• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Drejtësi-Ligj

KLGJ shqetësohet për “gjuhën e urrejtjes”, por mali i dosjeve po shtohet – Analizë nga Boldnews.al

14 Tetor, 2025
në Drejtësi-Ligj
A A
KLGJ shqetësohet për “gjuhën e urrejtjes”, por mali i dosjeve po shtohet – Analizë nga Boldnews.al

Godina " Poli i Drejtesise" - brenda tij ushtron funksionet Këshilli i Lartë Gjyqësor

18
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Lartë Gjyqësor po e trajton vrasjen tragjike të gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, si një çështje të lidhur ngushtësisht me sigurinë, si edhe bën thirrje për për shmangien e gjuhës së urrejtjes ndaj gjyqësorit në rrjete sociale, pa analizuar dhe sugjeruar zgjidhje për zvarritjen e tejskajlshme të seancave, e cila besohet se është shkaku real i revoltës së publikut ndaj sistemit të drejtësisë.

Të premten e kaluar (10 Tetor 2025), Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh për të diskutuar mbi Deklaratën e Mbledhjes së Gjyqtarëve, të zhvilluar në mesjavën e kaluar. Takimi i trupës së gjyqtarëve të Republikës kishte në fokus sigurinë e tyre dhe institucioneve, si edhe pranimin hapur dhe publikisht nga gjyqtarët të problemeve të theksuara të sistemit me mungesën e gjyqtarëve dhe kohëzgjatjen tej logjikës së proceseve gjyqësore.

KLGJ, sipas deklaratës së bërë publike, është fokusuar tërësisht në marrjen e masave dhe bashkëpunimin ndërinstitucional për forcimin e integritetit fizik të gjyqtarëve në kryerjen e detyrës.

Anëtarët e KLGJ-së nuk rezulton të kenë analizuar aspak situatën me vonesat në dhënien e vendimeve dhe as nuk ka aktivizuar një plan të tij, i cili ka mbetur në letër që prej vitit 2024.

Apatia e Këshillit të Lartë Gjyqësor pason injorimin e plotë të strukturave qeveritare për të ndërmarrë masat e nevojshme dhe urgjente për përmirësimin e cilësisë së vendimmarrjes.

Në fundjavë, Ministria e Brendshme, Albana Koçiu dhe Drejtori i Policisë, Ilir Proda, pushtuan hapësirën mediatike me mesazhin për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit në rrugë të monopatinave, duke dhënë kështu sinjal se shqetësimi i trupës së gjyqtarëve është një çështje që nuk e kanë prioritet.

Sjellje “struci”

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe qeveria kanë vendosur që, të paktën për momentin, të mos trajtojnë zemërimin e qytetarëve ndaj efekteve shkatërruese të Reformës në Drejtësi.

Paketa kushtetuese e ligjore, e miratuar në vitin 2016, është trajtuar shpesh nga kryeministri Edi Rama si “guri i çmuar i kurorës” i mandateve të tij qeverisëse. Ndërkohë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, në përbërje të të cilit janë 5 nga 11 anëtarë të zgjedhur nga shumica parlamentare e socialistëve të Ramës, nuk ka dashur të prishë aureolën e krijuar nga kryeministri, megjithëse sistemi i drejtësisë është në pikën më të ulët.

Në Maj të vitit 2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor, në praninë e përfaqësueve të qeverisë, të Komisionit Parlamentar të Ligjeve dhe partnerëve ndërkombëtarë, prezantoi Strategjinë për Uljen e Stokut të dosjeve në gjykata.

Strategjia e hartuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për uljen e stokut gjigand në sistemin e drejtësisë përmblidhet në së paku tre elementë kryesorë; ndryshime ligjore për të bërë më fleksibël punën e organeve të drejtësisë; rritje e fondeve për gjyqësorin dhe rritje e fondeve për staf administrativ.

Rreth një dekadë nga miratimi i Reformës në Drejtësi, institucionet e shohin sërish zgjidhjen tek pika zero-te ndryshimet ligjore dhe shtimi i fondeve.

Por, edhe këto ndryshime të mundshme, siç sugjerohen në Strategjinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, sërish nuk arrijnë në një zgjidhje përfundimtare.

Sipas projeksioneve të KLGJ-së dhe vetëm nëse plotësohen kushtet për ndryshime ligjore dhe shumë fonde shtesë, stoku i dosjeve mund të ulet ndjeshëm deri në vitin 2030.

Ky është gjithësesi një projeksion, i cili jo domosdoshmërisht do të plotësohet. Dhe këtë e pranon edhe vetë Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili, në tekstin e Strategjisë, shprehet: “Skenari për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura është i arritshëm vetëm nëse plotësohen në mënyrë kumulative e graduale supozimet e mësipërme…”.

