Në fshatin Kuman të Roskovecit (Qarku Fier) ka ndodhur një krim i rëndë. Një i moshuar vrau bashkëshorten me armë zjarri dhe më pas veten.
Sipas banorëve të zonës, janë dëgjuar debate të forta mes çiftit, ku burri dyshohet se ishte i dehur nën efektin e pijeve alkoolike në momentin që kreu krimin.
Shefit Rrapaj rreth 80 vjeç ka qëlluar me pushkë Dashuri Rrapajn 75 vjeçe brenda në banesën e tyre. Po aty ai është gjetur i vdekur nga forcat e policisë që paraprakisht e raportojnë si vetëvrasje, vdekjen e Shefit Rrapajt.
Krimi me viktima të moshës së tretë nuk është i padëgjuar në Shqipëri. Shumë raste të tjera të cilat kanë shkaktuar habi publike janë dëgjuar vitet e fundit, teksa burri xheloz e ruan zellin “hakmarrës” brenda vetes deri në fund të jetës, kundër bashkëshortes që para gjysmë shekulli e “koriti” apo e tradhtoi.






