Kuvendi i Shqipërisë vulosi dje një nga ndryshimet më të debatueshme në sektorin turistik, duke i dhënë investitorëve strategjikë të drejtën të ndërtojnë porte turistike pa garë dhe pa procedurë koncesioni. Një vendim që për mazhorancën përkthehet në zhvillim, por që nё fakt duket se ёshtё një tjetër hap drejt kapjes së vijës bregdetare nga interesa të mëdha private.
Ligji, i propozuar nga deputetja socialiste Zamira Sinaj, u miratua vetëm me votat e socialistëve, ndërsa opozita e cilësoi hapur si një “draft të porositur” në funksion të klientelës së pushtetit. Debatet në Kuvend zgjatën për orë, por në fund rezultati ishte i parashikueshëm: një tjetër ligj që ndryshon rregullat e lojës në mes të lojës.
Por ai që mbrёmё nё orёt e vona u kthye nё ligj, ishte paralajmëruar prej kohësh.
Në një analizë të publikuar më herët nga kontrasT.al, kjo nismë u cilësua si një tentativë e qartë për të anashkaluar konkurrencën dhe për të krijuar një korridor të drejtpërdrejtë për investitorët “strategjikë” – një status që shpesh është kritikuar për mungesë transparence dhe për lidhje të mundshme me pushtetin.
Deri më sot, portet turistike ndërtoheshin përmes koncesioneve, një mekanizëm që të paktën në teori garanton garë dhe përzgjedhje sipas rregullave të tregut. Tani, ky filtër hiqet për një kategori të privilegjuar investitorësh.
Me një firmë, konkurrenca zëvendësohet nga përjashtimi.
Në një kohë kur bregdeti shqiptar është kthyer në një nga zonat me interesin më të madh ekonomik dhe zhvillimor, çdo ndërhyrje që shmang garën dhe përqendron vendimmarrjen në pak duar ngre dyshime të forta mbi përdorimin e pasurive publike.
Në vijim mund të lexoni analizën e plotë që e paralajmëroi këtë zhvillim që në nisje:






