• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

Konkursi ndërkombëtar vulos zhvendosjen e Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli” nga zemra e Tiranës – “Vizioni urban” sposton jetimët

30 Janar, 2026
në Aktualitet
Konkursi ndërkombëtar vulos zhvendosjen e Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli” nga zemra e Tiranës – “Vizioni urban” sposton jetimët
37
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Një konkurs ndërkombëtar arkitekture, i prezantuar si vizion për “hapësira moderne” dhe “drejtime të reja për të ardhmen”, vulosi sot në fakt një nga zhvendosjet më të ndjeshme sociale dhe urbane të kryeqytetit: largimin e Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli” nga vendi ku ka qëndruar për dekada, në zemër të Tiranës.

Korporata e Investimeve Shqiptare ka shpallur zyrtarisht garën për projektimin e “Shtëpisë së re të Fëmijëve” dhe Kompleksit të Inspektorateve Shtetërore, një zhvillim që do të ndryshojë funksionin e një prej parcelave më të ekspozuara të kryeqytetit. Në të njëjtën hapësirë ku prej vitesh kanë jetuar fëmijë pa kujdes prindëror, pritet të hapet rruga për një tjetër cikël zhvillimesh urbane, në vijimësi të modelit të transformimit të qendrës me kulla dhe struktura shumëfunksionale, përballë edhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur gjatë prezantimit të konkursit, e përshkroi projektin si një hap historik që, sipas tij, i jep Shqipërisë dy drejtime të reja për të ardhmen: krijimin e kushteve tërësisht të reja për fëmijët jetimë dhe ndërtimin e një korpusi modern për inspektoratet shtetërore. Ai deklaroi se vendi po shndërrohet në një “universitet të hapur” për arkitektët e rinj përmes bashkëpunimit me studiot më të mëdha ndërkombëtare, ndërsa renditi edhe një sërë veprash të tjera që po projektohen në Tiranë si stadiumi i ri, biblioteka kombëtare dhe kompleksi i ri administrativ.

Në garë janë përfshirë pesë ekipe finaliste, ku studio të mëdha ndërkombëtare kanë vënë firmën e tyre krah kompanive shqiptare që do të kenë në dorë zbatimin real të projektit. Carrilho da Graça nga Portugalia konkurron së bashku me Diagonal Projektim & Zbatim dhe ASL sh.p.k; CEBRA nga Danimarka është lidhur me BE-IS sh.p.k, LOFT Architects dhe Superflex Studio; Stefano Boeri Architetti dhe GROSS.MAX nga Italia garojnë në partneritet me Smart Studio, AEI Progetti, Koni Costruzioni dhe degën shqiptare Gruppo Koni; Rojkind Arquitectos nga Meksika ka krijuar ekip me Son Engineering & Construction, ASAB sh.p.k, Motus dhe arkitektin Julian Kasharaj; ndërsa bashkëpunimi i pestë përfshin Carrilho da Graça Arquitectos, Diagonal Projektim & Zbatim dhe ASL sh.p.k. Në të gjitha rastet, janë pikërisht shoqëritë shqiptare ato që mbajnë peshën e vёrtetё, ndërsa emrat ndërkombëtarë i japin projektit si zakonisht vetёm vulën e prestigjit arkitekturor.

Vendimmarrja për fituesin do të bëhet nga një juri e quajtur ndërkombëtare ku, por qё kryesohet nga vetë kryeministri Edi Rama, duke e vendosur procesin nga vizioni urbanistik nё atё politik.  

Anёtarёt e tjerё tё jurisё qё do bёjё pёrzgjedhjen janё: Elira Kokona, Ermir Arlati, Adelina Greca, Adelajda Roka, Simona Malvezzi, Wilfried Kuehn, Reinier de Graaf, Simon Battisti.

Por përtej pompozitetit tё prezantimeve, sot askush nuk pyeti: çfarë do të ndodhë me fëmijët që prej vitesh kanë jetuar në Shtëpinë e Fëmijëve “Zyber Hallulli”? Afërsia e institucionit me qendrën e qytetit ka bërë që ndër vite problematikat, rastet e abuzimeve dhe mungesat në sistemin e kujdesit të jenë më të dukshme për publikun dhe median. Zhvendosja e tyre drejt një zone më pak të ekspozuar mund të sjellë ambiente të reja mё tё rehatshme, por rrezikon t’i largojë nga vëmendja publike, duke e bërë më të vështirë monitorimin e mënyrës si trajtohen.

