• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Lajme Shqipëria

“El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

2 Shkurt, 2026
në Shqipëria
“El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë
16
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Përballë turizmit masiv në destinacionet klasike evropiane, vende si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bullgaria po fitojnë terren në mesin e turistëve që kërkojnë pushime më të lira dhe më pak të populluara, shkruan Elena Horrillo në një artikull të botuar në të përditshmen spanjolle “El Pais”.

Vendet e Ballkanit vazhdojnë të thyejnë rekordin me numrin e lartë të turistëve. Më shumë se 1,1 miliardë turistë udhëtuan në vendet ballkanike midis janarit dhe shtatorit 2025, sipas raportit të fundit të Barometrit Botëror të Turizmit të kryer nga OKB-ja për Turizmin. Të dhënat treguan se numri i turistëve ishte 5% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2024 dhe 3% më shumë se në vitin 2019, vitin para pandemisë. E gjithë kjo, për shkak të inflacionit të lartë në shërbimet turistike dhe situatës gjeopolitike globale që nuk është aspak e qetë. Pushimet në destinacione më të përballueshme dhe më pak të mbushura me turistë, të cilat kanë qenë gjithmonë nën radarin e vizitorëve, tani po renditen gjithnjë e më shumë mes vendeve të preferuara të turistëve.

Sipas raportit të fundit të “Skyscanner”, dëshira për të udhëtuar jashtë vendit vazhdon të rritet, por më shumë se një e treta e turistëve (34%) kërkojnë në mënyrë aktive të shmangin zonat e mbipopulluara dhe 31% planifikojnë të vizitojnë vende të njohura, por vetëm jashtë sezonit turistik. Një përqindje e ngjashme e turistëve thotë se mbipopullimi ka ndikuar negativisht në përvojën e tyre të udhëtimit.

Në sferën e pushimeve të fundjavës ose pushimeve tre ose katër ditore – sipas “eDreams”, turistët po shikojnë drejt destinacioneve evropiane më të përballueshme, por më pak turistike, dhe kjo mbetet një trend në rritje. Duke pasur parasysh këta faktorë, Ballkani po e vendos veten si një destinacion në zhvillim në hartën e turizmit.

Sipas të dhënave të ofruara nga “Booking.com”, të gjitha destinacionet në këtë rajon kanë potencial të konsiderueshëm rritjeje deri në vitin 2026, veçanërisht gjatë muajve të verës. Bullgaria kryeson, me një rritje prej 44% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2025, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut, me 35%. Kosova (23%), Shqipëria (20%), Mali i Zi (17%) dhe Serbia, me 3%. Jo çuditërisht, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është ndër destinacionet e zgjedhura nga “Skyscanner” me çmimet më të përballueshme prej disa muajsh, dhe Shkupi, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, është një nga vendet e rekomanduara për vitin 2026 – pasi kombinon në mënyrë të përkryer sharmin oriental të pazarit të vjetër osman me një qendër monumentale neoklasike të rinovuar.

Shqipëria

E njohur si Toka e Shqiponjave, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më popullore. Nuk është çudi, që në vitin 2025 ajo priti 12 milionë turistë, një shifër pothuajse pesë herë më e madhe se popullsia e saj.

Tirana i bashkohet listës së kryeqyteteve evropiane më të vizituara nga turistët, pjesërisht falë aeroportit që ndodhet atje. Turistët mund të bëjnë një shëtitje nëpër Sheshin Skënderbej, sheshin kryesor të qytetit, të vizitojnë Xhaminë Et’hem Behut, Muzeun Kombëtar ose Bibliotekën Kombëtare.

Megjithatë, nëse ka një vend që ia vlen vërtet të eksplorohet, është Bunk’Art 2, një bunker bërthamor i shndërruar në muze për të përkujtuar epokën e diktaturës së Enver Hoxhës. Shqipëria gjithashtu krenohet me thesare arkeologjike si Parku Arkeologjik i Butrintit – me banjot termale dhe teatrin romak – dhe qytete të bukura historike si Berati dhe Gjirokastra.

Nëse jeni duke kërkuar një vend të izoluar, Thethi është porta hyrëse për në Alpet Shqiptare dhe fshatin e bukur të Valbonës. Megjithatë, padyshim një numër më i madh turistësh tërhiqen nga Riviera Shqiptare, falë plazheve të saj magjepsëse. E ashtuquajtura Riviera Shqiptare, në jugperëndim dhe e lagur nga deti Jon, shtrihet midis Vlorës dhe Sarandës me ujëra të kristalta, bukuri natyrore mahnitëse dhe çmime të arsyeshme. Vendet kryesore përfshijnë Ksamilin, Gjirin e Dafinës dhe Syrin e Kaltër, një burim që, krenohet me ujërat mbresëlënëse ngjyrë bruz.

(Burimi: ATSH/El Pais)

Postimi i mëparshëm

Filmi kosovar “Shame and Money” triumfon në “Sundance”, fiton Çmimin e Madh të Jurisë

Postimi i rradhës

Jemi zyrtarisht mё tё varfёrit e Europёs

Postimi i rradhës
Jemi zyrtarisht mё tё varfёrit e Europёs

Jemi zyrtarisht mё tё varfёrit e Europёs

  • Më të fundit
Heineken paralajmëron 6 mijë pushime nga puna

Heineken paralajmëron 6 mijë pushime nga puna

14 Shkurt, 2026
Pas 25 shkurtit, rregulla të reja për hyrjen në Britani pёr shtetasit me dy pasaporta

Pas 25 shkurtit, rregulla të reja për hyrjen në Britani pёr shtetasit me dy pasaporta

14 Shkurt, 2026
Inflacioni u rrit në janar – çfarë do të thotë kjo për xhepin e qytetarëve

Inflacioni u rrit në janar – çfarë do të thotë kjo për xhepin e qytetarëve

14 Shkurt, 2026
Përplasje në inteligjencën amerikane, emri i Jared Kushner del në një përgjim për Iranin

Përplasje në inteligjencën amerikane, emri i Jared Kushner del në një përgjim për Iranin

14 Shkurt, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Heineken paralajmëron 6 mijë pushime nga puna

Heineken paralajmëron 6 mijë pushime nga puna

14 Shkurt, 2026
Pas 25 shkurtit, rregulla të reja për hyrjen në Britani pёr shtetasit me dy pasaporta

Pas 25 shkurtit, rregulla të reja për hyrjen në Britani pёr shtetasit me dy pasaporta

14 Shkurt, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.