Romanca mes Lewis Hamilton dhe Kim Kardashian nuk është më thjesht thashethem – çifti ka vendosur ta bëjë publike lidhjen në mënyrën më spektakolare të mundshme.
Ylli i Formula 1 publikoi një video në rrjetet sociale ku shfaqet duke drejtuar një Ferrari në rrugët e Tokios, me Kim Kardashian në sediljen e pasagjerit. Në pamje, ajo shihet duke buzëqeshur dhe duke shijuar adrenalinën, ndërsa Hamilton kryen manovra të shpejta dhe drift në rrugë.

Në një moment, pasi ndalon makinën, Kim reagon e habitur: “Kjo është çmenduri”, duke e bërë videon edhe më virale për fansat.
Kjo është hera e parë që njëri prej tyre publikon hapur momente nga lidhja, duke konfirmuar zyrtarisht raportin që kishte nisur prej muajsh në prapaskenë. Dyshja u përfol fillimisht në shkurt, ndërsa më pas u panë së bashku në Evropë dhe SHBA, përpara se Kim të udhëtonte drejt Japonisë për të qenë pranë Hamilton gjatë garës së Formula 1.
Edhe pse nuk mori pjesë në garë, prania e saj në Tokio dhe tashmë videoja e publikuar nga vetë piloti britanik duket se vulosin një lidhje që po merr gjithnjë e më shumë vëmendje publike.
Për Kim Kardashian, kjo është lidhja e parë e bujshme pas ndarjes nga Kanye West dhe romancave të mëvonshme që nuk zgjatën, ndërsa për Hamilton, kjo është marrëdhënia më e përfolur prej kohësh pas lidhjes së tij të gjatë me Nicole Scherzinger.
Tashmë, me “marshin publik” të vendosur, mbetet për t’u parë nëse kjo romancë VIP do të jetë thjesht një episod mediatik apo një histori më e qëndrueshme në kohë.


(Burimi: The Sun)