Në të njëjtën kohë, parcela që lirohet në një nga pikat më strategjike të Tiranës fiton potencial të ri zhvillimi ndërtimor, duke ushqyer perceptimin se projekti i ri për fëmijët mё shumё si njё çështje sociale siҫ reklamohet, ёshtё nё fakt hapja e rrugёs për kёmbimin e rradhёs shtet – ndёrtues privat, me dёshmitar kёtё herё Ambasadёn e Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs.

Konkursi pritet të vijojë me përzgjedhjen e projektit fitues, ndërsa sot u prezantuan publikisht ekipet që garojnë për të projektuar atë që quhet “Shtëpia e re e Fëmijëve”. Në skenë u fol për vizione urbane, për arkitekturë ikonike dhe për prestigj ndërkombëtar. Por në themel të këtij projekti, përtej fjalëve të mëdha, duhet të qëndrojë gjithmonë siguria, mirëqenia dhe edukimi i fëmijëve që sot jetojnë nën kujdes shtetëror.

Ironikisht, këto kushte mund të ishin përmirësuar edhe pa i zhvendosur ata nga vendi ku kanë jetuar për dekada. Rijetëzimi – fjala e preferuar e Korporatёs sё Investimeve – mund të kishte nisur pikërisht aty ku ndodhet sot Shtëpia e Fëmijëve “Zyber Hallulli”: duke e modernizuar, duke e pajisur me standarde bashkëkohore dhe duke garantuar transparencë e mbikëqyrje publike, me kosto më të ulët sesa një projekt i ri që nis me një konkurs “ndërkombëtar” pompoz.

Në vend të kësaj, fëmijët pritet të zhvendosen, ndërsa parcela e liruar në zemër të Tiranës hyn në ciklin e zakonshëm të transformimit urban, ku vizioni arkitekturor dhe interesat e zhvillimit ndërtimor ecin paralel. Dhe kështu, mes premtimeve për një “shtëpi të re”, mbetet të shihet nëse kjo histori do të kujtohet si një hap përpara në kujdesin ndaj fëmijëve më të pambrojtur, apo si një tjetër kapitull i rindërtimit të qendrës së qytetit, këtë herë me jetimët si dëshmitarë të heshtur të ndryshimit.

Postimi i mëparshëm

Morali televiziv shkërmoqet nga morali i realitetit: Janë si gjithë të tjerët – edhe në divorc… edhe kur kanë tre fëmijë në mes

Postimi i rradhës

Anije lufte dhe avionë luftarakë: çfarë është “armada gjigante” që Trump po dërgon drejt Iranit

Postimi i rradhës
Anije lufte dhe avionë luftarakë: çfarë është “armada gjigante” që Trump po dërgon drejt Iranit

Anije lufte dhe avionë luftarakë: çfarë është “armada gjigante” që Trump po dërgon drejt Iranit

  • Më të fundit
“Mashtruesi” apo “Avokati i Popullit”? Një “Fake news” me tituj ndërkombëtarë

“Mashtruesi” apo “Avokati i Popullit”? Një “Fake news” me tituj ndërkombëtarë

14 Shkurt, 2026
Stilistja legjendare e “Hello Kitty” jep dorëheqjen pas 46 vitesh

Stilistja legjendare e “Hello Kitty” jep dorëheqjen pas 46 vitesh

14 Shkurt, 2026
Si Hallouini e treti Festën e Kombit

Autokrati i mirë, si burgu pa mure!

14 Shkurt, 2026
Heineken paralajmëron 6 mijë pushime nga puna

Heineken paralajmëron 6 mijë pushime nga puna

14 Shkurt, 2026

Postimet e fundit

“Mashtruesi” apo “Avokati i Popullit”? Një “Fake news” me tituj ndërkombëtarë

“Mashtruesi” apo “Avokati i Popullit”? Një “Fake news” me tituj ndërkombëtarë

14 Shkurt, 2026
Stilistja legjendare e “Hello Kitty” jep dorëheqjen pas 46 vitesh

Stilistja legjendare e “Hello Kitty” jep dorëheqjen pas 46 vitesh

14 Shkurt, 2026
Si Hallouini e treti Festën e Kombit

Autokrati i mirë, si burgu pa mure!

14 Shkurt, 2026
Heineken paralajmëron 6 mijë pushime nga puna

Heineken paralajmëron 6 mijë pushime nga puna

14 Shkurt, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

“Mashtruesi” apo “Avokati i Popullit”? Një “Fake news” me tituj ndërkombëtarë

“Mashtruesi” apo “Avokati i Popullit”? Një “Fake news” me tituj ndërkombëtarë

14 Shkurt, 2026
Stilistja legjendare e “Hello Kitty” jep dorëheqjen pas 46 vitesh

Stilistja legjendare e “Hello Kitty” jep dorëheqjen pas 46 vitesh

14 Shkurt, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.