• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Lajme Bota

Lufta që prek xhepat e të gjithëve: Pse kriza ekonomike mund të jetë më e rëndë nga sa mendojmë

10 Prill, 2026
në Bota, Ekonomi-Biznes
A A
Lufta që prek xhepat e të gjithëve: Pse kriza ekonomike mund të jetë më e rëndë nga sa mendojmë
22
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitin 1910, një gazetar britanik publikoi librin “Iluzioni i Madh”, një nga bestsellerët qё doli nё kohёn e gabuar. Autori, Norman Angell, argumentonte se ndërvarësia në rritje e ekonomisë botërore e bënte të pamundur që dikush të fitonte realisht një luftë të madhe. Sipas tij, edhe nëse një vend pushtonte një tjetër dhe merrte pasuritë e tij, sistemi financiar i ndërlidhur do të shkaktonte një krizë që do ta dëmtonte edhe pushtuesin.

Por kjo nuk e ndaloi luftën. Katër vite më vonë shpërtheu Lufta e Parë Botërore dhe goditjet e saj u përhapën shumë përtej fushëbetejave, duke krijuar pasoja ekonomike dhe politike që zgjatën për vite.

Sot, ndërsa SHBA dhe Irani kanë shpallur një armëpushim dyjavor, lind pyetja: a do të jetë kriza ekonomike e përkohshme apo do të lërë pasoja afatgjata? Historia jep një paralajmërim të qartë: në një ekonomi globale të ndërlidhur, një luftë mund të krijojë paqëndrueshmëri që shfaqet menjëherë, por zgjat shumë më gjatë sesa pritet.

Kur SHBA sulmoi Iranin, ishte e pritshme që Teherani të bllokonte Ngushticën e Hormuzit. Por pak kush parashikoi efektet zinxhir: jo vetëm mungesë nafte, por edhe mungesë materialesh jetike si plehrat kimike për bujqësinë, heliumi për çipat elektronikë dhe nafta e përpunuar që përdoret për prodhimin e plastikës së përditshme.

Historia e Luftës së Parë Botërore tregon sa shpejt përhapet një krizë. Në vitin 1914, sapo u bë e qartë se lufta ishte e pashmangshme, investitorët në të gjithë botën filluan të tërhiqnin paratë nga tregjet e rrezikshme dhe të kërkonin siguri tek ari. Bankat u përballën me panik, bursat u mbyllën në shumë vende dhe sistemi financiar global u trondit.

Më pas, transporti detar u paralizua. Kostot e sigurimit të anijeve u rritën ndjeshëm, portet u bllokuan dhe tregtia globale u godit rëndë. Edhe para se të fillonin betejat në terren, bota u përball me një krizë të trefishtë: mungesë kredie, mungesë transporti dhe mungesë tregjesh.

Pasojat ishin të menjëhershme: papunësi, inflacion i lartë dhe trazira sociale. Edhe pse tregtia filloi të rimëkëmbej në vitet pasuese, dëmet afatgjata tashmë ishin bërë.

Britania, për shembull, arriti të shpëtonte bankat e saj, por humbi rolin si qendra financiare globale, që kaloi në SHBA. Në të njëjtën kohë, rritja e kostove të transportit dhe sigurimit çoi në rritje të çmimeve, sidomos për ushqimet bazë. Në SHBA, çmimi i bukës u dyfishua mes viteve 1913 dhe 1920.

Tregtia globale ra ndjeshëm dhe iu deshën vite për t’u rikthyer në nivelet e mëparshme. Madje edhe vendet fituese në luftë humbën terren ekonomik, ndërsa fuqitë e reja si SHBA dhe Japonia përfituan.

Edhe pse konflikti aktual me Iranin nuk është në përmasat e Luftës së Parë Botërore, shenjat tregojnë se pasojat mund të zgjasin. Çmimet e energjisë nuk pritet të bien shpejt, zinxhirët e furnizimit do të kërkojnë muaj për t’u stabilizuar dhe infrastruktura e dëmtuar në Gjirin Persik do të marrë kohë për t’u rikuperuar.

Një tjetër shqetësim është bujqësia. Mungesa e plehrave kimike në fillim të sezonit të mbjelljeve mund të çojë në prodhim më të ulët dhe çmime më të larta ushqimore në të ardhmen.

Siç u pa edhe gjatë pandemisë Covid-19, ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit mund të krijojnë inflacion të zgjatur, duke ndikuar në normat e interesit, stabilitetin financiar dhe madje edhe në politikë.

Ndikimi nuk do të jetë i barabartë. Vendet më të varfra do të goditen më fort, pasi rritja e çmimeve të ushqimit dhe energjisë për to mund të jetë çështje mbijetese. Disa vende në Afrikë, që varen nga importet e plehrave përmes Ngushticës së Hormuzit, janë veçanërisht të rrezikuara.

Në fund, historia jep një mësim të qartë: është shumë më e lehtë të nisësh një krizë globale sesa ta ndalosh atë. Dhe edhe kur lufta ndalon, pasojat ekonomike mund të vazhdojnë për vite me radhë.

(Burimi: NYT)

Postimi i mëparshëm

Lufta me Iranin përçan Perëndimin: Trump sulmon NATO-n dhe rikthen planin për Groenlandën

Postimi i rradhës

“Bëme baba të të ngjaj”: Vajza e Luka Modric fiton trofeun e parë me Milanin U13

Postimi i rradhës
“Bëme baba të të ngjaj”: Vajza e Luka Modric fiton trofeun e parë me Milanin U13

“Bëme baba të të ngjaj”: Vajza e Luka Modric fiton trofeun e parë me Milanin U13

  • Më të fundit
Sekreti mesdhetar për ta mbajtur shtëpinë të freskët gjatë valëve të të nxehtit

Sekreti mesdhetar për ta mbajtur shtëpinë të freskët gjatë valëve të të nxehtit

29 Maj, 2026
NATO: “Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”

NATO: “Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”

29 Maj, 2026
A po e “vret” Brukseli konkurrencën e lirë në Shqipëri?

A po e “vret” Brukseli konkurrencën e lirë në Shqipëri?

29 Maj, 2026
Çfarë tregojnë 50 vite studime për lumturinë e prindërve qё rrisin fёmijё vetëm

Çfarë tregojnë 50 vite studime për lumturinë e prindërve qё rrisin fёmijё vetëm

29 Maj, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Sekreti mesdhetar për ta mbajtur shtëpinë të freskët gjatë valëve të të nxehtit

Sekreti mesdhetar për ta mbajtur shtëpinë të freskët gjatë valëve të të nxehtit

29 Maj, 2026
NATO: “Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”

NATO: “Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”

29 Maj, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.