• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

Skandali Epstein: Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Princin Andrew

10 Shkurt, 2026
në Aktualitet, Bota
Mbreti Charles jep mesazh televiziv për betejën me kancerin dhe shpresën e shërimit
8
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Mbreti Charles III është shprehur i gatshëm të “ofrojë mbështetje të plotë”, nëse kërkohet, për autoritetet britanike që po vlerësojnë rëndësinë e mundshme kriminale të informacioneve konfidenciale që ish-Princi Andrew dyshohet se ka ndarë me financierin e diskredituar Jeffrey Epstein gjatë viteve kur shërbente si emisar tregtar për qeveritë britanike në Azi.

Njoftimi erdhi përmes një deklarate të pazakontë nga Pallati Buckingham, ku theksohet se monarku ka “demonstruar tashmë shqetësimin e tij të thellë” me masa të paprecedenta për të distancuar institucionin nga skandali që vazhdon të rëndojë mbi familjen mbretërore.

Edhe Princi William dhe Princesha Kate shprehën publikisht “shqetësim të thellë” për zbulimet e vazhdueshme që dalin nga dosjet e çështjes Epstein, duke theksuar se mendimet e tyre janë me viktimat. Megjithatë, në deklaratën e tyre nuk përmendet drejtpërdrejt Andrew, ndonëse referencat për “turpërimet e shumta” lënë të kuptohet pesha që ky rast po ushtron mbi reputacionin ndërkombëtar të monarkisë.

Ndërkohë, zhvillime të rëndësishme po ndodhin edhe në SHBA dhe Britani. Ghislaine Maxwell, ish-partnerja dhe bashkëpunëtorja e Epstein, e dënuar me 20 vjet burg për ndihmën në abuzimin seksual të të miturve, refuzoi të dëshmojë para Dhomës së Pёrfaqёsuesve në një seancë me dyer të mbyllura, duke ushtruar të drejtën për të heshtur për të shmangur vetë-inkriminimin. Avokatët e saj kanë bërë të ditur se ajo do të flasë vetëm nëse i garantohet një falje presidenciale.

Në fund të shkurtit pritet të dëshmojnë edhe Bill dhe Hillary Clinton, ndërsa vazhdon debati nëse dëshmia e tyre duhet të jetë publike apo konfidenciale. Republikanët preferojnë dyer të mbyllura, mes frikës se pyetjet mund të kenë pasoja politike edhe për Donald Trump.

Dokumente të reja të publikuara nga drejtësia amerikane sugjerojnë se Maxwell ka ndihmuar Bill Clinton në krijimin dhe financimin e nismave filantropike pas presidencës së tij, por përpara se Epstein të paditej në Florida në vitin 2006. Zbulimet kanë hapur një “kuti Pandore” me pasoja që, sipas analistëve, po ndihen më fort jashtë SHBA-së.

Në Britaninë e Madhe, lidhjet e Princit Andrew dhe të ish-ambasadorit në SHBA, Peter Mandelson, me Epstein po tronditin njëkohësisht familjen mbretërore dhe qeverinë laburiste. Mandelson, një figurë e rëndësishme e epokës së Tony Blair, u rikthye në skenën diplomatike nga kryeministri Keir Starmer, pavarësisht polemikave për kontaktet e tij me Epstein, dhe tashmë është përfshirë në një hetim penal nga Scotland Yard.

Kriza ka prodhuar edhe pasoja politike: shefi i stafit të Starmer, Morgan McSweeney, ka dhënë dorëheqjen, i ndjekur nga drejtori i komunikimit Tim Allan. Kryeministri është përballur me presion të shtuar, madje edhe me thirrje për dorëheqje nga lideri i Laburistëve skocezë, Anas Sarwar, duke e detyruar të kërkojë mbështetjen e grupit parlamentar për të ruajtur autoritetin.

