• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Lajme Bota

Demokratët akuzojnë Trump për ndërhyrje në zgjedhje: Si funksionon sistemi amerikan dhe pse po rriten tensionet

9 Shkurt, 2026
në Bota
Demokratët akuzojnë Trump për ndërhyrje në zgjedhje: Si funksionon sistemi amerikan dhe pse po rriten tensionet
9
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Liderët demokratë në SHBA po paralajmërojnë për një përplasje të fortë politike përpara zgjedhjeve të mesmandatit, duke akuzuar presidentin Donald Trump se po përpiqet të ndërhyjë në procesin zgjedhor. Hakeem Jeffries, udhëheqësi demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve, deklaroi se partia e tij “nuk do ta lejojë” një gjë të tillë të ndodhë.

“Ajo që Donald Trump dëshiron të bëjë është të përpiqet të shtetëzojë zgjedhjet – thёnё mё troҫ: t’i vjedhë ato. Dhe ne nuk do ta lejojmë,” tha Jeffries në një intervistë për CNN.

Si funksionon sistemi zgjedhor në SHBA?

Ndryshe nga shumë vende europiane, zgjedhjet në SHBA nuk administrohen nga qeveria qendrore apo presidenti. Kushtetuta ua jep këtë përgjegjësi shteteve federale, të cilat vendosin rregullat, organizojnë votimin dhe numërojnë votat. Kongresi mund të miratojë disa standarde për zgjedhjet federale, por presidenti nuk ka autoritet të drejtpërdrejtë mbi procesin.

Zgjedhjet e mesmandatit zhvillohen çdo katër vjet në mes të mandatit presidencial dhe shërbejnë për të rinovuar të gjithë Dhomën e Përfaqësuesve dhe një pjesë të Senatit. Ato konsiderohen një test i madh për administratën në pushtet dhe shpesh ndryshojnë balancat politike në Washington.

Pse po ngrihen këto akuza?

Komentet e Jeffries erdhën pasi Trump deklaroi se republikanët duhet të “marrin në dorë votimin”, një fjali që ka shtuar frikën se ai mund të kërkojë më shumë kontroll federal mbi zgjedhjet.

Demokratët thonë se kanë bllokuar deri tani disa nisma që sipas tyre synonin të rrisnin ndikimin politik, përfshirë përpjekjet për federalizimin e Gardës Kombëtare dhe rivizatimin e distrikteve elektorale në favor të republikanëve.

Ndërkohë, administrata Trump prej muajsh ka ngritur dyshime mbi integritetin e zgjedhjeve duke paditur disa shtete dhe duke pretenduar se listat e votuesve nuk po menaxhohen siç duhet.

Një nga episodet më të debatueshme ishte bastisja e zyrës zgjedhore në qarkun Fulton të Georgias nga FBI, ku u sekuestruan fletëvotime dhe materiale të tjera që lidhen me zgjedhjet e vitit 2020. Edhe pse akuzat për mashtrim janë rrëzuar vazhdimisht, Trump ka vijuar t’i përsërisë ato.

Kritika edhe për gjuhën dhe retorikën

Jeffries dënoi gjithashtu refuzimin e Trump për të kërkuar falje pas një postimi racist në rrjetin Truth Social, ku Barack dhe Michelle Obama paraqiteshin si majmunë. Postimi u fshi nga Shtëpia e Bardhë, e cila tha se ishte publikuar nga një anëtar i stafit.

“Ai duhet patjetër të kërkojë falje. Ishte një video e neveritshme,” tha Jeffries, duke shtuar se edhe disa republikanë e dënuan sjelljen e presidentit.

Frikë për përmbysje të rezultatit

Senatori Adam Schiff deklaroi se Trump “synon plotësisht të përpiqet të përmbysë zgjedhjet” dhe mund të ndërmarrë hapa për të shtypur votimin nëse humbet.

“Mesazhi është i qartë: ‘Nuk do të pranojmë zgjedhje ku humbasim’,” tha ai.

Edhe senatori Mark Warner shprehu shqetësim për praninë e drejtoreshёs së inteligjencës kombëtare, Tulsi Gabbard, gjatë bastisjes në Fulton, duke theksuar se detyra e saj është të merret me kërcënime të huaja dhe jo me qytetarët amerikanë.

“Frika ime është se Trump sheh erërat politike të kthehen kundër tij dhe do të përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet e vitit 2026,” u shpreh Warner.

Një përballje që sapo ka nisur

Me zgjedhjet që afrohen, retorika politike në SHBA po ashpërsohet dhe dyshimet mbi procesin zgjedhor rrezikojnë të thellojnë ndarjet mes partive. Demokratët këmbëngulin se votimi do të jetë “i lirë dhe i ndershëm”, ndërsa republikanët flasin për nevojën e reformave.

Në thelb, beteja nuk është vetëm për votat, por për besimin tek sistemi – një element kyç për demokracinë amerikane që shpesh shërben si model për pjesën tjetër të botës.

Postimi i mëparshëm

Banorët e Baks-Rrjollit nuk tërhiqen: Paralajmërojnë përshkallëzim të protestave kundër resortit turistik

Postimi i rradhës

20 vite burg për manjatin e medias Jimmy Lai – dënimi që simbolizon goditjen ndaj lirive në Hong Kong

  • Më të fundit
Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

25 Shkurt, 2026
Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

25 Shkurt, 2026
“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

25 Shkurt, 2026
SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

25 Shkurt, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

25 Shkurt, 2026
Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

25 Shkurt, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.