Brooklyn Beckham ka marrë një vendim të fortë ndaj prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham: ai nuk dëshiron më të komunikojë drejtpërdrejt me ta dhe kërkon që çdo kontakt të bëhet vetëm përmes përfaqësuesve ligjorë. Sipas burimeve pranë tij, arsyeja kryesore është mbrojtja e shëndetit të tij mendor.
26-vjeçari është ndier i shqetësuar nga fakti që prindërit e tij kanë vazhduar të publikojnë fotografi të tijat në rrjetet sociale dhe ta përmendin publikisht, pavarësisht kërkesave të tij që kjo të ndalonte. Ai u ka thënë miqve se do të kishte preferuar që çdo përpjekje për pajtim të ndodhte larg vëmendjes së publikut.
Verën e kaluar, Brooklyn u dërgoi prindërve një letër zyrtare, pasi kërkesat e tij për të mos u ekspozuar në rrjete sociale ishin shpërfillur. Sipas një burimi, kjo situatë kishte filluar të ndikonte në mirëqenien e tij psikologjike, ndaj ai vendosi të mbrojë veten.
Edhe pas kësaj letre, marrëdhënia thuhet se u tensionua më tej, kur Victoria pëlqeu një nga fotot e tij në internet, ndërsa gjatë festave të fundvitit David dhe Victoria publikuan një foto të vjetër të Brooklyn.
Më pas, Brooklyn raportohet se i ka bllokuar prindërit në rrjetet sociale. Një burim pranë familjes thotë se një nga problemet kryesore është se David dhe Victoria ende e shohin të birin si “fëmijë”.
Përçarja u bë edhe më e dukshme kur Brooklyn dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, nuk morën pjesë në festën e 50-vjetorit të David Beckham në maj. Nga ana tjetër, David dhe Victoria munguan në ceremoninë e rinovimit të betimeve martesore të çiftit në gusht.
Sipas raportimeve të fundit, Brooklyn nuk ka interes për pajtim për momentin dhe është i përqendruar në një jetë të qetë dhe larg dramave familjare.

(Burimi: Page Six)





