Këngëtarja e njohur e popit Britney Spears u arrestua të mërkurën në mbrëmje në Kaliforni nën dyshimin për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, sipas Patrullës së Autostradave të Kalifornisë (CHP).
Sipas informacionit të publikuar nga autoritetet, Spears u ndalua nga policia rreth orës 21:30 të mbrëmjes, ndërsa arrestimi i saj u bë pak pas orës 03:00 të mëngjesit të së enjtes. Ajo u lirua më vonë.
Sipas një njoftimi zyrtar të policisë, një BMW e zezë ishte raportuar se ecte nё mёnyrё tё çrregullt dhe me shpejtësi të lartë rreth orës 20:48 të mbrëmjes sipas orës lokale. Automjeti po lëvizte në drejtim jugor në autostradën US-101 dhe u ndalua pranë daljes Westlake Boulevard, në Qarkun Ventura.
Në momentin e ndalimit, Spears ishte vetёm në makinë. Këngëtarja iu nënshtrua testeve të zakonshme të policisë në vendngjarje dhe më pas u arrestua.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimi është ende në vazhdim dhe priten rezultatet e testeve kimike për të përcaktuar nivelin e alkoolit në gjak.
Kjo nuk është hera e parë që ylli i popit përballet me probleme ligjore.
Spears pritet të paraqitet në gjykatë më 4 maj për këtë çështje.






