Ditёn e sotme pritet tё mblidhet Këshilli i Mandateve në orën 12:00, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, hap që i hap rrugë kufizimit tё lirisё së saj.
Rastёsi ose jo, duket sikur Gjykata Kushtetuese nuk u shpreh dje dhe “kёrkoi kohё”, pёr t`i hapur rrugё shtyrjes sёrish tё mbledhjes sё sotme tё Kёshillit tё Mandateve.
SPAK e ka rënduar ndjeshëm pozitën e numrit dy të qeverisë, duke e vendosur nën hetim jo vetëm për tenderin e tunelit të Llogarasë dhe Unazën e Madhe, por edhe për shtatë procedura të tjera prokurimi që lidhen me projektet më të mëdha infrastrukturore të vendit, nga Unaza e Jashtme të Tiranës, te segmentet rrugore Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri.
Sot, vendimi i Këshillit të Mandateve — gjithnjë nëse do të ketë realisht një vendimmarrje dhe jo një tjetër shtyrje — do të përcaktojë nëse SPAK do të marrë dritën jeshile për të çuar përpara masën e arrestit ndaj një prej figurave më të fuqishme të kabinetit Rama.