Tërmeti i dosjeve Epstein nuk ndalet vetëm në Londër. Në Norvegji, policia ka hapur një hetim për korrupsion të rënduar ndaj diplomates Mona Juul dhe bashkëshortit të saj Terje Rød-Larsen, të dy të njohur për rolin e tyre në negociatat që çuan në Marrëveshjet e Oslos. Të dy dyshohen për lidhje të kaluara me Epstein.

Në të njëjtën kohë, po shtohen spekulimet se financierin e ndjerë mund ta kenë kontaktuar ose përdorur agjenci të ndryshme inteligjence – nga CIA te Mossad dhe FSB – çka rrit pritshmëritë për zbulime të tjera tronditëse, ndërsa parlamentarët pritet të kenë akses në versione të paredaktuara të dosjeve.

Me hetimet që po zgjerojnë rrethin e emrave të përfshirë dhe me institucionet që po detyrohen të reagojnë publikisht, çështja Epstein po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një krizë ndërkombëtare reputacioni – duke vënë në provë jo vetëm monarkinë britanike, por edhe stabilitetin politik në disa vende perëndimore.

Postimi i mëparshëm

Thirrja e pazakontë e Policisë për protestën e nesërme: Qytetarët të shmangin zonën dhe të distancohen nga veprimet e paligjshme

Postimi i rradhës

Çfarë fshihet pas teshtitjes? Kur është normale dhe kur duhet të shqetësoheni

Postimi i rradhës
Çfarë fshihet pas teshtitjes? Kur është normale dhe kur duhet të shqetësoheni

Çfarë fshihet pas teshtitjes? Kur është normale dhe kur duhet të shqetësoheni

  • Më të fundit
Ditë “dorëheqjesh” në Tiranë: Largohet edhe Agaçi – lё pas “rojen” e tij Elsonida Rama

Ditë “dorëheqjesh” në Tiranë: Largohet edhe Agaçi – lё pas “rojen” e tij Elsonida Rama

13 Shkurt, 2026
Merz godet Trump: “Rendi ndërkombëtar nuk ekziston më”

Merz godet Trump: “Rendi ndërkombëtar nuk ekziston më”

13 Shkurt, 2026
SpaceX dërgon katër astronautë drejt hapёsirёs për t’i dhënë fund mungesës së stafit

SpaceX dërgon katër astronautë drejt hapёsirёs për t’i dhënë fund mungesës së stafit

13 Shkurt, 2026
Dyshja franceze fiton medaljen mes akuzave për abuzim

Dyshja franceze fiton medaljen mes akuzave për abuzim

13 Shkurt, 2026

Postimet e fundit

Ditë “dorëheqjesh” në Tiranë: Largohet edhe Agaçi – lё pas “rojen” e tij Elsonida Rama

Ditë “dorëheqjesh” në Tiranë: Largohet edhe Agaçi – lё pas “rojen” e tij Elsonida Rama

13 Shkurt, 2026
Merz godet Trump: “Rendi ndërkombëtar nuk ekziston më”

Merz godet Trump: “Rendi ndërkombëtar nuk ekziston më”

13 Shkurt, 2026
SpaceX dërgon katër astronautë drejt hapёsirёs për t’i dhënë fund mungesës së stafit

SpaceX dërgon katër astronautë drejt hapёsirёs për t’i dhënë fund mungesës së stafit

13 Shkurt, 2026
Dyshja franceze fiton medaljen mes akuzave për abuzim

Dyshja franceze fiton medaljen mes akuzave për abuzim

13 Shkurt, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Ditë “dorëheqjesh” në Tiranë: Largohet edhe Agaçi – lё pas “rojen” e tij Elsonida Rama

Ditë “dorëheqjesh” në Tiranë: Largohet edhe Agaçi – lё pas “rojen” e tij Elsonida Rama

13 Shkurt, 2026
Merz godet Trump: “Rendi ndërkombëtar nuk ekziston më”

Merz godet Trump: “Rendi ndërkombëtar nuk ekziston më”

13 Shkurt, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.