• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Drejtësi-Ligj

Dosja “AKSHI” nuk hapi vetëm shishe vere / Dhjetëra të dyshuar në “kantinën” e SPAK

December 23, 2025
në Drejtësi-Ligj
Dosja “AKSHI” nuk hapi vetëm shishe vere / Dhjetëra të dyshuar në “kantinën” e SPAK
0
Shpërndarë
46
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Nga kontrasT.al

Dosja hetimore “AKSHI”, në kuadër të të cilës SPAK zbuloi një grup kriminal të sofistikuar në fushën e tenderave publikë ku prokurohej “Administrata moderne digjitale.”.

8 persona janë vendosur nën akuzë. Me dhjetëra janë pyetur. Për disa fraksione të dosjes kryesore janë duke u zhvilluar hetime intensive paralele që mund të sjellin në sytë e opinionit publik afera akoma më të rënda se sa ato të zbuluara deri tani.

Dosja e rrjedhur në media tregon aspekte të thashethemuara edhe më parë për lidhjet e pushtetit me krimin e rrugës. Tashmë të vërtetuara plotësisht.

Pengmarrja prej 6 orësh e Gerond Meçes, nga banditët me tatuazhe, stampa BKH-je në veshje, rrëmbimi në mes të ditës në Tiranë nuk tregon sofistikim të krimit por lidhjen e tij të drejtpërdrejtë me Policinë e Shtetit dhe organet e tjera ligjzbatuese.

Gerond Meçe deklaroi për hetuesit se nuk bëri denoncim për pengmarrjen sepse nëndrejtori i policisë së Tiranës, Erjon Ismaili, kohë më parë, nëpërmjet një personi që nuk i kujtohej, i kishte kërkuar të qëndronte sa më larg AKSH-it.

Pjesë të dosjes tregojnë se nëndrejtori tashmë i pezulluar i Policisë së Tiranës, kishte një frekuentim të shpeshtë të zyrës “Big Brother” të Ergys Agasit në ish-Bllok.Gerond Meçe, sipas dosjes, kishte kuptuar gjithashtu se ishte ky nëndrejtor (Erjon Ismaili) që i kishte nisur një hetim pasuror atij dhe familjarëve të tij, duke ia përcjellë “letrat” në Prokurorinë e Tiranës.

Rastësisht, Meçe kishte kapur një kërkesë të prokurorisë ku kërkohej për të dhe familjarët, nëpër banka dhe shoqëri sigurimesh. Kjo, implikon drejtpërdrejt edhe organin e hetimit që nuk është më Policia e Shtetit por Prokuroria e Tiranës.

Ismaili ka referuar Meçen në Prokurorinë e Tiranës dhe prokurorë të luftës kundër “Pastrimit të Parave” kanë nisur hetime kundër tij. Pra, një bashkëpunim që kalon në nivele më të larta se sa Policia e Shtetit.

Kush janë prokurorët e përzier në këtë hetim të porositur nga grupi kriminal?

Njerëz të tjerë me pushtet që dalin “viktima” apo bashkëpunëtorë të grupit të ekspozuar deri tani, tregojnë sa shumë dhe thellë ka shkuar bashkëpunimi krim-politikë-biznes.

Nga dosja hetimore lexohet një episod, për të treguar se si Ergys Agasi vepronte dhe sesa larg shkonin lidhjet e tij me botën e krimit. SPAK ka dokumentuar një bisedë që Agasi ka bërë më 6 mars të vitit 2019 me ish-deputetin e PS, Alqi Bllakon (i sapoliruar nga burgu), asokohe drejtor i drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve dhe Landfilleve në Ministrinë e Mjedisit.

Në bisedën e fiksuar nga SPAK, identifikohet personi me emrin “Labi”. Ai është Elgerti Bixha të cilin Ergys Agasi pretendonte të emëronte në atë kohë si administrator në një shoqëri private e cila kishte fituar një koncesion me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë që asokohe drejtohej nga Damian Gjiknuri. Ky i fundit ishte bërë pengesë për realizimin e disa përfitimeve të paligjshme nga ana e Agasit, Bixhës dhe Bllakos, ndaj ai i shkruan miqve të tij në komunikim me mesazh se “Do t’ia q* robt, do fusim çunat pastaj”.

Pra, Damian Gjiknurit, sot deputet dhe bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore në Shqipëri, në 2019 do t’i shkonte një grup kriminal “çunash” që ta detyronte të tërhiqej nga një vendim që nuk i shkonte për shtat Ergys Agasit dhe Elgerti Bixhës.

Ky i fundit është futur në fokusin e SPAK, pasi iu bë ditë më parë kontroll banese, i dyshuar për veprimtari kriminale dhe lidhje të shumta në biznesin e ndërtimit dhe sektorin e naftës në Patos.

Bixha del në të dhënat publike si ortak me 50% në kompaninë ECOCLEAN me Idajet Ismailajn dhe në Fortis Beto CO me biznesmenin Orest Sota.

SPAK gjithashtu ka shtrirë hetimet në instancat e ASHK dhe IKMT ku vëllai i tij, Edvin Bixha, dyshohet se ka pasur lidhje të forta me drejtuesit e këtyre institucioneve, lidhje që i ka shfrytëzuar për interesa të grupit kriminal.

Drejtoreshës së Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Ervina Gjana, agjentët e BKH-së i kanë sekuestruar telefonin dhe njëkohësisht i kanë kontrolluar zyrën dhe banesën. Gjana mban një post kyç në strukturat e rendit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, një funksion me përgjegjësi të drejtpërdrejtë në hetimin dhe parandalimin e veprave penale që lidhen me mashtrimet online, call center-at, ndërhyrjet në sistemet informatike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për krimin kibernetik. Hetimi ndaj kësaj zyrtareje afrohet me majat më të larta të kupolës së Policisë së Shtetit.

Dosja e AKSH-it, por jo vetëm, ka futur në fokusin e hetimeve speciale një spektër të gjerë të strukturave të shtetit.

Policia, prokuroria e zakonshme, biznesi, politika dhe administrata janë futur të gjitha në “kantinën” e SPAK.

Të shohim çfarë “vere” do dalë pasi ajo të hapet për publikun e gjerë…

Postimi i mëparshëm

Trump ndez debat me Danimarkën: SHBA-të “duhet ta kenë” Groenlandën për sigurinë kombëtare

Postimi i rradhës

Makina përplaset me turmën gjatë një parade të Krishtlindjeve në Holandë, disa të plagosur

Postimi i rradhës
Makina përplaset me turmën gjatë një parade të Krishtlindjeve në Holandë, disa të plagosur

Makina përplaset me turmën gjatë një parade të Krishtlindjeve në Holandë, disa të plagosur

  • Më të fundit
Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

Pse njerëzit shumë inteligjentë qëndrojnë në marrëdhënie toksike

January 7, 2026
Gjermania paralajmëron Rusinë: Nëse cenohet siguria e Kievit, do të reagojmë edhe ushtarakisht

Nga diplomacia te forca: Merz lë të hapur dërgimin e trupave gjermane në rajon

January 7, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

Shqiptarët në Luginë përballë diskriminimit sistematik: Shkollat shqipe në kushte alarmante

January 7, 2026
Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

Hilton shkëput bashkëpunimin me një hotel në SHBA pasi refuzoi agjentët federalë të emigracionit

January 7, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.