• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Shënim

Neni antiseks i udhëtimeve jashtë Shqipërisë – merak qytetar apo qeveritar?

31 Janar, 2026
në Shënim
Neni antiseks i udhëtimeve jashtë Shqipërisë – merak qytetar apo qeveritar?

Foto: Kolazh AI

2.6k
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Buja e nenit të seksit në udhëtime, përfshiu opinionin publik ditët e fundit. Diskutime dhe batuta nga të gjithë, përveç se prej atyre 84 deputetëve miratues të këtij neni.

Në të vërtetë, ky nen penalizon dhe duhet të frikësojë më shumë ata që e miratuan sesa qytetarët që tallen me të. Për sa i përket banditëve të prostitucionit, ata nuk do të frenohen për sa kohë nuk u frenuan nga ashpërsimi i neneve të “drogës”, armëmbajtjes pa leje etj.

Neni që u miratua është ky:

Neni 108/b

Organizimi i udhëtimeve për qëllime seksuale

Organizimi i udhëtimeve për të tjerë, përkundrejt shpërblimit apo jo, me qëllim kryerjen e ndonjë prej veprave penale të parashikuara në këtë seksion ose në nenet 114, 114/a/1 dhe 117, pavarësisht parashikimeve ligjore përkatëse në vendin për ku organizohet udhëtimi, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet.

Nëse kjo veprimtari kryhet nga personi juridik, gjykata, krahas dënimeve të tjera për të, vendos edhe mbarimin e personit juridik.

Dy nenet e tjera 114 dhe 117 me të cilat “bashkëpunon” neni i ri lidhen me shfrytëzimin e prostitucionit dhe pornografinë.

Pra, neni 108/b qё i shtohet Kodit Penal, e që deri tani dënonte prostitucionin dhe pornografinë, tashmë do dënojë nga 2 deri 6 vjet burgim edhe ata që organizojnë udhëtime “me qëllim shfrytëzimin seksual kundrejt pagesës dhe për llogari të të tjerëve”.

Nëse prostitucioni përfshinte shtytjen, ndërmjetësimin ose marrjen e shpërblimit për “vizitat e seksit”, tani shtohen edhe “udhëtimet e seksit”.

Meqenëse linja ajrore Tiranë–Dubai është krijuar më shumë për organizime udhëtimesh seksi sesa turizmi apo pune, parlamentarët tanë menduan të shtojnë një nen në Kodin Penal sesa të ndërpresin përkohësisht linjën direkte të fluturimit.

Një “boom” ka pësuar edhe “turizmi amerikanolatin dhe aziatik i seksit”. Me qindra shtëpi seksi “Airbnb” janë mbushur në Tiranë dhe qytetet kryesore me këtë lloj turizmi dy-tre vitet e fundit.

Edhe ky “boom” pretendohet të goditet nga neni i seksit 108/b i Kodit Penal, megjithëse me shumë gjasa ka të goditet boomi turistik i shqiptarëve që lëshojmë shtëpitë dhe kthinat e tyre me qira, pse jo edhe për seks, sesa organizatorët e tyre të padukshëm.

Kategoria më e drejtpërdrejtë që godet neni “antiseks” janë qeveritarët, zyrtarët e lartë e të larmishëm të shtetit, që udhëtojnë jashtë shtetit, drejt Evropës, Lindjes së Mesme apo të Largët, drejt Karaibeve, Amerikës Latine, më rrallë nëpër kontinentin aziatik.

Nëse nga një delegacion zyrtar ose qeveritar që udhëton jashtë Shqipërisë për vizitë pune, shkëputet ndonjë vajzë apo grua për një takim seksi, kjo përbën tashmë vepër penale.

Nëse dikush sjell vajza nga Amerika Latine për udhëtime seksi në Shqipëri, i njëjti shembull vlen edhe për të anasjelltën, ku në vend të organizatorit individ ose agjencisё turistike, do kemi një individ të veshur me pushtet apo agjenci shtetërore. Tipologjia është e njëjtë me ndryshimin e vetëm destinacionin.

Çfarë do të ndodhte nëse një vajzë apo grua e delegacionit shtetëror do kapej nga agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnere, duke kryer aktivitet seksual në një vizitë pune në hotelet e Brukselit, Parisit apo Dubait? Po me organizatorin e vizitës që mund të jetë një nivel shumë i lartë në hierarkinë e shtetit?

Kjo mbetet për t’u parë. E rëndësishme është që udhëtarët, qytetarët e thjeshtë të udhëtimeve turistike jashtë Shqipërisë, nuk kanë asnjë arsye të merakosen apo të pyesin nëse preken nga ky nen i ri antiseks – zyrtarët e shtetit po!

Postimi i mëparshëm

Dënim publik ekstrem në Indonezi: çiftit i jepen 140 goditje me bastun për seks jashtë martesës dhe alkool

Postimi i rradhës

E dielë ora 09:00: A do lirohet nga burgu Erion Veliaj?

Postimi i rradhës
E dielë ora 09:00: A do lirohet nga burgu Erion Veliaj?

E dielë ora 09:00: A do lirohet nga burgu Erion Veliaj?

  • Më të fundit
“Mashtruesi” apo “Avokati i Popullit”? Një “Fake news” me tituj ndërkombëtarë

“Mashtruesi” apo “Avokati i Popullit”? Një “Fake news” me tituj ndërkombëtarë

15 Shkurt, 2026
Stilistja legjendare e “Hello Kitty” jep dorëheqjen pas 46 vitesh

Stilistja legjendare e “Hello Kitty” jep dorëheqjen pas 46 vitesh

14 Shkurt, 2026
Si Hallouini e treti Festën e Kombit

Autokrati i mirë, si burgu pa mure!

14 Shkurt, 2026
Heineken paralajmëron 6 mijë pushime nga puna

Heineken paralajmëron 6 mijë pushime nga puna

14 Shkurt, 2026

Postimet e fundit

“Mashtruesi” apo “Avokati i Popullit”? Një “Fake news” me tituj ndërkombëtarë

“Mashtruesi” apo “Avokati i Popullit”? Një “Fake news” me tituj ndërkombëtarë

15 Shkurt, 2026
Stilistja legjendare e “Hello Kitty” jep dorëheqjen pas 46 vitesh

Stilistja legjendare e “Hello Kitty” jep dorëheqjen pas 46 vitesh

14 Shkurt, 2026
Si Hallouini e treti Festën e Kombit

Autokrati i mirë, si burgu pa mure!

14 Shkurt, 2026
Heineken paralajmëron 6 mijë pushime nga puna

Heineken paralajmëron 6 mijë pushime nga puna

14 Shkurt, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

“Mashtruesi” apo “Avokati i Popullit”? Një “Fake news” me tituj ndërkombëtarë

“Mashtruesi” apo “Avokati i Popullit”? Një “Fake news” me tituj ndërkombëtarë

15 Shkurt, 2026
Stilistja legjendare e “Hello Kitty” jep dorëheqjen pas 46 vitesh

Stilistja legjendare e “Hello Kitty” jep dorëheqjen pas 46 vitesh

14 Shkurt, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.