• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Sport

Federata e “inkriminuar” e Futbollit: Armand Duka, pa rival. Arben Dervishaj “konkurron” me inceneratorin

16 Shkurt, 2026
në Sport
Federata e “inkriminuar” e Futbollit: Armand Duka, pa rival. Arben Dervishaj “konkurron” me inceneratorin
7
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa presidenti rikonfirmohet pa garë, kandidatura e Arben Dervishajt rikthen hijen e aferës së inceneratorëve në zemër të futbollit shqiptar dhe ngre pyetjen mbi standardet morale të drejtimit të FSHF-së…

Sot, Federata Shqiptare e Futbollit zhvillon zgjedhjet. Garë për president nuk ka, sepse Armand Duka nuk ka rival. I fundit që donte t’i merrte postin vdiq. Ai do të zgjidhet unanimisht me “83” vota, por për karrierën e tij “presidenciale”, që fillon me Erzenin e Shijakut, do të flitet herën tjetër.

Zgjedhje reale me votim do të bëhen për Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së, që është organi më i lartë kolegjial, i cili merr vendime gjatë periudhave mes dy Asambleve. Ai zgjidhet nga Asambleja e Përgjithshme dhe përbëhet nga 11 anëtarë. Aktualisht, deri sot, ky komitet ka Armand Dukën (President), Lutfi Nuriun (Zv/President i parë), Arben Dervishajn (Zv/President i dytë) dhe 8 anëtarë të tjerë. Përveç presidentit të paprekshëm, të tjerët do të konkurrojnë. Mes tyre, sërish Arben Dervishaj, një personazh i përmendur për afera në sektorin e drejtësisë, që kalon si hije në sektorin sportiv.

Kandidati Dervishaj, nën hijen e Dukës, spikat jo për vizion sportiv apo kontribut në fushën e futbollit, por për një realitet që shkon përtej sportit, përballjen me drejtësinë. Emri i tij u diskutua shpesh herë kur doli në aferën e inceneratorëve.

I hetuar nga SPAK, i arrestuar, i pandehur, i izoluar në IEVP Durrës, i liruar nga burgu prej GJKKO-së dhe Apelit të saj, për akuza të rënda penale, që do të vulosen ose jo nga Gjykata e Lartë, ai rikthehet në tribunën e sportit më të dashur të shqiptarëve, me një njollë në “biografinë” e tij.

Armand Duka nuk pyeti për reputacionin e FSHF-së kur e mbajti zëvendësin e tij të burgosur ende në post, ashtu si Edi Rama zëvendësen e tij. Ndoshta të dy e dinë që zëvendësat i kanë të pafajshëm, apo kanë ndonjë hall tjetër në lidhje me ta?

Në rastin e FSHF-së, dilema e fortë morale për pastërtinë e figurave që e drejtojnë futbollin shqiptar nuk duhet të ekzistojë.

A mundet një federatë sportive të ketë besim publik, kur në strukturat e saj kandidon një figurë që vijon të jetë nën hijen e një procesi penal?

Biznesmeni i pandehur në drejtimin e futbollit shqiptar

Arben Dervishaj, si hije e Armand Dukës, ka një arsye që është pranuar prej këtij të fundit. Teknikat e biznesmenit Dervishaj, në bërjen dhe “kullufitjen” e parave të projekteve që lidhen me ndërtimin, “i bëjnë punë” FSHF-së.

Aktiviteti profesional i “ustait” të futbollit, Dervishaj, është i gjerë. Ai rezulton i lidhur me disa entitete, si person fizik me NIPT M02216016T, si administrator i shoqërisë “AVE Consulting” me NIPT K81321002M, apo i subjektit “Arameras” me NIPT J61901139K.

Pikërisht përmes “AVE Consulting”, shoqëri që kishte marrë përsipër shërbimin e mbikëqyrjes së punimeve për projektin e inceneratorit të Fierit, Arben Dervishaj u mor i pandehur nga prokurori i SPAK, Dritan Prençi.

“Mjeshtri” Dervishaj ishte mbikëqyrësi i koncesionarit që ndërtonte inceneratorin. SPAK e akuzoi për këtë veprimtari mbikëqyrëse, por në kaosin e akuzave për “falsifikim dokumentesh”, “korrupsion pasiv në sektorin privat”, “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, Dervishaj arriti të “konfuzonte” hetimin dhe të shpëtonte përkohësisht, duke i rrëshqitur procedurës.

Por afera penale e inceneratorëve mbetet aty, me fakte serioze që nuk fshihen dot për t’u shqyrtuar në themel nga drejtësia. Afera e inceneratorëve, përfshirë atë të Fierit, është një nga dosjet më të bujshme të viteve të fundit, ku “mjeshtri” Dervishaj del se ka miratuar situacione për punime fiktive, me përfitime në vlerën rreth 4 milionë euro për shoqërinë koncesionare. Mos ndoshta janë përdorur për të blerë influencë në FSHF?

