• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Drejtësi-Ligj

Magjistratura: një mision sekret apo publik i Drejtësisë së Re?

2 Maj, 2026
në Drejtësi-Ligj, Shënim
A A
Magjistratura: një mision sekret apo publik i Drejtësisë së Re?
8
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Nga kontrasT.al

Pas një heshtje të gjatë “varri”, Shkolla e Magjistraturës doli me një njoftim publik: “Ka përfunduar faza e dytë e Provimit të Pranimit 2026-2027” dhe “Rezultatet do të shpallen në një kohë sa më të shpejtë në faqen zyrtare të Shkollës së Magjistraturës.” Shkurt, saktë, si njoftim lufte pa detaje, pa komente për të mos “dekonspiruar” operacionin.

Në faqen publike në Facebook, Shkolla e Magjistraturës që nga 3 Prilli i këtij viti, si asnjëherë tjetër, nuk ka postuar ndonjë lajm ose koment për mbarëvajtjen e provimit, për këtë ngjarje që supozohet të jetë nga më të rëndësishmet për Sistemin e Drejtësisë. Magjistratët e së ardhmes, ata që do kenë në duar fate shqiptarësh pas vitit 2030 po përzgjidhen nga një provim i “hekurt” me dy faza.

Nga 300 juristë që plotësonin kushtet e konkurrimit nga të gjitha anët e Shqipërisë, do përzgjidhen vetëm 17, ku vetëm 7 do fitojnë të drejtën për të përfunduar një cikël shkollimi 3- vjeçar për prokuror dhe 10 prej tyre për gjyqtar. Pra, një garë super e fortë, por dhe heshtja rreth saj ka rënë prej dy javësh si një re që zgjon dyshim…

Fituesit fitojnë, humbësit nuk flasin

Në vitin 2024 i njëjti provim, e përfshiu Shkollën e Magjistraturës në një skandal publik që u bë mediatik. Në atë vit, “hija e skandalit” përfshiu listën fituese të magjistratëve të ardhshëm dhe sipas opozitës, kishte indicie të forta se brenda saj, kishte edhe “patronazhistë” të Partisë Socialiste.

Gazment Bardhi iu drejtua asokohe kolegëve të tij socialistë në Komisionin e Ligjeve me drejtuese Klotilda Bushkёn: “Nuk kuptohet pse ditën e parë ishin 70, në darkë u bënë 120 dhe të nesërmen 140 fitues. Ndërkohë që ju keni publike listën e patronazhistëve dhe 13 persona që kanë fituar janë në listë.”.

Skandali i skantronit, u fashit shpejt, me disa ankesa në fillim. U tha edhe për një kallëzim të disa konkurrentëve humbës, por më pas çdo gjë shkoi në vendin e vet. Në heshtje.

Konkurrimi për vitin 2025 u mbajt në kontroll të plotë, fizik dhe mediatik. Nuk pati kontestime, pavarësisht pëshpëritjeve nën zë se përsëri kishte manipulim dhe emra të çuditshëm për aftësitë e tyre të mëparshme, kishin fituar me një diferencë. Humbësit nuk kontestuan asgjë, por me shpresën e vitit që vjen, morën rrugën e kthimit me libra në sqetull dhe kokën ulur.

Viti 2025 ishte viti i “Kodit Penal”, ku Arben Rakipi, drejtori i Shkollës së Magjistraturës, sistemoi disi imazhin e tij të ciflosur nga “skantroni” dhe shpalosi vizionin penal të Shqipërisë 2030 +, në një tur thuajse politik duke deklamuar mrekullinë me 952 nene të Kodit të ri Penal.

Angazhimi përgjatë 2025 për Kodin e ri Penal, e futi Rakipin, në vorbullën mediatike, turet, intervistat e panumërta, e bëri lajm të ditës dhe natës nëpër rrjete sa, në një moment euforik e harroi “skantronin” e 2024-ës dhe përfitoi t’i thurë lavde vetes me fjalinë “Jam model për t’u ndjekur”.

Modeli i vitit 2026

Këtë sezon provimi për 17 magjistratë të rinj, iu rikthye vendit të vjetër, Pallatit të Kongreseve, pavarësisht se zyrtarisht quhet “Pallati i Koncerteve”. Asnjë kamerë apo media nuk u lejua të afrohet në datat 22, 23 dhe 24 prill, ditët ku u mbajt provimi. Një përkujdesje e shtuar ishte këtë vit për të “mos folur”.

