• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

Rama zgjedh formacionin e bankës qendrore: Kush janë 5 lojtarët e “basketbollit financiar”?

20 Shkurt, 2026
në Aktualitet, Ekonomi-Biznes, Politikë
Rama zgjedh formacionin e bankës qendrore: Kush janë 5 lojtarët e “basketbollit financiar”?

Foto: Kolazh ilustrues AI

3.8k
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Sot plotësohet me 5 anëtarë të munguar Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Ky organ përbëhet nga 9 anëtarë, tre prej të cilëve janë ende në detyrë me mandat që u përfundon në vitin 2029: Gent Sejko, Natasha Ahmetaj, Anastas Angjeli.

6 të tjerë zgjidhen me propozim nga Kuvendi (3) dhe propozim nga Këshilli i Ministrave (3), për të plotësuar vendet vakante që mbetën bosh në fund të vitit 2025 nga Luljeta Minxhozi, Artan Hoxha, Violeta Staka, Edlira Luçi dhe Ridvan Bode.

5 anëtarë + 1 prej disa ditësh quhen të zgjedhur, sepse Kuvendi socialist nuk ka asnjë kompetencë, përveç se të shtypë butonin “pro” dhe të votojë çfarë ka përzgjedhur kryeministri. Sot ka krijuar ekipin e “basketbollit financiar” me 5 vetë. I gjashti, që propozohet po nga qeveria, do plotësohet në mars, pasi “lojtari” t’i nënshtrohet një “ekzaminimi” rigoroz politik dhe besnikërie.

Në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë tashmë konsiderohen të zgjedhur dhe të votuar nga Kuvendi, anëtarët e rinj:

  1. Jonida Prifti
  2. Matilda Shehu
  3. Holta Zaçaj
  4. Ervin Mete
  5. Selami Xhepa

Bashkë me tre anëtarët ekzistues, tashmë ky këshill plotësohet me 8 anëtarë, aq sa ka edhe Gjykata Kushtetuese, por në ndryshim nga ajo, vendimet e tij nuk ndahen asnjëherë 4 me 4.

Procedura, përzgjedhja, votimi

Për zgjedhjen e 3 kandidatëve nga Kuvendi, Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, fillimisht administroi kërkesa që vetëofroheshin për postin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së. 20 kandidatë dorëzuan CV-të. 18 prej tyre u paraqitën para komisionit për t’u dëgjuar rreth aspiratës së tyre.

U tërhoq nga dëgjuesa para komisionit dhe nga kandidimi Artan Hoxha, rektori i Universitetit të Tiranës, të cilit i përfundoi mandati si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të BSH, në dhjetor 2025, por që kërkoi rikandidimin, ashtu si Violeta Staka dhe Luljeta Minxhozi që u paraqitën në dëgjesё, por nuk u “dëgjuan” dhe humbën të drejtën për të qenë “lojtarë” në formacionin e vjetër të bankës qendrore.

Seancat dëgjimore të drejtuara nga Milva Ikonomi, mblodhën nga të gjithë llojet e “vetëofruesve”, duke filluar nga delirantët e ekzaltuar, deri te konkurrentët e sigurt që s’do fitonin por që duhet të paraqiteshin. Disa prej tyre të detyronin të bëje me zë pyetjen: Po këta, si e marrin guximin t’i vetëofrohen bankës qendrore?

Nga 18 kandidatët vetëm 3 prej tyre mundën të mbledhin 28 firma deputetësh, me qëllim që emri t’i kalonte nga vetëofrues në i përzgjedhur nga Komisioni i Ekonomisë për t’iu përcjellë seancës plenare të Kuvendit për votim.

Matilda Shehu me Holta Zaçaj morën firmat nga PS dhe Selami Xhepa nga PD.

3 kandidatët që mblodhën nga 28 firma deputetësh, i mori në “shqyrtim” kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, i cili ia dërgoi Komisionit të Ekonomisë, që nga ana e tij, në 17 shkurt 2026, vetëm në pesë minuta diskutim, kaloi me votim për në seancën plenare të datës 19.2.2026, tre emrat e propozuar nga vetë Kuvendi dhe dy të propozuar nga Këshilli i Ministrave, Jonida Prifti dhe Ervin Mete, të cilët u dëgjuan në një ditë të veçantë nga komisioni.

Në këtë seancë të Komisionit të Ekonomisë votuan 8 socialistë pro pesë emrave, ndërsa nga opozita pati vetëm 3 abstenime por asnjë kundër!

Ekipi i ri, në Këshillin Mbikëqyrës të bankës qendrore u krijua. Mandati i tyre do jetë deri në 2035, mandat që tejkalon edhe një mandat të pestë qeveritar.

Të përzgjedhurit

28 deputetë shprehën mbështetjen me firmë për kandidaturat e Selami Xhepës, Matilda Shehut dhe Holta Zaçajt, ndërsa qeveria propozoi dy emra, Ervin Mete dhe Jonida Prifti.