Pritshmëria e KLGJ-së, sipas asaj Strategjie, varet nga disa faktorëve, të shprehur me disa “nëqoftëse”.

“Nëse ecuria e numrit të çështjeve të ardhura dhe performanca e gjyqtarëve individualë mbeten të njëjta, atëherë pritet që gjykata të jetë në gjendje të ulë numrin e të gjitha çështjeve të prapambetura në vitin 2027. Në rast se zbatohen masat e tjera shtesë për uljen e numrit dhe parandalimin e çështjeve të prapambetura, si dhe në rast se miratohet në kohë paketa e ndryshimeve ligjore të për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura, pritet që edhe më herët të ndodhë një pakësim i ndjeshëm i çështjeve të prapambetura në këtë gjykatë”, thuhet në Strategjinë e re të KLGJ-së.

“Harrohet” Strategjia

Strategjia, megjithëse me shumë defekte, sërish ka mbetur në letër. Një vit pas miratimit të saj, asgjë nuk ka lëvizur. Përkundrazi, situata është përkeqësuar akoma më shumë.

Procesi kaotik i rivlerësimit (Vetingut) ka vijuar të largojë gjyqtarë nga detyra dhe aktualisht sistemi i drejtësisë punon me rreth 50 përqind të organikës së miratuar.

Shkolla e Magjistraturës po nxjerr gjyqtarë me pikatore, edhe ata, shumica dërrmuese me prejardhje nga administrata publike e qeverisë “Rama”. Numri i ndihmësve ligjorë vijojnë të jetë tejet i ulët dhe nuk u përgjigjet aspak nevojave të gjyqësorit.

Infrastruktura, përfshirë godinat dhe ambjentet ndihmëse, janë në kushtet më të vështira të mundshme, gjë që, fatkeqësisht, u konfirmua me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

E gjithë kjo katrahurë ka ndikuar që proceset gjyqësore të zgjasin për shumë vite, aq sa duket e pamundur që vendimi të merret brenda afatit të një brezi njerëzor.

(Marrё nga: Boldnews.al, https://boldnews.al/2025/10/13/zvarritja-e-gjyqeve-klgj-shqetesohet-per-gjuhen-e-urrejtjes-por-mali-i-dosjeve-po-shtohet/)

Postimi i mëparshëm

Tenisti Valentin Vacherot përjeton përallën e tij në Shangai: nga i 204 në botë – del në finale me kushëririn dhe e mund

Postimi i rradhës

Tre ekonomistë marrin Nobelin për idenë që revolucionarizon zhvillimin: si inovacioni nxit rritjen dhe shkatërron të vjetrën

Postimi i rradhës
Tre ekonomistë marrin Nobelin për idenë që revolucionarizon zhvillimin: si inovacioni nxit rritjen dhe shkatërron të vjetrën

Tre ekonomistë marrin Nobelin për idenë që revolucionarizon zhvillimin: si inovacioni nxit rritjen dhe shkatërron të vjetrën

  • Më të fundit
Sekreti mesdhetar për ta mbajtur shtëpinë të freskët gjatë valëve të të nxehtit

Sekreti mesdhetar për ta mbajtur shtëpinë të freskët gjatë valëve të të nxehtit

29 Maj, 2026
NATO: “Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”

NATO: “Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”

29 Maj, 2026
A po e “vret” Brukseli konkurrencën e lirë në Shqipëri?

A po e “vret” Brukseli konkurrencën e lirë në Shqipëri?

29 Maj, 2026
Çfarë tregojnë 50 vite studime për lumturinë e prindërve qё rrisin fёmijё vetëm

Çfarë tregojnë 50 vite studime për lumturinë e prindërve qё rrisin fёmijё vetëm

29 Maj, 2026

Postimet e fundit

Sekreti mesdhetar për ta mbajtur shtëpinë të freskët gjatë valëve të të nxehtit

Sekreti mesdhetar për ta mbajtur shtëpinë të freskët gjatë valëve të të nxehtit

29 Maj, 2026
NATO: “Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”

NATO: “Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”

29 Maj, 2026
A po e “vret” Brukseli konkurrencën e lirë në Shqipëri?

A po e “vret” Brukseli konkurrencën e lirë në Shqipëri?

29 Maj, 2026
Çfarë tregojnë 50 vite studime për lumturinë e prindërve qё rrisin fёmijё vetëm

Çfarë tregojnë 50 vite studime për lumturinë e prindërve qё rrisin fёmijё vetëm

29 Maj, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Sekreti mesdhetar për ta mbajtur shtëpinë të freskët gjatë valëve të të nxehtit

Sekreti mesdhetar për ta mbajtur shtëpinë të freskët gjatë valëve të të nxehtit

29 Maj, 2026
NATO: “Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”

NATO: “Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”

29 Maj, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.