Nga kontrasT.al
Prishtinë
Vjosa Osmani në Kosovë shpërndau mbrëmë parlamentin me një mesazh të fortë që shkon drejtpërdrejt për Albin Kurtin, aleatin e saj në marrjen e pushtetit.
Osmani deklaroi: “Kjo situatë ka qenë plotësisht e evitueshme. Është fatkeqësi e madhe që ata përfaqësues nuk zgjodhën interesin e popullit”.
“Askush nuk do duhej të dëshironte një cikël tjetër politik, sidomos në këtë moment kur vendi ka nevojë për stabilitet. Por këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme”, tha Osmani.
Në dukje fjala e presidentes ishte një qortim institucional ndaj deputetëve që dështuan të zgjedhin presidentin e ri, por në thelb mesazhi i saj kishte një adresë më konkrete politike. Në një Kosovë ku marrëdhënia mes saj dhe Albin Kurtit ka kaluar nga aleancë në një bashkëjetesë të ftohtë politike, etiketimi “tё papërgjegjshёm” dhe sidomos referenca ndaj “qëllimeve të rrezikshme” tingëlluan si një distancim i hapur nga mënyra se si qeveria e Kurtit menaxhoi krizën institucionale.
Në këtë mënyrë, presidentja që dikur ishte pjesë e së njëjtës valë politike që solli Vetëvendosjen në pushtet, e mbylli ciklin e këtij parlamenti me një deklaratë që i ngjante më shumë një akti politik sesa një formaliteti kushtetues.
Tiranë
Nga ana tjetër e shqiptarisë një grua e zhgënjyer nga largimi si ministre, thumboi në seancën e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë ikonën e saj, kryeministrin Rama.
Elisa Spiropali deklaroi: “Unë nuk flas vetëm anglisht, por edhe gjuhë tjetër të huaj. Por më mirë se shqipen nuk flas asnjë gjuhë. Edhe flas shqip, flas troç dhe flas siҫ duhet me Shqipërinë dhe për Shqipërinë. Çdo detyrë këtu në Kuvend është nder i madh. E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që largimin e paralajmëroi Sali Berisha dhe jo ndonjë tjetër. Vetëm për këtë jam e habitur që i doli fjala dhe për asgjë tjetër”.
Godtija e saj shkoi edhe mё thellё, kur nё pёrgjigjen pёr Berishёn, tha: “Të gjithë e kanë nga vetja Sali. Asnjë nuk e kanë nga të tjerët. Unë nga vetja, ti nga vetja dhe për veten vetëm mbajmë përgjegjësi në këtë dhe. Të shohim se ku jemi e ku ishim dhe të shohim edhe për të ardhmen. Nëse i bën analizën e vetes të tjerëve se ti nuk ke më përgjegjësi se nuk lëviz më një gur, por vetja është ajo që na sjell ku jemi dhe për veten mbajmë përgjegjësi, për të tjerat mbajnë përgjegjësi të tjerët”.
Ishte e qartё qё kёto fjalё tё sajat nuk ishin thjesht dhe vetёm një polemikë e zakonshme parlamentare me opozitën. Në një politikë ku lexohet mes rreshtave, referenca te “të folurit troç”, te gjuha që ajo zgjodhi të përdorë dhe sidomos te ideja se “secili e ka nga vetja”, tingëlloi si një mesazh direkt që nuk kishte më nevojë për përkthim politik.
Në dy kryeqytetet shqiptare, dy gra të forta të politikës dolën para publikut me tone të ndryshme, por me të njëjtën ndjesi të dukshme: atë të një distance të re nga burrat politikë që dikur i ngritën në skenë. Njëra shpërndau parlamentin, tjetra foli në parlament; njëra me gjuhën e dekretit, tjetra me gjuhën e ironisë.
Por në thelb të dyja historitë treguan të njëjtën skenë të njohur të politikës shqiptare: momentin kur një marrëdhënie pushteti fillon të prishet dhe secili mbetet vetëm përballë fatit të vet politik.
Gratё e forta tё politikёs shqiptare nuk e kuptuan asnjёherё se dita e parё e “punёsimit” politik ёshtё themeli i gjithё ngrehinёs sё karrierёs sё tyre. Nёse ajo ёshtё ditё e njё pakti burrё-grua, ku ai tё merr tё fut nё shtёpi si “pronar” i saj, nuk do jetё e largёt dita kur pёr arsye “morale” politike tё nxjerr nga shtёpia politike, duke tё hedhur nё rrugё.
© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.






