshje konkrete, një tekst i negociuar, një miratim në parim nga qeveria, një autorizim presidencial për nënshkrim dhe më pas ratifikimi parlamentar. Në rastin konkret nuk ka as statut përfundimtar publik të Bordit, as draft-marrëveshjeje të depozituar, e për pasojë nuk mund të ketë në këto momente as vendim të Këshillit të Ministrave për miratim në parim dhe… as autorizim nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, sado e parëndësishme të jetë figura e tij.

Ka një paqartësi totale për natyrën e pjesëmarrjes shqiptare. A do të jetë Shqipëria anëtare e përkohshme trevjeçare pa detyrim financiar? Apo synon një vend të përhershëm me kosto 1 miliard dollarëshe? Letra nuk e thotë. Statusi publik nuk e sqaron. Qeveria nuk ka dhënë asnjë informacion për implikimet buxhetore.

Në një shtet normal, çdo oportunitet që prek financat publike duhet të kalojë përmes transparencës dhe kontrollit parlamentar, paçka se parlamenti shqiptar imagjinohet si një formacion robotik me 83 vota të komanduara nga kryeministri.

Megjithatë, publiku që mëson nga mediat ndërkombëtare për kosto potenciale financiare, duhet të dëgjojë e të dijë nga qeveria e tij për kostot konkrete, e jo të dëgjojë vetëm fjalë të bukura për vizion global.

Në diplomaci, vullneti politik paraprak është i pranueshëm, mund të shprehet edhe në ekzaltim e sipër… Por vullneti politik nuk është akt juridik. Ai nuk e zëvendëson dot aktin, si përgjigje zyrtare të shtetit.

Kryeministri ka shkruar një letër ku të krijohet perceptimi i një vendimi të marrë. Pra, Shqipëria del në arenën ndërkombëtare si e angazhuar, ndërsa brenda vendit procesi ligjor as nuk ka nisur as nuk është “bitisur” në parlamentin tonë me 140 deputetë.

Ndaj dhe letra e dërguar është më shumë se një devijim procedural. Ajo është zëvendësim i institucioneve me një letër personale. Një letër me shumë nëntekste dhe personalizim ku kryesor është mesazhi: Jam unë, me gjithë Shqipëri, komplet Tuajat, z. President!

A ka të drejtë që Paqen fisnike kryeministri ta personalizojë apo më keq ta “shesë”? Natyrisht që jo! Shqipëria nuk mund të eksportojë paqe jashtë, duke anashkaluar rregullat e paqes brenda “Gazës” së saj.

Postimi i mëparshëm

Nga pulovrat me zinxhir te kostumi modern: Si po ndryshon mënyra si vishen burrat

Postimi i rradhës

Raketa që ngriti gishtin mbi butonin bërthamor: dita kur bota mendoi se po niste Lufta e Tretë

  • Më të fundit
Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

25 Shkurt, 2026
Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

25 Shkurt, 2026
“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

25 Shkurt, 2026
SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

25 Shkurt, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

25 Shkurt, 2026
Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

25 Shkurt, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.