• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Lajme Bota

SHBA drejt databazës kombëtare të votuesve / Shqetёsime për manipulim dhe përjashtim tё qytetarëve nga zgjedhjet

7 Prill, 2026
në Bota
SHBA drejt databazës kombëtare të votuesve / Shqetёsime për manipulim dhe përjashtim tё qytetarëve nga zgjedhjet
10
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Administrata e Donald Trump po avancon me shpejtësi drejt krijimit të një databaze kombëtare të votuesve në SHBA, një nismë që po shkakton reagime të forta dhe shqetësim të madh mes zyrtarëve zgjedhorë, juristëve dhe ekspertëve të demokracisë.

Nën argumentin e “integritetit të zgjedhjeve”, qeveria amerikane ka ndërmarrë hapa konkretë për të mbledhur të dhëna të detajuara nga listat e votuesve në të gjithë vendin. Departamenti i Drejtësisë ka finalizuar një marrëveshje me Departamentin e Sigurisë Kombëtare, duke i dhënë këtij të fundit akses në të dhëna sensitive të votuesve për t’i krahasuar me databaza të shtetësisë.

Paralelisht, administrata po ushtron presion të fortë mbi shtetet që nuk pranojnë të dorëzojnë listat e plota të votuesve. Madje, është hedhur si ide edhe kushtëzimi i fondeve federale të sigurisë – qindra miliona dollarë – me dorëzimin e këtyre të dhënave, një lëvizje që është parë si presion politik ndaj shteteve.

Kjo strategji u bë edhe më e qartë pas një urdhri ekzekutiv të firmosur nga Trump, i cili parashikon krijimin e listave të shtetësisë në nivel federal, duke përdorur të dhëna nga emigracioni, sigurimet shoqërore dhe sistemet e tjera shtetërore. Në thelb, kjo do të thotë që qeveria federale synon të vendosë vetë se kush ka të drejtë vote, një kompetencë që tradicionalisht i përket shteteve.

Por sistemi që po përdoret për verifikim, i njohur si SAVE, është kritikuar gjerësisht për gabime. Në disa raste, ai ka identifikuar qytetarë amerikanë si persona pa shtetësi, për shkak të të dhënave të vjetёruara ose të paplota. Kjo krijon rrezik që votues të ligjshëm të hiqen nga listat, duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin e zgjedhjeve.

Ndërkohë, Departamenti i Drejtësisë ka hapur beteja ligjore me mbi 30 shtete dhe Distriktin e Kolumbias, të cilat kanë refuzuar të japin të dhënat e plota të votuesve për arsye privatësie dhe sigurie. Zyrtarët lokalë paralajmërojnë se të dhënat e ndjeshme mund të keqpërdoren ose të dalin jashtë kontrollit institucional.

Ekspertët e zgjedhjeve ngrenë gjithshtu shqetёsimin pёr përdorimin e të dhënave për të krijuar narrativa politike. Sipas tyre, nëse metodat e analizës nuk janë transparente, të dhënat mund të “interpretohen” në mënyrë të tillë që të justifikojnë pretendime për manipulim zgjedhor, edhe kur këto nuk ekzistojnë realisht.

Nga ana tjetër, administrata Trump e mbron fuqishëm këtë iniciativë, duke theksuar se synimi është i qartë: të sigurohet që vetëm qytetarët amerikanë votojnë dhe të rikthehet besimi në procesin zgjedhor.

Megjithatë, për shumë kritikë, kjo nismë shkon përtej një mase teknike dhe prek vetë thelbin e demokracisë amerikane. Ata paralajmërojnë se centralizimi i të dhënave dhe kontrollit mbi votuesit mund të hapë rrugën për përjashtime selektive dhe për tensione të forta politike, sidomos në prag të zgjedhjeve të ardhshme.

(Burimi: CNN)

Postimi i mëparshëm

Kodi Civil i vitit 1929, themel i legjislacionit modern shqiptar

Postimi i rradhës

Firmëtarët e pushtetit: “Illyrian Guard” si streha e fundit e të shpërblyerve

Postimi i rradhës
Firmëtarët e pushtetit: “Illyrian Guard” si streha e fundit e të shpërblyerve

Firmëtarët e pushtetit: “Illyrian Guard” si streha e fundit e të shpërblyerve

  • Më të fundit
SHBA ndryshon rregullat e luftës: Nga dhjetori regjistrimi ushtarak bëhet automatik – çfarë do të thotë kjo në një botë gjithnjë e më të tensionuar?

SHBA ndryshon rregullat e luftës: Nga dhjetori regjistrimi ushtarak bëhet automatik – çfarë do të thotë kjo në një botë gjithnjë e më të tensionuar?

11 Prill, 2026
“Fluturimi i paqes” me emrin e tragjedisë: Irani nderon viktimat e shkollës së goditur

“Fluturimi i paqes” me emrin e tragjedisë: Irani nderon viktimat e shkollës së goditur

11 Prill, 2026
“Bordi i Paqes” pa para: Plan i mbetur rrugës për Gaza?

“Bordi i Paqes” pa para: Plan i mbetur rrugës për Gaza?

11 Prill, 2026
Pashkët Ortodokse, Kryepeshkopi Joani: Në një botë të trazuar, të bëhemi paqebërës

Pashkët Ortodokse, Kryepeshkopi Joani: Në një botë të trazuar, të bëhemi paqebërës

11 Prill, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

SHBA ndryshon rregullat e luftës: Nga dhjetori regjistrimi ushtarak bëhet automatik – çfarë do të thotë kjo në një botë gjithnjë e më të tensionuar?

SHBA ndryshon rregullat e luftës: Nga dhjetori regjistrimi ushtarak bëhet automatik – çfarë do të thotë kjo në një botë gjithnjë e më të tensionuar?

11 Prill, 2026
“Fluturimi i paqes” me emrin e tragjedisë: Irani nderon viktimat e shkollës së goditur

“Fluturimi i paqes” me emrin e tragjedisë: Irani nderon viktimat e shkollës së goditur

11 Prill, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.