Ndryshe nga firmat që dhanë për Endri Shabanin, deputetët e PD-së nuk do bëhen “pishman” për përkrahjen e Selami Xhepës. Ai është një nga financierët më të vjetër dhe më të dashur të PD-së, shumë pranë liderit, Sali Berisha. Jeta e tij e pasur akademike, eksperienca e gjatë, kontributi i shumëanshëm në fushën financiare dhe atë bankare, bashkë me natyrën e tij paqësore, e bëjnë Selami Xhepën, kandidatin më adapt e të pakundërshtueshëm në çdo aspekt, si politik ashtu dhe teknik, për të qenë në bankën qendrore. Aq i padiskutueshëm ishte emri i tij, sa edhe vetë socialistët do ta propozonin e më pas do ta votonin, pa ndihmën e PD-së. Në podkastin e tij “Flasim”, në 25 janar 2025, kryeministri Rama ftoi Selami Xhepën, duke e trajtuar me respekt të veçantë për profesionalizmin e tij.

Selami Xhepa, përveç se bën diferencën si ekspert, ndaj çdo anëtari tjetër të përzgjedhur për të qenë në Këshillin e bankës qendrore, nuk ka asnjë “cen” që mund t’i krijojë një disavantazh, përveç një konflikti të “padukshëm” interesi që i krijon djali i tij (Iner Xhepa), i cili punon prej kohësh në një nga bankat e nivelit të dytë. A do ta mbikëqyrë babai me rigorozitet, bankën ku punon i biri?

Selami Xhepa

Holta Zaçaj, konstitucionalistja e tre viteve të fundit, e vetëofruar tashmë edhe si bankiere, mbetet një zgjedhje permanente e kryeministrit Rama, në çdo sektor të mundshëm. Arsyen e di vetëm ai.

Aspiratat e ish kryetares së Gjykatës Kushtetuese, kalojnë nëpër dekada hapësira nga më të ndryshmet. Ato rendin nga të drejtat e fëmijëve, në ato bankare, më pas në të drejtat kushtetuese.

Znj. Zaçaj e pati të vështirë t’i përgjigjej në dëgjuesën para Komisionit të Ekonomisë, pyetjes “mistrece” të Erjon Braçes “Përse pasi arrite në majën e karrierës në Gjykatën Kushtetuese, kërkon të zbresësh në një nivel më poshtë?”.

Përgjigjja e kandidates së përzgjedhur dhe fituese, ishte e sforcuar dhe u mundua të lidhte vokacionin bankar me atë juridik, si dy paralele që përshkruanin jetën dhe dëshirat profesionale.

Holta Zaçaj, e njeh si eksperiencë të vyer faktin se ka qenë një nga personat kyç në bankën greke, “Alpha Bank Albania”, sot OTP Bank Albania, për mëse 5 vjet.

Në të kundërt shërbimi me shumë devocion ndaj interesave të një banke të huaj, nuk e bën anëtaren e re të Këshillit Mbikëqyrës, një person të besueshëm që do prekë këto interesa, që vijojnë që prej kohës kur ajo vetë ishte në krahun përfitues.

Një handikap jo i vogël i saj, është bashkëshorti (Erjon Duraj) i cili, ka përfaqësuar interesa të caktuara të një biznesi dhe pronari grosist që lidhet direkt me një bankë të nivelit të dytë. Për shumë vite z. Duraj ka qenë drejtues i lartë tek “AlbChrome” shpk, pavarësisht se ka mbajtur një profil të ulët publik. Në të njëjtën kohë, skeda e pasurisë së Holta Zaçaj dhe bashkëshortit, është një manual më vete “suksesi”. Një labirint i koklavitur pasurish dhe biznesesh që kalojnë nga SHBA në Europë, e bëjnë znj. Zaçaj një “businesswoman” më të aftë se çdo grua tjetër biznesi në Republikën e Shqipërisë.

Holta Zaçaj

Matilda Shehu, një lektore dhe kërkuese shkencore në Fakultetin e Ekonomisë, të Universitetit të Tiranës, përzgjidhet për shkak të një karriere mbi 20-vjeçare në jetën universitare, por edhe si personazh i panjohur pa ndikim në rrethet dhe konjukturat politike. Znj. Shehu në paraqitjen e saj tregoi një natyrë të ngjashme dhe paqtuese me profesorin Selami Xhepa.

Me një platformë për “klientin e edukuar”, anëtarja e re e ekipit të bankës qendrore, paraqiti një pikëpamje interesante për edukimin e grupeve të margjinalizuara nga sektori bankar. Por a do arrijë të ndikojë me teorinë e “edukimit të domosdoshëm financiar”, znj. Shehu në mandatin e saj brenda politikës së Bankës së Shqipërisë?

Matilda Shehu

Një figurë e re pothuajse e panjohur është Jonida Prifti, e përzgjedhur nga kryeministri, si anëtarja më e re e Këshillit Mbikëqyrës të Bankёs sё Shqipёrisё.