Nuk është vërtetuar. Megjithatë, në një shtet normal, vetëm fakti i hetimeve që kreu SPAK ndaj Arben Dervishajt, arrestimi dhe burgosja e tij nga drejtësia e re, do të mjaftonte për të ndezur një debat të gjerë publik mbi standardet që duhet të plotësojnë kandidatët për poste drejtuese në organizata sportive si FSHF.

Si mundet një figurë që ka kaluar në këtë fazë të drejtësisë të shihet njëkohësisht si e përshtatshme për të drejtuar një institucion sportiv?

Reputacioni që shkel mbi besimin publik

Arben Dervishaj kërkoi pafajësi si i “papërlyer” nga afera e inceneratorëve, duke pretenduar se ai nuk kishte kryer asnjë vepër penale, meqë ishte “subjekt privat”. Në fakt, çdo person konsiderohet i pafajshëm derisa të provohet e kundërta.

Por debatet për FSHF-në dhe drejtuesit e saj nuk mund të mbeten vetëm në suazën juridike. Ai është etik.

Institucionet sportive nuk janë të detyruara të presin një vendim penal të gjejë “rrugën e pafajësisë” në të gjitha shkallët e gjykimit për të vendosur standarde integriteti. Besimi publik nuk është një detyrim që lind pas dënimit, ai duhet të ekzistojë paraprakisht.

Sepse sporti, në thelb, është model shoqëror. Futbolli nuk është vend rehabilitimi reputacionesh.

Sepse federatat nuk administrojnë vetëm gara. Ato administrojnë besimin e tifozëve, imazhin e vendit dhe edukimin e brezave të rinj.

Kur një organizëm i tillë hap dyert për kandidatë që përballen me akuza për korrupsion apo falsifikim dokumentesh, mesazhi që jep është i papranueshëm. Integriteti del dytësor, reputacioni bëhet çështje relative. Pushteti institucional mbivendoset mbi moralin publik.Jo. Futbolli shqiptar ka nevojë për figura që e rrisin besimin, jo për emra që e vendosin atë në provë.

Ligji, statutet, rregulloret mund të mos parashikojnë përjashtime në raste aferash, por besueshmëria që duhet të kenë personat në drejtimin e emocioneve të shqiptarëve, po.FSHF nuk mund të jetë një strehë e “vendimeve penale të formës së prerë”, as e kulisave që blejnë influencë dhe vota për të qenë në tribunën e sportit më të dashur të shqiptarëve.

FSHF nuk mund të rrezikojë një humbje morale që nuk matet me vendime penale. Humbja e besimit publik te qeverisja e futbollit do të ishte një goditje fatale për vetë besimin e sportdashësve shqiptarë, të cilët mund të “gëlltisin” Dukën edhe për një mandat, por jo dervishët e tij.

(Burimi: Marrë nga Pamfleti, https://pamfleti.net/dosja/zgjedhjet-ne-fshf-duka-i-perjetshem-dhe-dervishet-e-tij-i321782)

Postimi i mëparshëm

Suplementet e kalciumit mund të shtojnё rrezikun për zemrën

Postimi i rradhës

Privatizimi i heshtur i bregdetit shqiptar / Dhurata e radhёs pёr “investitorët strategjikë”

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Më të fundit
Privatizimi i heshtur i bregdetit shqiptar / Dhurata e radhёs pёr “investitorët strategjikë”

Privatizimi i heshtur i bregdetit shqiptar / Dhurata e radhёs pёr “investitorët strategjikë”

16 Shkurt, 2026
Federata e “inkriminuar” e Futbollit: Armand Duka, pa rival. Arben Dervishaj “konkurron” me inceneratorin

Federata e “inkriminuar” e Futbollit: Armand Duka, pa rival. Arben Dervishaj “konkurron” me inceneratorin

16 Shkurt, 2026
Suplementet e kalciumit mund të shtojnё rrezikun për zemrën

Suplementet e kalciumit mund të shtojnё rrezikun për zemrën

16 Shkurt, 2026
Zakoni i të folurit që mund të tregojë se truri po ngadalësohet

Zakoni i të folurit që mund të tregojë se truri po ngadalësohet

16 Shkurt, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Privatizimi i heshtur i bregdetit shqiptar / Dhurata e radhёs pёr “investitorët strategjikë”

Privatizimi i heshtur i bregdetit shqiptar / Dhurata e radhёs pёr “investitorët strategjikë”

16 Shkurt, 2026
Federata e “inkriminuar” e Futbollit: Armand Duka, pa rival. Arben Dervishaj “konkurron” me inceneratorin

Federata e “inkriminuar” e Futbollit: Armand Duka, pa rival. Arben Dervishaj “konkurron” me inceneratorin

16 Shkurt, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.