Rasti i hakerimit të sistemit elektronik të SPAK ka kaluar pa shumë bujë në opinionin publik shqiptar, por një investigim i gazetës DITA zbulon dimensione të reja që tregojnë se ky nuk ishte një sulm spontan.
Në qendër të hetimeve janë tre persona:
Agim Ismaili, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj, por emra të tjerë janë përfshirë si pjesë e një rrjeti të strukturuar me qëllime të qarta.
Ky grup ishte pjesë e një strukture që koordinonte edhe shpërndarjen e materialeve të rrjedhura në media, për të goditur individë të caktuar në publik.
Një burim i mirëinformuar i tha gazetës DITA se ka ekzistuar një rrjet i brendshëm i komunikimit. Përpara se informacionet të dilnin jashtë, materialet përgatiteshin dhe shpërndaheshin në një grup WhatsApp.
Në këtë grup ishin të përfshirë:
–Sokol Ngresi – Anëtar i GJL nga Vlora, mik i vjetër i Agim Ismailit;
–Anton Martini – Drejtor i Hetimit Tatimor, i njëjti zonë me Agim Ismailin;
–Dritan Palnikaj – Sekretar Përgjithshëm në MBU, nip i Agimit;
–Ermal Kënaçi – Shef i Komis 2 në Tiranë, ish-shef sektori në burgje, i shkarkuar;
–Melsi Beli – Punonjës në AKSHI, ish-vartës i Agimit, i larguar nga detyra;
–Blerina Hoxha – Punonjëse në AKSHI, lidhje me Melsi Belin;
–Jonida Baçi – Ish-drejtoreshe e ATP, e shkarkuar, lidhje miqësie me Agim Ismailin;
–Ylli Gaxholli – Ish-punonjës në ATP, i shkarkuar, lidhje e vjetër me Agim Ismailin dhe Jonida Baçin;
–Maltin Malaj – Ish-drejtor në DPB tek prokurimet, punonte me Admir Arbrin, drejtor i burgjeve.
Sipas burimit, materialet që rridhnin më pas në media nuk ishin aksidentale. Ato përgatiteshin, filtrueshëm dhe shpërndaheshin me qëllim të qartë.
Detajet kryesore të ngjarjes
Më 12 mars 2025, SPAK mori informacion se kishte pasur një tentativë të paligjshme për të ndërhyrë në email‑et e disa prokurorëve të SPAK. Sipas raportimeve që kanë publikuar pjesë të dosjes hetimore, kompjuteri i ish‑kreut të SPAK, Altin Dumani, është tentuar të hakërohej 425 herë në periudhën shkurt‑mars të vitit 2025.
Për momentin vetëm Ismaili, Gjoni dhe Rrokaj janë nën akuzë për hyrje të paligjshme në sistemet kompjuterike dhe për shpërdorim të informacionit, edhe pse mbrojtësit kanë pretenduar se provat ndaj tyre nuk janë të qarta.
Edhe kreu aktual i SPAK, Klodian Braho, ka qenë gjithashtu objekt interesimi të personave që ndërhynin në sistemin elektronik.
Reagimi zyrtar
SPAK ka konfirmuar se interferimi ekzistoi, por sipas njoftimeve zyrtare, sistemi i brendshëm nuk u depërtua plotësisht dhe nuk u prek sistemi i IT‑së në tërësi. Aksesimi u përqendrua kryesisht tek disa adresa email‑esh, dhe masat e sigurisë penguan depërtimin më të thellë në sistem.
Dosja është për këtë çështje po procedohet në gjykatë. Por hetimi është zgjeruar për të kuptuar se si informacionet përfunduan jashtë sistemit dhe cili ka pasur akses në to.
(Burimi: Marrë nga Gazeta DITA, https://gazetadita.al/ekskluzive-dita-zbulohen-emrat-e-perfshire-ne-grupin-whatsapp-ku-ndaheshin-informacionet-qe-u-hakeruan-nga-komjuterat-e-spak/)






