• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Argëtim Stil jetese

Pse truri ynë është i programuar për të parën të keqen?

31 Janar, 2026
në Stil jetese
Pse truri ynë është i programuar për të parën të keqen?
10
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Mendja jonë ka një prirje të çuditshme: kapet fort pas asaj që nuk shkon. Një fjalë e gabuar, një vështrim kritik, një ngjarje e pakëndshme – dhe papritur mendimet nisin të vijnё vёrdallё, duke u kthyer vazhdimisht tek e njëjta ndjesi shqetësimi. Psikologët e quajnë këtë prirje “katastrofizim”: tendenca për ta zmadhuar të keqen dhe për ta ripërjetuar vazhdimisht në mendje.

Që në moshë të re, shumë prej nesh jetojnë me projeksione për të ardhmen. Imagjinojmë një jetë perfekte, marrëdhënie ideale, sukses pa pengesa. Disa nga këto ëndrra realizohen, disa jo. Por edhe kur gjërat shkojnë mirë, mendja vazhdon të rikthehet te mangësitë, gabimet, zhgënjimet e vogla. Kjo ndodh sepse mendja njerëzore nuk është neutrale: ajo është e anuar drejt rrezikut.

Studime psikologjike kanë treguar se truri reagon më fort ndaj informacionit negativ sesa atij pozitiv. Në një eksperiment klasik, pjesëmarrësve iu treguan imazhe neutrale, pozitive dhe kërcënuese. Aktiviteti i trurit ishte dukshëm më i lartë kur shihnin imazhe negative. Kjo ndodh sepse, nga pikëpamja evolucionare, vëmendja ndaj rrezikut na ka ndihmuar të mbijetojmë.

Por në jetën moderne, kjo mekanikë shpesh kthehet kundër nesh. Një koment i pafajshëm nga një mik mund të na mbetet në mendje për ditë të tëra. Një shqetësim i thjeshtë shndërrohet, hap pas hapi, në një skenar katastrofik që ende nuk ka ndodhur – dhe ndoshta nuk do të ndodhë kurrë.

Kjo prirje ndikon drejtpërdrejt edhe në marrëdhëniet tona. Në takime të reja, fokusohemi te të metat e vogla të tjetrit. Në marrëdhënie afatgjata, një shenjë e lehtë kritike mjafton që të ngrihemi menjëherë në mbrojtje. Mendja sillet sikur është gjithmonë në alarm.

Psikologët theksojnë se negativiteti është më kompleks se pozitiviteti. Për ta kuptuar dhe menaxhuar, kërkon vetëdije dhe përpjekje të qëllimshme. Ndryshe nga mendimet pozitive që vijnë lehtë dhe kalojnë shpejt, mendimet negative nguliten dhe kërkojnë punë për t’u çmontuar.

Hapi i parë është njohja e këtij modeli mendor. Kur kuptojmë se mendja jonë po e zmadho­n një situatë, po rikthen vazhdimisht një gabim të vogël apo po e çon një shqetësim drejt skenarëve ekstremë, atëherë kemi mundësi ta ndërpresim ciklin. Jo duke e mohuar problemin, por duke ia hequr peshën e tepruar emocionale.

Negativiteti nuk është armik. Ai është një mekanizëm mbrojtës. Por kur mbetet i pakontrolluar, kthehet në burim ankthi dhe lodhjeje mendore. Të mësosh ta dallosh, ta vësh në perspektivë dhe të mos e ushqesh pa fund, është një nga aftësitë më të rëndësishme për mirëqenien mendore.

Sepse jo çdo mendim që na vjen në kokë meriton vëmendjen tonë të plotë.

(Burimi: Psychology Today)

Postimi i mëparshëm

Stuhia e fuqishme dimërore godet SHBA-në juglindore, parashikohen reshjet më të mëdha të borës ndër vite

Postimi i rradhës

Catherine O’Hara, një ikonë e humorit me zemër të madhe

Postimi i rradhës
Catherine O’Hara, një ikonë e humorit me zemër të madhe

Catherine O’Hara, një ikonë e humorit me zemër të madhe

  • Më të fundit
Heineken paralajmëron 6 mijë pushime nga puna

Heineken paralajmëron 6 mijë pushime nga puna

14 Shkurt, 2026
Pas 25 shkurtit, rregulla të reja për hyrjen në Britani pёr shtetasit me dy pasaporta

Pas 25 shkurtit, rregulla të reja për hyrjen në Britani pёr shtetasit me dy pasaporta

14 Shkurt, 2026
Inflacioni u rrit në janar – çfarë do të thotë kjo për xhepin e qytetarëve

Inflacioni u rrit në janar – çfarë do të thotë kjo për xhepin e qytetarëve

14 Shkurt, 2026
Përplasje në inteligjencën amerikane, emri i Jared Kushner del në një përgjim për Iranin

Përplasje në inteligjencën amerikane, emri i Jared Kushner del në një përgjim për Iranin

14 Shkurt, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Heineken paralajmëron 6 mijë pushime nga puna

Heineken paralajmëron 6 mijë pushime nga puna

14 Shkurt, 2026
Pas 25 shkurtit, rregulla të reja për hyrjen në Britani pёr shtetasit me dy pasaporta

Pas 25 shkurtit, rregulla të reja për hyrjen në Britani pёr shtetasit me dy pasaporta

14 Shkurt, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.