• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Ekonomi-Biznes

Subvencioni i realitetit / Nga “shishja” e qeverisё del njё tjetёr VKM

14 Mars, 2026
në Ekonomi-Biznes
Subvencioni i realitetit / Nga “shishja” e qeverisё del njё tjetёr VKM
1.1k
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Nga kontrasT.al

Në një vend ku ekonomia trajtohet si laborator eksperimental dhe politika publike si një seri improvizimesh, vendimi më i fundit i Këshillit të Ministrave për “kompensimin e kontributeve të punëdhënësit për koston shtesë që krijohet nga rritja e pagës minimale” meriton një “piedestal” të veçantë. Jo sepse është veçanërisht inovativ, por sepse është një shembull pothuajse didaktik i mënyrës se si shteti përpiqet të rregullojë pasojat e vendimeve të kёqija me një tjetër vendim tё vetin qё quhet VKM.

Logjika e VKM-sё tё “vret” me thjeshtësinë e saj: qeveria rrit pagën minimale, duke rritur automatikisht kostot e punës për bizneset; më pas, për të zbutur efektin e kësaj rritjeje, qeveria vendos të kompensojë një pjesë të kostos shtesë përmes buxhetit të shtetit. Me fjalë të tjera, shteti rrit barrën dhe më pas subvencionon barrën që vetë krijoi.

Në teori, kjo shitet si një politikë sociale progresive. Në praktikë, ёshtё një transferim dinak fondesh, nga taksapaguesit drejt një mekanizmi që ekziston vetëm për të neutralizuar një efekt tjetër administrativ.

VKM-ja përcakton se, kompensimi do të jepet për periudhën janar–shtator 2026 dhe do të llogaritet mbi bazën e numrit maksimal të punonjësve me paga nga 40 000 deri në 49 999 lekë, sipas listëpagesave të shtatorit 2025. Pra, një fotografi e kaluar e tregut të punës përdoret për të rregulluar një realitet tё sotёm, që sigurisht ka ndryshuar ndjeshëm nga dje. Në një ekonomi kapitaliste dhe dinamike kjo do të ishte mё shumё se sa metodë e çuditshme; në një ekonomi si e jona, kjo është thjesht një metodё “albaneze” e administrimit të realitetit.

Kriteret e përfitimit sipas “sahatit” shtetёror

Ironike por e vёrtetё. VKM-ja kёrkon qё subjektet duhet të mos kenë detyrime ndaj organeve tatimore, të mos jenë në pronësi shtetërore dhe të plotësojnë një sërë kushtesh që në praktikë filtrojnë pikërisht ato biznese që zakonisht janë më të ekspozuara ndaj ndryshimeve të papritura fiskale. Me pak fjalë: shteti ndërhyn në treg për të krijuar një efekt dhe më pas ndërhyn përsëri për të zgjedhur se kush meriton të mbrohet nga ky efekt.

Kjo filozofi politike ka një emër të vjetër: menaxhim administrativ i pasojave të politikave publike. Në vend që të analizohen me kujdes efektet reale të rritjes së pagës minimale në produktivitet, punësim dhe informalitet, krijohet një skemë kompensimi që përkohësisht amortizon goditjen por… kjo ёshtë si të rregullosh një orë duke shtuar një orë tjetër pranë saj që tregon një kohë pak më të saktë.

Natyrisht, sa mirё që punonjësit të paguhen më mirë. Por, kёtyre punonjёsve ju rritet mirëqenia përmes rritjes “hileqare” të pagave apo përmes rritjes reale të produktivitetit dhe investimeve?

Shteti ynё zgjedh rrugën e parë, duke shpikur njё “sahat” me mekanizma kompensimi qё ai e vendos nё “dorёn” e realitetit ekonomik.

Simptoma, zgjidhja, shejtani…

Akti qeveritar ёshtё njё provё mё tepёr e modelit të njohur “kuturu” të qeverisjes ekonomike: ndërhyrje, korrigjim i ndërhyrjes dhe më pas administrim i korrigjimit. Ёshtё simptoma mё e qartё e kuturisjes pёr tё gjetur njё zgjidhje me metodёn “e provojmё njё herё kёshtu…”

Nё kёtё kuturisje kaotike shpikёsit e VKM-sё, me “shejtanllёk” i kanё eliminuar bizneset që kanë vetёm 1 të punësuar.

Pse e kanё bёrё?

Sa janë të tillë?

Sa do të ishte impakti ekonomik nëse edhe kёta do të ishin përfshirë?

Kujt i intereson që biznesi i vogël të mos përfshihet?

Pёrgjigje qё dinё t’u pёrgjigjen vetёm “shejtanёt” e VKM-sё.

Sigurisht qё po t’i pyesёsh, ata do thonё qё politika ekonomike moderne kёrkon edhe kёtё lloj vendimi, ku realiteti ekonomik zёvendёsohet me njё realitet tjetёr burokratik, qё do s’do, e ka emrin – VKM.  

Atëherë duhet pranuar nga tё gjithё se, ekonomia shqiptare nuk është më një treg i lirё kapitalist, por një ekuacion që qeveria e “zgjidh” çdo muaj me një version ose vendim të ri. Dhe, si nё çdo ekuacion matematik, ku lidhen funksionet me derivatet e tij, nё fund zgjidhja mbetet gjithnjё nё “kurriz” tё tё njëjtit rezultat. Ai quhet taksapagues.

© Ky është shkrim ekskluziv i kontrasT.al, i cili gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar burimin e tij.

Postimi i mëparshëm

Hetime kemi plot… po dënime? Dilema e madhe e drejtësisë shqiptare

Postimi i rradhës

Pas më shumë se gjysmë shekulli, njerëzit rikthehen drejt Hënës: NASA synon nisjen e misionit Artemis II në prill

  • Më të fundit
Kanada / Alberta kërkon të kufizojë eutanazinë: debat i fortë për kufijtë e “vdekjes së asistuar”

Kanada / Alberta kërkon të kufizojë eutanazinë: debat i fortë për kufijtë e “vdekjes së asistuar”

20 Mars, 2026
Angli / Tyson Fury “humbet” kundër babait: kampioni rikthehet për të pestën herë nga pensioni, John Fury thotë – Jo

Angli / Tyson Fury “humbet” kundër babait: kampioni rikthehet për të pestën herë nga pensioni, John Fury thotë – Jo

19 Mars, 2026
Fitër Bajrami në Sheshin “Skënderbej”: mijëra besimtarë pritet të falen në zemër të Tiranës

Fitër Bajrami në Sheshin “Skënderbej”: mijëra besimtarë pritet të falen në zemër të Tiranës

19 Mars, 2026
Vrasja e “Sheqerit” hap betejën për pasurinë: përplasja për “Ramel Hotel” përfundon në polici

Vrasja e “Sheqerit” hap betejën për pasurinë: përplasja për “Ramel Hotel” përfundon në polici

19 Mars, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Kanada / Alberta kërkon të kufizojë eutanazinë: debat i fortë për kufijtë e “vdekjes së asistuar”

Kanada / Alberta kërkon të kufizojë eutanazinë: debat i fortë për kufijtë e “vdekjes së asistuar”

20 Mars, 2026
Angli / Tyson Fury “humbet” kundër babait: kampioni rikthehet për të pestën herë nga pensioni, John Fury thotë – Jo

Angli / Tyson Fury “humbet” kundër babait: kampioni rikthehet për të pestën herë nga pensioni, John Fury thotë – Jo

19 Mars, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.