Konkurrentët humbës të fazës së parë nuk pranuan të intervistohen, vetëm me komentet sipërfaqësore thanë shkarazi “Ishte si çdo vit…kuptojeni vetë”. Ata që kaluan fazën e dytë, testimin me shkrim nuk mund të flasin “hë për hë” sa kohë korrigjimi është në duart e atyre që do vendosin për rezultatin përfundimtar.

Për mëse 8 ditë rezultati përfundimtar nuk ka dalë, ndryshe nga çdo testim që ndodh në Evropë dhe më larg saj. 172 pjesëmarrësit në testimin me shkrim kanë mbushur fletët e përgjigjeve për fazën e dytë, ku me rëndësi paraqitet zgjidhja dhe arsyetimi i tre kazuseve që konkurrentëve u janë vënë para si teza të fushës juridike civile, penale dhe administrative.

Korrigjuesit

Pedagogët dhe juristët që korrigjojnë njohuritë e magjistratëve të ardhshëm, përzgjidhen çdo vit përmes një procesi të mbyllur, dhe ndryshe nga çdo magjistraturë evropiane nuk deklarohen në formë publike.

Nga burime brenda Shkollës së Magjistraturës, personi që mban “çelësin” e kasafortës për sekretimin e tezave dhe më pas të provimeve është Sokol Berberi, Përgjegjës i Programit të Formimit Fillestar, i njohur edhe si familjar i Fatmir Xhafës, i kunati.

Testet e sekretuara më pas korrigjohen çdo ditë nga një numër pedagogësh të brendshëm dhe të jashtëm që i cakton drejtori i shkollës, Arben Rakipi.

Emrat e përfshirë këtë vit në korrigjim janë: Dashamir Kore, Mariana Semini, Arta Mandro, Idlir Peçi, Vangjel Kosta, Klodian Kurushi dhe Elvana Çiçolli.

Arta Mandro, është pedagoge në Shkollën e Magjistraturës, por njëherësh edhe anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), bashkë me korrigjuesen bën tre punë njëherësh. Artili Mandro, djali i saj, në vitin 2021, u përfol në media për mënyrën se si fitoi të drejtën për të qenë magjistrat gjyqtar, ndërsa nëna e tij ishte pedagoge e shkollës.

Dashamir Kore dhe Vangjel Kosta, janë dy nga pedagogët më të vjetër të Shkollës së Magjistraturës. Ata kanë dalë në pension por vazhdojnë të korrigjojnë dhe të japin mësim me energjinë e “djemve të rinj” e të palodhur.

Mariana Semini është anëtare e Gjykatës Kushtetuese e zgjedhur vetëm me votat e mazhorancës në vitin 2022, pasi opozita bojkotoi zgjedhjen e saj. Në vendimet e fundit “Veliaj” dhe “Balluku” ajo është cilësuar si përkrahëse e vullnetit të qeverisë.

Idlir Peçi, është pedagog i Shkollës së Magjistraturës, që aktualisht ushtron edhe aktivitet privat me shoqërinë e avokatisë “Peçi & Papagjoni”, së bashku me babanë e tij, Spiro Peçi, ish ministёr Drejtësie në qeverinë socialiste të Fatos Nanos. Vetë Idlir Peçi ka mbajtur poste si Zëvendësministër i Mbrojtjes dhe më vonë i Drejtësisë, në qeverinë “Rama”.

Elvana Çiçolli, është një ish magjistrate e vitit 2007 kur ka mbaruar studimet në Shkollën e Magjistraturës. Prej mëse dy vitesh është gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit dhe nga viti 2025, është zgjedhur si Zv. Anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED). Znj. Çiçolli është bashkëshortja e kreut të Kontrollit tё Lartё tё Shtetit, Arben Shehu.

Klodian Kurushi është gjyqtar, anëtar i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, emëruar në 19 mars 2021.

Magjistratura 2030 – drejtësia ChatGPT

Asnjë nga emrat e përfshirë në korrigjime, nuk kanë pse mbahen “sekret” nga media dhe publiku. Ata janë pedagogë dhe juristë nga më të shquarit, nga ata me më shumë eksperiencë që ka Shqipëria. Por të gjithë në shoqërinë tonë e kanë nga një cen. Ju është nxjerrë apo e kanë realisht, ka shumë për diskutim.

Shkolla e Magjistraturës nuk duhet të fshihet pas procedurave hermetike, që jepen në një ditë ku hapen rezultatet me “transparencë” të plotë. Askush nuk ka nevojë të bindet për një të vërtetë që në Shqipëri do dekada të sistemohet “Kudo bëhet hile, filluar nga votimet”. Shkolla e Magjistraturës nuk mund të bëjë përjashtim. Për 10 ditë korrigjime fluturon nga kasaforta jo teza por edhe “David Koperfildi” vetë.

