• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Lajme Bota

Skandali i gjuhës apo i vendimit? Përplasja që ndezi median dhe drejtësinë amerikane

18 Mars, 2026
në Bota, Drejtësi-Ligj
Skandali i gjuhës apo i vendimit? Përplasja që ndezi median dhe drejtësinë amerikane
3
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Një vendim i fundit i Gjykatës së Apelit për Qarkun e Nëntë në SHBA ka hapur një debat të fortë jo vetëm për çështjet e të drejtave transgjinore, por edhe për kufijtë e gjuhës në institucionet më të larta të drejtësisë.

Në qendër të polemikës është gjyqtari Lawrence VanDyke, i cili në një mendim të tij kundërshtues përdori një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe provokuese për të kritikuar një vendim që detyron një SPA tradicionale koreane vetëm për gra – qё frekuentohet edhe nga tё mitura dhe ku kërkohet qëndrimi nudo – të lejojë hyrjen e meshkujve në emër të të drejtave transgjinore.

Vetë VanDyke e justifikon stilin e tij të pazakontë me një argument të fortë:
“Edhe pse mund të na vijë siklet, mendoj se është e drejtë që gjykata jonë të shijojë pak nga ilaçi i vet. Ndonjëherë fjalët ‘dinjitoze’ përdoren për të maskuar një anomali ligjore.”

Ai shkon edhe më tej, duke theksuar se përdorimi i një gjuhe të tillë mund të jetë i pakëndshëm për lexuesin, por sipas tij, realiteti me tё cilin përballen gratë dhe vajzat – disa prej tyre vetëm 13 vjeç – është shumë më tronditës sesa vetë fjalët.

Publikimi i këtij mendimi më 12 mars shkaktoi reagim të menjëhershëm. Një grup prej 29 gjyqtarësh federalë reaguan ashpër, duke e cilësuar gjuhën e përdorur si të papërshtatshme për një opinion gjyqësor.

“Nuk është thjesht çështje stili – kjo gjuhë na bën të dukemi si të papjekur dhe minon besimin e publikut tek gjykatat,” u shprehën ata, duke shtuar se mund të sjellë vëmendje mediatike, por nuk ka vend në një dokument zyrtar të drejtësisë.

Një reagim më i shkurtër, por po aq i qartë, erdhi nga dy gjyqtarë të tjerë:
“Ne jemi më të mirë se kaq.”

Edhe mediat ndërkombëtare u fokusuan kryesisht te gjuha e përdorur nga VanDyke, duke e cilësuar atë si “vulgare” dhe “të papranueshme”, ndërsa relativisht pak hapësirë iu kushtua vetë përmbajtjes së vendimit që ai kundërshtonte.

Ndaj dhe reagimi publik dhe institucional u përqendrua më shumë te mënyra si u tha diçka, sesa te ajo që u tha. Pra, te fjalët – dhe jo te pasojat e mundshme të vendimit.

Por debati nuk ndalet këtu. Në thelb, përplasja nxjerr në pah një tension më të gjerë: atë mes formës dhe përmbajtjes në drejtësi. Nga njëra anë, kërkohet një gjuhë e matur dhe institucionale; nga ana tjetër, lind pyetja nëse kjo gjuhë shpesh përdoret për të zbutur apo fshehur realitete që vetë vendimet prodhojnë.

Në këtë rast konkret, përkrahësit e gjyqtarit argumentojnë se kritikat ndaj tij u përqendruan te stili, duke lënë në hije vetë çështjen thelbësore: vendimin që prek hapësira intime dhe të ndjeshme, ku përfshihen edhe të mitur.

Ndërkohë, kritikët e tij këmbëngulin se një gjyqtar nuk mund të përdorë një gjuhë të tillë, pavarësisht bindjeve apo qëndrimit ndaj çështjes, pasi kjo rrezikon të dëmtojë seriozisht besimin publik te drejtësia.

Kjo përplasje reflekton edhe një klimë më të gjerë në SHBA, ku sistemi gjyqësor po përballet gjithnjë e më hapur me pushtetin ekzekutiv dhe me politikën. Përplasjet mes gjykatave dhe administratës së Donald Trump për kompetencat, interpretimin e ligjit dhe kufijtë e ndërhyrjes janë bërë pjesë e përditshme e debatit publik amerikan.

Në këtë kontekst, debati shkon përtej një rasti të vetëm. Ai prek një çështje më të thellë:

A po politizohet gjithnjë e më shumë sistemi gjyqësor dhe a po humbet balanca mes gjuhës institucionale dhe përmbajtjes së vendimeve?

A është më e rrezikshme një gjuhë e fortë që trondit, apo një gjuhë e butë që mund të fshehë pasoja të forta?

Debati në SHBA duket se sapo ka hyrë në një fazë të re. Dhe kjo e bën edhe më aktual një reflektim për Shqipërinë, ku prej kohësh drejtësia dhe pushteti ekzekutiv janë në një përplasje të hapur për ndikim, kompetenca dhe kufij.

Në një realitet të tillë, pyetja nuk është vetëm si flasin gjyqtarët, por si vendosin ata — dhe nëse vendimet e tyre arrijnë të ruajnë besimin e publikut, pa u kthyer në pjesë të një beteje politike.

(Burimi: The Federalist)

Postimi i mëparshëm

“Kennedy-t e Iranit”: nga vinte Ali Larijani dhe si u formua një nga figurat më të fuqishme të regjimit

Postimi i rradhës

Varfëria troket te dera: rriten familjet që s’paguajnë dot shpenzimet bazë

Postimi i rradhës
Varfëria troket te dera: rriten familjet që s’paguajnë dot shpenzimet bazë

Varfëria troket te dera: rriten familjet që s’paguajnë dot shpenzimet bazë

  • Më të fundit
Namik Dokle promovon librin e ri në 80-vjetorin e tij të lindjes

Namik Dokle promovon librin e ri në 80-vjetorin e tij të lindjes

18 Mars, 2026
Varfëria troket te dera: rriten familjet që s’paguajnë dot shpenzimet bazë

Varfëria troket te dera: rriten familjet që s’paguajnë dot shpenzimet bazë

18 Mars, 2026
Skandali i gjuhës apo i vendimit? Përplasja që ndezi median dhe drejtësinë amerikane

Skandali i gjuhës apo i vendimit? Përplasja që ndezi median dhe drejtësinë amerikane

18 Mars, 2026
“Kennedy-t e Iranit”: nga vinte Ali Larijani dhe si u formua një nga figurat më të fuqishme të regjimit

“Kennedy-t e Iranit”: nga vinte Ali Larijani dhe si u formua një nga figurat më të fuqishme të regjimit

18 Mars, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Namik Dokle promovon librin e ri në 80-vjetorin e tij të lindjes

Namik Dokle promovon librin e ri në 80-vjetorin e tij të lindjes

18 Mars, 2026
Varfëria troket te dera: rriten familjet që s’paguajnë dot shpenzimet bazë

Varfëria troket te dera: rriten familjet që s’paguajnë dot shpenzimet bazë

18 Mars, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.