• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Lajme Kosova

Goditja e ftohtë e Vjosa Osmanit ndaj Kurtit: shpërndan Kuvendin dhe çon Kosovën drejt zgjedhjeve të reja

6 Mars, 2026
në Kosova
Goditja e ftohtë e Vjosa Osmanit ndaj Kurtit: shpërndan Kuvendin dhe çon Kosovën drejt zgjedhjeve të reja
14
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shpërndarë zyrtarisht Kuvendin e Kosovës, duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja parlamentare, pas dështimit të deputetëve për të zgjedhur presidentin e ri brenda afatit kushtetues.

Në një konferencë për media të premten në mëngjes, Osmani tha se vendimi erdhi pasi Kuvendi dështoi të përmbushte detyrimin kushtetues për zgjedhjen e presidentit, duke e cilësuar situatën si pasojë të veprimeve të “njerëzve të papërgjegjshëm dhe me qëllime të rrezikshme”.

“Kjo situatë ka qenë plotësisht e evitueshme. Është fatkeqësi e madhe që ata përfaqësues nuk zgjodhën interesin e popullit”, deklaroi ajo.

Presidentja theksoi se askush nuk do të duhej të dëshironte një cikël të ri zgjedhjesh në një moment kur vendi ka nevojë për stabilitet politik.

“Askush nuk do duhej të dëshironte një cikël tjetër politik, sidomos në këtë moment kur vendi ka nevojë për stabilitet. Por këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme”, tha Osmani.

Sipas saj, Kushtetuta është e qartë për afatin e zgjedhjes së presidentit, i cili skadoi mesnatën e së enjtes dhe nuk mund të zgjatet.

“Procedura për zgjedhjen e presidentit edhe pse mund të fillojë deri 60 ditë para afatit të fundit, nuk mund të shtyhet më tej por duhet të përfundojë jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit aktual. Afati përfundimtar ka qenë mbrëmë në mesnatë dhe presidenti nuk mund të zgjidhet pas këtij momenti”, theksoi ajo.

Osmani shtoi se deputetët kishin 23 ditë në dispozicion për ta përmbushur këtë detyrë kushtetuese, por vendosën të mos e bëjnë.

“Fakti që Kuvendi ka zgjedhur të mos i shfrytëzojë këto ditë nuk e ndryshon Kushtetutën tonë dhe nuk e zhbën detyrën time për ta shpërndarë këtë Kuvend që dështoi”, u shpreh ajo.

Kriza politike kulmoi të enjten në mbrëmje, kur Kuvendi u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme vetëm pak orë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, por procesi u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit.

Në sallë ishin të pranishëm 66 deputetë të koalicionit qeverisës, ndërsa deputetët e opozitës munguan. Për zgjedhjen e presidentit kërkohen 80 vota në dy raundet e para dhe 61 vota në raundin e tretë.

Për mungesë kuorumi kishte dështuar edhe një seancë e mëparshme e thirrur për shqyrtimin e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga vetë presidentja Osmani, të cilat parashikonin zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli.

Pas mbylljes së seancës së fundit, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për të pezulluar afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.

Megjithatë, vendimi i presidentes për shpërndarjen e Kuvendit i hap rrugë zgjedhjeve të reja brenda pak muajsh, duke futur Kosovën në një tjetër cikël të tensionuar politik.

Postimi i mëparshëm

“E dua këtë vend me pasionin e një ushtari”: Pse republikani i Dhomës së Përfaqësuesve iu kundërvu Trumpit pёr Iranin

Postimi i rradhës

Dita Botërore e Shkrimtarëve

Postimi i rradhës
Dita Botërore e Shkrimtarëve

Dita Botërore e Shkrimtarëve

  • Më të fundit
“Peaky Blinders: The Immortal Man” – rikthim me stil, por pa shpirtin e dikurshëm

“Peaky Blinders: The Immortal Man” – rikthim me stil, por pa shpirtin e dikurshëm

24 Mars, 2026
GjKKO/SPAK: Meta dhe Veliaj, rekordmenët e kërkesave të mohuara – vetëm AKSHI “fiton”

GjKKO/SPAK: Meta dhe Veliaj, rekordmenët e kërkesave të mohuara – vetëm AKSHI “fiton”

24 Mars, 2026
Teherani emëron zëvendësuesin e Larijanit: Mohammad Bagher Zolghadr merr drejtimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Teherani emëron zëvendësuesin e Larijanit: Mohammad Bagher Zolghadr merr drejtimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

24 Mars, 2026
Krim “pasioni” në Roskovec: 80-vjeçari vret me armë bashkëshorten (75) më pas veten

Krim “pasioni” në Roskovec: 80-vjeçari vret me armë bashkëshorten (75) më pas veten

24 Mars, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

“Peaky Blinders: The Immortal Man” – rikthim me stil, por pa shpirtin e dikurshëm

“Peaky Blinders: The Immortal Man” – rikthim me stil, por pa shpirtin e dikurshëm

24 Mars, 2026
GjKKO/SPAK: Meta dhe Veliaj, rekordmenët e kërkesave të mohuara – vetëm AKSHI “fiton”

GjKKO/SPAK: Meta dhe Veliaj, rekordmenët e kërkesave të mohuara – vetëm AKSHI “fiton”

24 Mars, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.