Por në një mjedis të helmuar nga mosbesimi, janë juristët sipërorë të shoqërisë tonë që duhet të bëjnë diferencën, të risjellin besimin. Ata duhet të dalin dhe flasin për nivelin e studentëve, të magjistratëve tanë. Si shkruajnë, si flasin, si përgjigjen, si logjikojnë.

Shoqëria jonë ka nevojë për një të vërtetë të sinqertë, jo për konkurse formalisht të drejta me rezultate të “vdekura”, që ringjallen në sallat e gjyqeve me thirrjen “Padrejtësi!”.

Ka mëse një dekadë që sistemi i post-reformës në drejtësi ka prodhuar disa breza magjistratësh, që me ngadalë po mbushin boshllëkun e drejtësisë së “plepave”.

Përsëri opinioni shoqëror flet për padrejtësi, korrupsion, paaftësi. Vendime të padrejta, vendime të korruptuara, vendime të paafta qarkullojnë kudo. Në disa raste vendimet e magjistratëve të rinj bëhen me ChatGPT.

Atëherë për çfarë shërbeu reforma, nëse besimi publik nuk u kthye nga padrejtësia te drejtësia?

Nëse rezultati është i njëjtë dhe shoqëria ka të njëjtin mosbesim, ky nuk është faji i shoqërisë, as i Shqipërisë. Ndoshta faji mbetet te korrigjuesit e “ChatGPT”-isë…

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Tarifa, luftë dhe përplasje me aleatët: lëvizjet e papritura të Trump turbullojnё pa pushim skenën globale

  • Më të fundit
Magjistratura: një mision sekret apo publik i Drejtësisë së Re?

Magjistratura: një mision sekret apo publik i Drejtësisë së Re?

2 Maj, 2026
Tarifa, luftë dhe përplasje me aleatët: lëvizjet e papritura të Trump turbullojnё pa pushim skenën globale

Tarifa, luftë dhe përplasje me aleatët: lëvizjet e papritura të Trump turbullojnё pa pushim skenën globale

2 Maj, 2026
Kush duhet të mbajë çelësat e “makinës së Zotit”? Drama Musk–Altman nxjerr në pah një pyetje më të madhe se vetë gjyqi

Kush duhet të mbajë çelësat e “makinës së Zotit”? Drama Musk–Altman nxjerr në pah një pyetje më të madhe se vetë gjyqi

2 Maj, 2026
“18 centimetra që pengojnë trafikun?” Brian May përplaset me autoritetet pasi i bllokojnë fushën me lule në fshat

“18 centimetra që pengojnë trafikun?” Brian May përplaset me autoritetet pasi i bllokojnë fushën me lule në fshat

2 Maj, 2026

Postimet e fundit

Magjistratura: një mision sekret apo publik i Drejtësisë së Re?

Magjistratura: një mision sekret apo publik i Drejtësisë së Re?

2 Maj, 2026
Tarifa, luftë dhe përplasje me aleatët: lëvizjet e papritura të Trump turbullojnё pa pushim skenën globale

Tarifa, luftë dhe përplasje me aleatët: lëvizjet e papritura të Trump turbullojnё pa pushim skenën globale

2 Maj, 2026
Kush duhet të mbajë çelësat e “makinës së Zotit”? Drama Musk–Altman nxjerr në pah një pyetje më të madhe se vetë gjyqi

Kush duhet të mbajë çelësat e “makinës së Zotit”? Drama Musk–Altman nxjerr në pah një pyetje më të madhe se vetë gjyqi

2 Maj, 2026
“18 centimetra që pengojnë trafikun?” Brian May përplaset me autoritetet pasi i bllokojnë fushën me lule në fshat

“18 centimetra që pengojnë trafikun?” Brian May përplaset me autoritetet pasi i bllokojnë fushën me lule në fshat

2 Maj, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Magjistratura: një mision sekret apo publik i Drejtësisë së Re?

Magjistratura: një mision sekret apo publik i Drejtësisë së Re?

2 Maj, 2026
Tarifa, luftë dhe përplasje me aleatët: lëvizjet e papritura të Trump turbullojnё pa pushim skenën globale

Tarifa, luftë dhe përplasje me aleatët: lëvizjet e papritura të Trump turbullojnё pa pushim skenën globale

2 Maj, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.