Jennifer Lopez u shfaq sërish në qendër të vëmendjes gjatë një daljeje për pazar në Beverly Hills, Kaliforni. Këngëtarja dhe aktorja 56-vjeçare u fotografua brenda butikut luksoz të modës What Goes Around Comes Around, e veshur me një fustan të zi tё gjatё me dekolte shumё tё hapur.
Fustani nxirrte në pah linjat e saj fizike, ndërsa Lopez kishte zgjedhur një stil minimal për flokët, të kapura bisht, duke theksuar prerjen e hapur të veshjes. Veshja zbulonte edhe shpinën e tonifikuar, ndërsa e kishte kombinuar me vathë të varur elegantë.
Më vonë ajo u pa duke hipur në makinë, këtë herë me një xhaketë klasike mbi fustan dhe me një pije në dorë.
Butiku ku ajo bëri blerjet nuk është një dyqan i zakonshëm i gjёrave tё pёrdorura: What Goes Around Comes Around njihet për shitjen e artikujve tё vjetёr të markave luksoze, të autentifikuara dhe të kuruara për klientelë elitare.
Pak ditë më parë, Lopez u fotografua në Los Angeles duke i dhënë para një burri të pastrehë, i cili i shprehu publikisht mirënjohjen. Në atë moment, ajo mbante një çantë Hermès Kelly prej lëkure krokodili të vlerësuar rreth 80 mijë dollarë.
Ndërkohë, prania e saj në Golden Globes 2026 javën e kaluar u komentua për një moment të sikletshëm me regjisorin e platformës Glambot, Cole Walliser. Në një video që u bë virale, Lopez pozon për kamerën pa e përshëndetur atë. Më vonë, vetë Walliser deklaroi se nuk e konsideroi sjelljen e saj si të pasjellshme, duke e cilësuar situatën thjesht si një keqkuptim teknik tё momentit.





(Burimi: Page Six)






