• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Drejtësi-Ligj

Skandali vazhdon: ILD-ja njё ekip i pёrgjysmuar “breshkash” qё paguhen sikur tё jenё kope me leopardё

11 Shkurt, 2026
në Drejtësi-Ligj
Skandali vazhdon: ILD-ja njё ekip i pёrgjysmuar “breshkash” qё paguhen sikur tё jenё kope me leopardё
2.3k
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka miratuar më 30 janar 2026 planin e inspektimeve në prokurori dhe gjykata për këtë vit, por vendimi vjen nga një mbledhje që literalisht ishte gjysmake.

Sipas faqes zyrtare të institucionit, Mbledhja e Përgjithshme e Inspektorëve duhet të përbëhet nga 20 anëtarë. Në fakt, vetëm gjysma e tyre janë në detyrë. A nuk ёshtё skandal i pamatё qё janё akoma vetёm 10?

Inspektorët magjistratë: Daniela Sulaj, Elena Pelushi, Elsa Miha, Julian Zonja dhe Lindita Ziguri – ndërsa 5 pozicione janë vakante.
Inspektorët jo magjistratë: Albert Kazia, Erjena Bashari, Eugen Nasufi, Joana Sorraj dhe Periand Teta – edhe këtu, 5 vende bosh.

Pra, institucioni që duhet të kontrollojë drejtësinë funksionon me 50% të kapaciteteve, por miraton plane vjetore sikur gjithçka të ishte në rregull.

ILD deklaron se inspektimet tematike dhe institucionale do të jenë sërish instrumenti për të “matur eficencën e drejtësisë”. Përkthyer ndryshe: qytetarët mund të vazhdojnë të ankohen, por prioritet mbeten inspektimet që zgjasin me muaj – ndërsa ankesat, si zakonisht, do të arkivohen.

Vetë institucioni pranon se shumica e pretendimeve lidhen me vendimmarrje të padrejta, zvarritje gjykimesh, vonesa hetimore dhe mosdorëzim vendimesh. Maksimumi që është bërë? Janë analizuar dhe kategorizuar.

ILD njofton gjithashtu se, “sipas traditës”, u ka kërkuar institucioneve të drejtësisë sugjerime për tematika inspektimi. Tradita, duket, respektohet me përpikëri – ligji jo dhe aq.

Nga këto propozime u miratuan 9 inspektime për 12 muaj, për një sistem drejtësie që vuan nga mbingarkesa dhe mosbesimi publik.

Por më domethënëse janë afatet.

  • Në Gjykatën e Korçës do të inspektohen vetëm 3 muaj pune, por kontrolli do të zgjasë rreth 7 muaj e gjysmë.
  • Në Gjykatën e Elbasanit, sërish për një tremujor, ILD i ka dhënë vetes 8 muaj e gjysmë kohë.
  • Për shortin elektronik në vetëm tre gjykata – Gjirokastër, Lezhë dhe Vlorë – parashikohet pothuajse një vit i plotë inspektim.
  • Për kallëzimet ndaj policisë dhe punonjësve të burgjeve, kontrolli do të zgjasë nga shkurti deri në dhjetor. A është vërtet kjo emergjenca që kërkon një vit inspektim?
  • Edhe për zëvendësimin e prokurorëve nevojitet pothuajse e gjithë 2026-a.
  • Për një inspektim infrastrukture në Gjykatën e Apelit janë rezervuar rreth 8 muaj.

Dy kontrolle të tjera do të “ndjekin rekomandimet” e inspektimeve të mëparshme – me afate po aq të shtrira.

Në thelb, ILD ka ndërtuar një program që reklamohet si i rёndёsishёm, por që shtrihet aq gjatë në kohë sa rrezikon të humbasë çdo ndjesi urgjence, gjetjeje dhe rekomandimesh qё duhen reflektuar. Një plan më shumë për të treguar se punohet, sesa për të bindur se problemet zgjidhen.

Dhe ndërsa institucioni shpall me pompozitet kalendarin e ri, vetëm pak ditë më parë – më 6 shkurt – njoftoi me të njëjtin seriozitet se ka përfunduar verifikimin për zbatimin e amnistisë së vitit 2024.

Po, 2024!

Verifikimi nxori një listë problematikash që do të shqetësonin çdo sistem funksional drejtësie: konfuzion në interpretimin e ligjit, mosveprim të prokurorëve, mënyra të ndryshme zbatimi nga gjykatat, diferenca datash, mospërputhje dokumentesh dhe mungesë regjistrimesh.

Pra, ndërsa qeveria miratoi amnistinё 2026 pёr ta kaluar nё Kuvend, ILD sapo ka kuptuar se zbatimi i asaj të dy viteve më parë ka pasur probleme serioze.

Në fund, nga kёto dy njoftime tё ILD, tё gjithё kuptuam se drejtësia kontrollohet me gjysmë stafi, inspektimet zgjasin pothuajse sa një mandat dhe raportet dalin me vonesë kronike.

Me këto ritme, nuk do të ishte çudi që rezultatet e planit të inspektimeve për 2026 të mësohen diku rreth vitit 2029.

Deri atëherë, qytetarëve u mbetet vetëm durimi, ndёrsa inspektorёve tё ILD-sё dhe “bariut” tё tyre u mbeten goxha rroga tё Reformёs nё Drejtёsi nё xhep!

Postimi i mëparshëm

Reuters: Protesta kundër qeverisë në Tiranë pas hetimit për korrupsion ndaj zv.kryeministres Balluku

Postimi i rradhës

Studimi i ri: Aloe vera mund të ndihmojë në luftën kundër Alzheimerit, por shkencëtarët kërkojnë kujdes

  • Më të fundit
Pas 25 shkurtit, rregulla të reja për hyrjen në Britani pёr shtetasit me dy pasaporta

Pas 25 shkurtit, rregulla të reja për hyrjen në Britani pёr shtetasit me dy pasaporta

14 Shkurt, 2026
Inflacioni u rrit në janar – çfarë do të thotë kjo për xhepin e qytetarëve

Inflacioni u rrit në janar – çfarë do të thotë kjo për xhepin e qytetarëve

14 Shkurt, 2026
Përplasje në inteligjencën amerikane, emri i Jared Kushner del në një përgjim për Iranin

Përplasje në inteligjencën amerikane, emri i Jared Kushner del në një përgjim për Iranin

14 Shkurt, 2026
Sydney ndalon hyrjen në autobus me rroba banjo pas ankesave për “mungesë etike”

Sydney ndalon hyrjen në autobus me rroba banjo pas ankesave për “mungesë etike”

14 Shkurt, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Pas 25 shkurtit, rregulla të reja për hyrjen në Britani pёr shtetasit me dy pasaporta

Pas 25 shkurtit, rregulla të reja për hyrjen në Britani pёr shtetasit me dy pasaporta

14 Shkurt, 2026
Inflacioni u rrit në janar – çfarë do të thotë kjo për xhepin e qytetarëve

Inflacioni u rrit në janar – çfarë do të thotë kjo për xhepin e qytetarëve

14 Shkurt, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.