Jonida Prifti është vajza e mjekes së njohur Rubena Moisiu dhe mbesa e dashur e ish Presidentit Moisiu. Me një përvojë të qetë që fillon në zyrat e Bankës së Shqipërisë, znj. Prifti emërohet në 2016 si staf i Bankës së Zhvillimit të Këshillit të Europës (CEB) në Paris, fillimisht si menaxhere risku, dhe aktualisht shërben si Përfaqësuese për Shqipërinë, Lituaninë dhe Gjeorgjinë pranë kësaj banke.

Në 24 qershor 1999, Shqipëria është bërë aksionere e CEB, dhe ka gjatë gjithë kohës një përfaqësi të nivelit financiar në selinë e kësaj banke në Paris. Jonida Prifti është zgjedhje e drejtpërdrejtë e qeverisë, një përzgjedhje shumë e veçantë, me simbolikë të fortë të emrit familjar. Përveç nënës dhe babait të ndjerë, personazhe të njohura dhe të dashura në fushën e mjekësisë, Alfred Moisiu, gjyshi i saj, është një figurë që mbetet e dashur dhe emblematike, që gëzon shumë respekt nga të gjitha krahët politike dhe opinioni i gjerë publik.

Jonida Prifti

Ervin Mete, G-99çi, mbetet gjithnjë një zgjedhje “xhol” e kryeministrit Rama, në kohët dhe postet e vështira.

CV-ja e tij, nuk “fliste” për asgjë të veçantë kur u katapultua, fillimisht nga Arben Ahmetaj në Ministrinë e Ekonomisë, më pas të Financave, e më pas nga kryeministri Rama, duke ngjitur shkallët më të larta, nga drejtues i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) deri në Ministër i Financave 2023-2024.

Dalja nga “loja” dhe qëndrimi në “stol” për më shumë se një vit, kur u largua për sukseset “e arritura” në drejtimin e financave të qeverisë shqiptare, nuk e bën z. Mete një lojtar të padobishëm. Sa herë nevoja e “trajnerit” Rama thërret për ndihmë, Ervin Mete është aty. Sot në rolin e ri të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Ervin Mete

Kush do jetë anëtari i gjashtë që Këshilli Mbikëqyrës të plotësojë numrin 9?

Kryeministri Rama, shpesh i shuan zërat opozitarë me poste dhe koncesione të ëmbla pranë qeverisë së tij. Një pretendent i nëntë mund të jetë Arben Malaj. Socialist opozitar, ish ministër Financash dhe ish anëtar i Këshillit Mbikëqyrës para 10 viteve, i dëbuar nga Rama prej këtij posti, për qëndrime antiqeveritare. Malaj ka fituar të drejtën e dëmshpërblimit financiar rreth 400 milion lekë nga qeveria, për shkak të heqjes pa të drejtë nga pozicioni që mbante në atë kohë. Në një emision televiziv, Malaj u shpreh se “do tërhiqej nga kërkimi i dëmshpërblimit të majmë, nëse qeveria e pranonte për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës”. Një “deal” i pranueshëm, për një CV po kaq të pranueshme që z. Malaj ka.

Por a do konsiderohet “shuarja” e zërit me oponencë publike të Arben Malajt, një nevojë që Edi Rama ta konvertojë me fanellën me nr. 9 të anëtarit të fundit të Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së?

Vlerësimet e fundit të FMN-së dhe Komisionit Europian nënvizojnë nevojën urgjente se pavarësia e bankës qendrore është kusht esencial për kredibilitetin, kontrollin e pritshmërive inflacioniste dhe qëndrueshmërinë financiare të vendit.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë është organi më i lartë vendimmarrës i institucionit, përgjegjës për miratimin e politikës monetare, mbikëqyrjen e administrimit dhe garantimin e stabilitetit financiar.

6 anëtarët e rinj të këtij këshilli do punojnë në epokën e re të quajtur “Cashless society”. A është gati shoqëria jonë të përballojë këtë epokë? Këtë përgjigje duhet të përgatiten t’ia japin shumë shpejt, 5 lojtarët e rinj të “basketbollit financiar” që u hodhёn nё fushёn bankare sot.

Postimi i mëparshëm

Rritet numri i sulmeve seksuale në avionë

Postimi i rradhës

Takimi i parë i Bordit të Paqes: Miliarda të premtuara për Gazën, por dhe shumё dilema

Postimi i rradhës
Takimi i parë i Bordit të Paqes: Miliarda të premtuara për Gazën, por dhe shumё dilema

Takimi i parë i Bordit të Paqes: Miliarda të premtuara për Gazën, por dhe shumё dilema

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Më të fundit
Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

25 Shkurt, 2026
Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

25 Shkurt, 2026
“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

25 Shkurt, 2026
SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

25 Shkurt, 2026

Postimet e fundit

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

25 Shkurt, 2026
Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

25 Shkurt, 2026
“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

25 Shkurt, 2026
SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

25 Shkurt, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

25 Shkurt, 2026
Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

25 Shkurt, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.