• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

BE shtrëngon rregullat e azilit: miratohen refuzime të përshpejtuara dhe kthime në vendet “e sigurta”

12 Shkurt, 2026
në Aktualitet
BE shtrëngon rregullat e azilit: miratohen refuzime të përshpejtuara dhe kthime në vendet “e sigurta”

Parlamenti Europian, Strasbourg, France, 20 Janar, 2026. Foto: © Yves Herman, Reuters

10
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Ligjvënësit e Parlamenti Evropian miratuan kёtё javё ndryshime në sistemin e azilit të Bashkimi Evropian, duke hapur rrugën për refuzime të përshpejtuara të kërkesave dhe transferimin e azilkërkuesve në vende të konsideruara “të sigurta”. Vendimi sinjalizon një ashpërsim të ndjeshëm të politikës evropiane për emigracionin dhe ka shkaktuar kritika të forta nga organizatat e të drejtave të njeriut.

Teksti, i cili kërkon ende miratimin përfundimtar formal nga 27 shtetet anëtare, pasqyron rritjen e ndjenjave kundër emigracionit në Evropë gjatë dekadës së fundit — një trend që ka zgjeruar mbështetjen për partitë e djathta.

Ndryshimet vijnë pas krizës së viteve 2015–2016, kur mbi një milion refugjatë dhe emigrantë mbërritën në Evropë, duke nxitur një rishikim të thellë të politikave të azilit.

Rregullorja e re e Procedurave të Azilit parashikon krijimin e një liste vendesh të cilësuara si “të sigurta”, ku mund të kthehen azilkërkuesit që nuk përfitojnë mbrojtje. Në këtë listë përfshihen edhe vende si Egjipti dhe Tunizia, të cilat janë vënë nën vëzhgim për bilancin e tyre në fushën e të drejtave të njeriut.

Sipas rregullave të reja, një kërkesë për azil mund të refuzohet nëse personi mund të kishte marrë mbrojtje në një vend që BE e konsideron të sigurt — edhe nëse ai nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me atë shtet.

“Votimi do të thotë se njerëzve që kërkojnë azil mund t’u refuzohet aplikimi pa një shqyrtim të plotë dhe të dërgohen në vende me të cilat nuk kanë asnjë lidhje dhe ku nuk kanë shkelur kurrë,” tha Olivia Sundberg Diez nga Amnesty International. Sipas saj, këto masa rrezikojnë të dëmtojnë angazhimin e BE-së për mbrojtjen e refugjatëve dhe mund të çojnë në shkelje të të drejtave të njeriut.

Organizatat humanitare paralajmërojnë se ndryshimet mund të bien ndesh me parimet e Konventёs sё Refugjatëve tё vitit 1951, e cila ndalon kthimin e azilkërkuesve në vende ku mund të përballen me rrezik.

Rregullat e reja e afrojnë BE-në edhe më shumë me idenë e ngritjes së “qendrave të kthimit” jashtë territorit të saj — një model i ngjashëm me marrëveshjet e Italisё me Shqipërinё — ndonëse zbatimi ёshtё ende i diskutueshёm.

Këto ndryshime burojnë nga Pakti për Migracionin, i miratuar në vitin 2023 dhe që pritet të zbatohet plotësisht deri në qershor 2026. Ndërkohë, retorika kundër emigracionit është rritur ndjeshëm që nga ardhja e më shumë se një milion personave, kryesisht nga Siria, përmes Mesdheut në vitin 2015.

Ligjvënësja franceze e të Gjelbërve, Mélissa Camara, paralajmëroi se lista e vendeve të sigurta mund të vendosë “qindra mijëra njerëz në situata me rrezik të madh”, pasi disa prej këtyre shteteve kanë një situatë shqetësuese sa i takon të drejtave të njeriut.

(Burimi: France 24, me Reuters)

Postimi i mëparshëm

Kultura formëson emocionet: pse terapia perëndimore nuk funksionon njësoj për të gjithë

Postimi i rradhës

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca dhe disa projektligje kyçe

Postimi i rradhës
Rrëzohet kërkesa e PD: Niko Peleshi mbetet në krye të Kuvendit

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca dhe disa projektligje kyçe

  • Më të fundit
Ditë “dorëheqjesh” në Tiranë: Largohet edhe Agaçi – lё pas “rojen” e tij Elsonida Rama

Ditë “dorëheqjesh” në Tiranë: Largohet edhe Agaçi – lё pas “rojen” e tij Elsonida Rama

13 Shkurt, 2026
Merz godet Trump: “Rendi ndërkombëtar nuk ekziston më”

Merz godet Trump: “Rendi ndërkombëtar nuk ekziston më”

13 Shkurt, 2026
SpaceX dërgon katër astronautë drejt hapёsirёs për t’i dhënë fund mungesës së stafit

SpaceX dërgon katër astronautë drejt hapёsirёs për t’i dhënë fund mungesës së stafit

13 Shkurt, 2026
Dyshja franceze fiton medaljen mes akuzave për abuzim

Dyshja franceze fiton medaljen mes akuzave për abuzim

13 Shkurt, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Ditë “dorëheqjesh” në Tiranë: Largohet edhe Agaçi – lё pas “rojen” e tij Elsonida Rama

Ditë “dorëheqjesh” në Tiranë: Largohet edhe Agaçi – lё pas “rojen” e tij Elsonida Rama

13 Shkurt, 2026
Merz godet Trump: “Rendi ndërkombëtar nuk ekziston më”

Merz godet Trump: “Rendi ndërkombëtar nuk ekziston më”

13 Shkurt, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.