• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Ekonomi-Biznes

Kosova vendos kufij pёr matrapazёt e naftës, Shqipëria “monitoron” dёshirat e tyre pёr t’u bёrё milionerё

5 Mars, 2026
në Ekonomi-Biznes, Kosova, Shqipëria
Kosova vendos kufij pёr matrapazёt e naftës, Shqipëria “monitoron” dёshirat e tyre pёr t’u bёrё milionerё
20
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Nga kontrasT.al

Rritja e çmimeve të karburanteve pas tensioneve në Lindjen e Mesme ka nxitur reagime edhe në rajon. Por mënyra si kanë reaguar institucionet në Kosovë dhe në Shqipëri tregon dy qasje krejt të ndryshme për të njëjtin problem.

Shqipёria

Në Shqipëri, Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve, duke vendosur nën vëzhgim të gjitha kompanitë që tregtojnë naftë dhe benzinë.

Sipas kёtij njoftimi, monitorimi do të fokusohet te çmimet e shitjes me pakicë dhe te krahasimi i tyre me ecurinë e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

“Në rast se vërehen luhatje të çmimeve që tejkalojnë masën e ndryshimeve të çmimeve në bursat ndërkombëtare, Autoriteti do të ndërmarrë masat e nevojshme sipas kompetencave të tij”, thuhet në reagim.

Autoriteti paralajmëron se “nuk do të tolerojë koordinim çmimesh mes operatorëve, abuzim me pozitën dominuese apo praktika të bashkërenduara në treg“. Por përtej këtij paralajmërimi “drithёrues”, masa konkrete e shpallur është vetëm monitorim i luhatjeve të çmimeve, dicka qё mund ta bёjё fare mirё ҫdo qytetar i angazhuar i Republikёs sё Shqipёrisё. 

Autoriteti thotë se do të reagojë vetem nëse çmimet në Shqipëri do rriten më shumë sesa në bursat ndërkombëtare, por nuk sqaron se cili do të jetë saktёsisht “kuti” matёs dhe sa diferencë do tё konsiderohet “e pajustifikuar”.

Po kaq tё paqarta mbeten edhe retorikat qё orientojnё pёr “masat që do të ndërmerren”. Nuk specifikohet nëse në raste te tilla do të hapet hetim, do të vendosen gjoba, apo do të ketë ndërhyrje konkrete prej Autoritetit tё Konkurrencёs për të frenuar rritjen e çmimeve. 

Në praktikë, procesi “monitorim” dhe  “paralajmërim” i shtetit për operatorët qё abuzojnё me preteksin e luftёs dhe mundёsitё qё u krijon tregu i lirё, mbetet ende njё ёndёrr e bukur, qё nga ҫasti nё ҫast mund tё prishet nga “ёndrrat” e oligarkëve të naftës.

 Kosova

Ndërkohë në Kosovë është ndjekur një qasje shumë më direkte.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka firmosur vendimin për vendosjen e marzhave maksimale të fitimit për operatorët që tregtojnë produkte të naftës.

Vendimi erdhi pas rritjes së menjëhershme të çmimeve të derivateve në tregun kosovar, të lidhura me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.

Sipas ministres, ndërhyrja ishte e domosdoshme për të mbrojtur konsumatorët dhe për të garantuar konkurrencë të ndershme në treg.

“Vendimi vjen pas mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të naftës dhe analizimit të evidencave ditore nga Dogana e Kosovës dhe raportet e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ku është konstatuar se rritjet e çmimeve nga importi janë reflektuar menjëherë në çmimet e shitjes”, deklaroi Kusari-Lila.

Me këtë vendim është vendosur një kufi i qartë për fitimin e kompanive që tregtojnë karburant.

Marzha maksimale për shitjen me shumicë është deri në 2 eurocent për litër, ndërsa për shitjen me pakicë deri në 12 eurocent për litër. Inspektorët do të jenë në terren për të kontrolluar zbatimin e këtij vendimi dhe çdo shkelje do të ndëshkohet sipas ligjit.

Pra, ndërsa në Kosovë qeveria vendos kufij të qartë për mos abuzim me fitimin e kompanive të karburanteve dhe ka nxjerrë inspektorët në terren për t’i ndalur ato, në Shqipëri shteti mjaftohet me njoftime për monitorim dhe paralajmërime “kallp” në letër.

Me pak fjalë, matanё kufirit ndërhyhet për të frenuar çmimet dhe për të mbrojtur konsumatorin, ndërsa kёtej kufirit, tregu “i lirë” i matrapazёve lejohet të rrisë çmimet sa herë do, edhe nё kohё “lufte”.

Mё poshtё njoftimi i plotё nga Autoriteti i Konkurrencёs:

Njoftimi zyrtar nё faqen e Ministrisё sё Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Kosovё:

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka nënshkruar sot vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes së menjëhershme të çmimeve të derivateve në tregun vendor, si pasojë e zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.

Sipas ministres, ndërhyrja ka qenë e domosdoshme për të mbrojtur konsumatorët dhe për të garantuar konkurrencë të drejtë dhe të ndershme në tregun e Republikës së Kosovës.

“Vendimi vjen pas mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të naftës, analizimit të evidencave ditore nga Dogana e Kosovës dhe raporteve të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ku është konstatuar se rritjet e çmimeve nga importi janë reflektuar menjëherë në çmimet e shitjes”, ka deklaruar ministrja Kusari-Lila.

Me këtë vendim është caktuar marzha tregtare maksimale e lejuar për operatorët ekonomikë. Për shitjen me shumicë, marzha maksimale do të jetë deri në 2 euro centë për litër, ndërsa për shitjen me pakicë deri në 12 euro centë për litër.

Ministrja ka bërë të ditur se inspektorët do të jenë në terren për të mbikëqyrur zbatimin e vendimit dhe për të siguruar respektimin e marzhave të përcaktuara. Çdo shkelje apo moszbatim do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Ministrja Kusari-Lila ka sqaruar se llogaritja e marzhës tregtare maksimale të lejuar për shitje me shumicë dhe pakicë është bërë në përputhje me nenin 4, paragrafi 1.1 dhe 1.2 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2022 për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtëritshme dhe Masat e Tjera Mbrojtëse.Përmes kësaj mase, synohet që të ruhet stabilitetin në treg, të parandalohen abuzimet me çmime dhe të sigurohet mbrojtje efektive për konsumatorët

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Betoni më i lirë, apartamentet më të shtrenjta: çfarë tregojnë shifrat e fundit të INSTAT

Postimi i rradhës

SHBA: Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi thirret në Kongres për dosjet Epstein

Postimi i rradhës
Dëgjesa e kryeprokurores së SHBA, Pam Bondi, thellon hendekun mes demokratëve dhe republikanëve

SHBA: Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi thirret në Kongres për dosjet Epstein

  • Më të fundit
Dëgjesa e kryeprokurores së SHBA, Pam Bondi, thellon hendekun mes demokratëve dhe republikanëve

SHBA: Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi thirret në Kongres për dosjet Epstein

5 Mars, 2026
Kosova vendos kufij pёr matrapazёt e naftës, Shqipëria “monitoron” dёshirat e tyre pёr t’u bёrё milionerё

Kosova vendos kufij pёr matrapazёt e naftës, Shqipëria “monitoron” dёshirat e tyre pёr t’u bёrё milionerё

5 Mars, 2026
Betoni më i lirë, apartamentet më të shtrenjta: çfarë tregojnë shifrat e fundit të INSTAT

Betoni më i lirë, apartamentet më të shtrenjta: çfarë tregojnë shifrat e fundit të INSTAT

5 Mars, 2026
Lufta zgjerohet: SHBA dhe Izraeli përgatisin mobilizimin e forcave kurde

Lufta zgjerohet: SHBA dhe Izraeli përgatisin mobilizimin e forcave kurde

5 Mars, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Dëgjesa e kryeprokurores së SHBA, Pam Bondi, thellon hendekun mes demokratëve dhe republikanëve

SHBA: Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi thirret në Kongres për dosjet Epstein

5 Mars, 2026
Kosova vendos kufij pёr matrapazёt e naftës, Shqipëria “monitoron” dёshirat e tyre pёr t’u bёrё milionerё

Kosova vendos kufij pёr matrapazёt e naftës, Shqipëria “monitoron” dёshirat e tyre pёr t’u bёrё milionerё

5 Mars, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.