• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Sport

Themba Gorimbo: Nga kontrabandist diamantësh në luftëtar të UFC

29 Janar, 2026
në Sport
Themba Gorimbo: Nga kontrabandist diamantësh në luftëtar të UFC
10
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Luftëtari profesionist i arteve marciale mikse (MMA), Themba Gorimbo, po ndan në rrjetet sociale rutinën e tij intensive të stërvitjes, duke u përballur me mundës të nivelit botëror për të ngritur aftësitë e tij pas një humbjeje të rëndë në nëntor. Historia e tij e jetës është një dëshmi e rezistencës dhe e rikrijimit pas një fëmijërie të mbushur me vuajtje ekstreme.

Në vitin 2023, në moshën 32-vjeçare, ai hyri në histori si zimbabviani i parë që fitoi një ndeshje në Ultimate Fighting Championship (UFC) në Shtetet e Bashkuara. Por as suksesi sportiv nuk arrin t’i fshijë kujtimet e fëmijërisë së tij të dhimbshme.

“Kam qenë në fushat e diamanteve në Zimbabve, duke kontrabanduar dhe shitur diamante, duke u rrahur nga policia. Kam shenja kafshimesh qensh në të gjithë trupin. Më kanë kafshuar qentë, gati kam vdekur nëpёr miniera,” i tregoi Gorimbo CNN-it në një intervistë në Las Vegas.

Ai kujton qartë ditën kur mbërriti ushtria. Ishte 16 vjeç. Në tetor 2008, minatorët në fushat e diamanteve Marange në lindje të Zimbabvesë u sulmuan. Ushtria nisi një operacion brutal të quajtur “Hakudzokwe” (“pa kthim”), për të marrë kontrollin e zonës dhe për të dëbuar minatorët vendas.

“Ishte tmerruese. Edhe djemtë më trima nuk donin të ishin aty. Vrapoje, ushtarët të ndiqnin; kur lodhej njëri, vinte tjetri. Dhe mbi kokë helikopterët… ishte vërtet e frikshme,” rrëfen ai.

Sipas Human Rights Watch, gjatë tre javëve të operacionit u vranë mbi 200 persona. Qeveria e Zimbabvesë i ka mohuar këto vrasje.

Një jetë e mbushur me vështirësi

Nëna i vdiq kur ishte 9 vjeç dhe babai kur ishte 13. Ai mbijetoi falë të afërmve, por krizat ekonomike dhe thatësirat e rënda e shtynë drejt minierave.

“Kishte uri. Hanim vetëm një vakt në ditë. Zgjidhja e vetme ishin diamantet. Zoti e ka bekuar vendin tonë me to. Ishin 40 minuta larg fshatit tim. Shkoja, kontrabandoja diamante, i shisja dhe siguroja ushqim,” tregon ai.

Edhe pas sulmit ushtarak ai u kthye sërish në miniera, me plagë ende të pashëruara.

Arratisja drejt Afrikës së Jugut

Disa muaj më pas ai u largua nga Zimbabve për një jetë më të mirë. Në Afrikën e Jugut u deportua, por u kthye sërish ilegalisht, duke rrezikuar jetën.

“Prindërit më kishin vdekur. Çfarë do bëja duke u kthyer në Zimbabve?” thotë ai.

Në Afrikën e Jugut ishte i pastrehë, flinte në kishë, punonte punë të rastit dhe më pas si kopshtar për më pak se 5 dollarë në ditë. Një pjesë të parave ia dërgonte familjes në atdhe.

Nga pasioni për luftën te karriera

Një film me arte marciale ndezi pasionin e tij për MMA. Ai punonte si roje sigurie dhe përdorte paratë për të paguar palestrën dhe trajnerët.

“Nëse mendja jote është gati për gjithçka, atëherë edhe trupi bëhet gati. Nuk jam më i miri, por e bëj të funksionojë me atë që kam,” thotë ai.

Në vitin 2010 u bë luftëtar amator, ndërsa në 2013 kaloi profesionist.

Nga rruga në Miami, te oktagoni i UFC

Në fund të vitit 2022 mbërriti në SHBA me pak para, duke fjetur në divan në një palestër në Miami. Në shkurt 2023 debutoi në UFC. Humbja e parë nuk e ndali. Në maj fitoi ndeshjen e parë.

Pas fitores postoi në rrjete sociale se në llogarinë bankare kishte vetëm 7.49 dollarë. Postimi u bë viral dhe e pa edhe Dwayne “The Rock” Johnson, i cili i bleu një shtëpi në Miami. Që prej asaj kohe kanë mbetur miq.

“Jam i bekuar që më ka mbështetur. Pas kamerave ai më ndihmon shumë,” thotë Gorimbo.

Synimi: të bëhet kampion

Nga minierat e diamanteve në Zimbabve, te skena botërore e UFC në Las Vegas — rrugëtimi i tij është i jashtëzakonshëm. Aktualisht ka katër fitore dhe tre humbje në UFC.

“Jeta ime është një film. Është shkruar nga Zoti dhe unë jam aktori kryesor. Dhe ende nuk ka mbaruar. Dua të bëhem kampion dhe besoj se do të bëhem,” përfundon ai.

(Burimi: Pёrshtatur nё shqip nga CNN)

Postimi i mëparshëm

Të rrish zgjuar natën mund të dëmtojë zemrën

Postimi i rradhës

The Guardian reportazh pёr Vjosёn / Mbrojtja e një prej lumenjve të fundit të egër të Europës: një udhëtim vullnetar në Vjosë, Shqipëri

  • Më të fundit
Kalaja europiane me sekretin e errët nazist dhe misterin e arit të zhdukur

Kalaja europiane me sekretin e errët nazist dhe misterin e arit të zhdukur

15 Shkurt, 2026
A është e dëmshme të shtypësh “snooze”? Ja çfarë thonë ekspertët e gjumit

A është e dëmshme të shtypësh “snooze”? Ja çfarë thonë ekspertët e gjumit

15 Shkurt, 2026
Ushtrimet fizike zhvillojnë trurin, jo vetëm muskujt

Ushtrimet fizike zhvillojnë trurin, jo vetëm muskujt

15 Shkurt, 2026
“Mashtruesi” apo “Avokati i Popullit”? Një “Fake news” me tituj ndërkombëtarë

“Mashtruesi” apo “Avokati i Popullit”? Një “Fake news” me tituj ndërkombëtarë

15 Shkurt, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Kalaja europiane me sekretin e errët nazist dhe misterin e arit të zhdukur

Kalaja europiane me sekretin e errët nazist dhe misterin e arit të zhdukur

15 Shkurt, 2026
A është e dëmshme të shtypësh “snooze”? Ja çfarë thonë ekspertët e gjumit

A është e dëmshme të shtypësh “snooze”? Ja çfarë thonë ekspertët e gjumit

15 Shkurt, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.