• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Drejtësi-Ligj

Industria ushtarake me partner privat: shteti financon, KAYO bën sikur kontrollon, privati përfiton / Për kë do prodhohen “dronët shqiptarë”?!

21 Prill, 2026
në Drejtësi-Ligj, Investigim
A A
Industria ushtarake me partner privat: shteti financon, KAYO bën sikur kontrollon, privati përfiton / Për kë do prodhohen “dronët shqiptarë”?!
7
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Në pamje të parë, ndërtimi i një industrie vendase të mbrojtjes duket si një hap strategjik i vonuar, por i domosdoshëm. Ligji nr. 88/2024 krijon shoqërinë shtetërore “KAYO” dhe i jep asaj një mandat të gjerë për prodhimin, tregtimin dhe zhvillimin e teknologjive ushtarake, duke e pozicionuar si instrumentin kryesor të shtetit në këtë fushë. Por mënyra se si ky mandat po konkretizohet përmes akteve nënligjore ngre shumë pikëpyetje dhe nuk jep asnjë garanci.

Nga ligji te vendimet: si u hap rruga për partneritetet me privatin

Dy vendimet e Këshillit të Ministrave të datës 10 prill 2026 e zbёrthejnё mё mirrё këtë skemë. Njëri prej tyre i hap rrugë krijimit të një shoqërie të përbashkët për prodhimin e mjeteve fluturuese pa pilot – dronëve, me pak fjalë – ndërsa tjetri për ndërtimin dhe riparimin e mjeteve lundruese, ku në këmbim privatit do t’i vihet në dispozicion kantieri detar i Pashalimanit.

Në të dy rastet, modeli është i njëjtë: KAYO nuk operon drejtpërdrejt, por hyn në partneritet me një subjekt privat përmes krijimit të një shoqërie të re tregtare.

Këtu ndryshon natyra e kontrollit.

Shteti pa shumicë: veto në letër, pushteti nё dorё tё privatit

Shoqëritë që do të krijohen janë, në thelb, shoqëri aksionare që i nënshtrohen legjislacionit tregtar. Ato nuk janë struktura shtetërore, por entitete ku kapitali dhe vota përcaktojnë vendimmarrjen. Në rastin e mjeteve fluturuese pa pilot, pjesëmarrja e KAYO-s nuk parashikohet të jetë më pak se 25%. Në rastin e mjeteve lundruese, kufiri minimal është 40%. Në asnjë prej këtyre skemave shteti nuk ka shumicën.

Në letër, kjo disbalancë kompensohet me të drejtën e vetos që ligji i jep KAYO-s për vendime të caktuara strategjike. Por kjo e drejtë mbetet e varur nga mënyra se si do të zbatohet në praktikë, në një terren ku funksionon paralelisht edhe ligji për shoqëritë tregtare, i cili bazohet në parimin e shumicës së aksioneve. Kjo krijon një mbivendosje të paqartë juridike: njëra normë i jep shtetit një instrument bllokues, ndërsa tjetra i jep shumicës aksionare fuqinë vendimmarrëse. Në mungesë të një sqarimi të qartë se cili regjim prevalon në rast konflikti, kontrolli i shtetit rrezikon të humbasё.

Ndërkohë, mënyra se si strukturohen këto partneritete tregon një shpërndarje të pabarabartë të kontributeve dhe rreziqeve. Shteti, përmes KAYO-s, vendos në dispozicion pasuri publike – tokë, infrastrukturë, asete ekzistuese – dhe garanton sigurinë fizike përmes Forcave të Armatosura. Nga ana tjetër, partneri privat sjell investimin, teknologjinë dhe aksesin në treg. Por kriteret për përzgjedhjen e këtij partneri mbeten të përgjithshme dhe minimale. Nuk ka një strukturë të detajuar vlerësimi që të garantojë konkurrencë reale, krahasim ofertash apo transparencë të plotë.

Të dyja këto vendime i hapin rrugë një përzgjedhjeje që mund të jetë më shumë rezultat negocimi – për të mos thënë paracaktimi – sesa gare.

Vetë ligji e lejon një gjë të tillë, duke parashikuar mundësinë e përzgjedhjes së drejtpërdrejtë në raste që lidhen me interesat e “sigurisë kombëtare”. Kur kjo dispozitë kombinohet me vendime që nuk ndërtojnë një filtër të fortë përzgjedhës, procesi rrezikon të bëjë pikërisht të kundërtën: të cenojë vetë sigurinë që pretendohet të mbrojë.

Shteti si garanci për biznesin: emri i Shqipërisë në shërbim të privatit

Në këtë arkitekturë ligjesh dhe VKM-sh, një element mbetet veçanërisht problematik: mungesa e kontrollit të qartë mbi destinacionin dhe përdorimin e produkteve. Shoqëritë e përbashkëta parashikohet të prodhojnë, montojnë, riparojnë dhe tregtojnë, përfshirë edhe në tregje ndërkombëtare. Partneri privat parashikohet të sigurojë rrjet shpërndarjeje për eksport. Megjithatë, nuk ka një mekanizëm të detajuar që të përcaktojë se si vendoset për tregjet, për klientët apo për kufizimet e shitjes.

Kjo hapësirë që i lihet një subjekti privat në një sektor ku produktet kanë implikime të drejtpërdrejta për sigurinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare është e rrezikshme. Kur një subjekt ku shteti është minoritar operon në këtë fushë, kontrolli mbi zinxhirin e shpërndarjes nuk mund të mbetet në nivel parimesh të përgjithshme.

Në të njëjtën kohë, mungon një artikulim publik i politikës që justifikon këto investime. Nuk ka një dokument që të përcaktojë qartë nevojat konkrete, kapacitetet që synohen të ndërtohen, apo rolin e Shqipërisë në këtë industri. Aktet nënligjore ndërtojnë mekanizmin, por nuk shpjegojnë strategjinë.

Më shumë sesa një përpjekje për të ndërtuar një industri të qëndrueshme të mbrojtjes, këto vendime ngjajnë me një mekanizëm për të vënë në lëvizje projekte konkrete – për të prodhuar disa pajisje, për të krijuar një subjekt tregtar dhe për ta mbështetur atë me peshën e shtetit. Shqipëria vendos në dispozicion tokë, asete dhe garanci institucionale, jo sepse këto janë të pazëvendësueshme për vetë projektin, por sepse i japin atij një vulë besueshmërie dhe një hyrje në tregje ku emri i një shteti ka peshë që një subjekt privat nuk e ka i vetëm.

Dhe ndërkohë që publikut i jepet një histori e përgjithshme, ata që e kanë ndërtuar këtë skemë e dinë shumë mirë se çfarë po bëjnë dhe me kë po e bëjnë. Nuk është një proces i paqartë për ta. Është i qartë deri në detaj.

Ndaj dy vendimet e datës 10 prill janë pasqyra e një modeli ku shteti përdoret për t’i dhënë peshë një biznesi të menduar paraprakisht: mbështetet një subjekt privat që do prodhojë dhe do tregtojë, duke përdorur emrin e Shqipërisë si garanci. Shteti vendos tokën, jep mbështetje, hyn ortak, dhe në fund produkti del në treg me një legjitimitet që nuk do ta kishte kurrë vetëm si kompani private.

Në fund, me shumë gjasa, askush nuk do të japë llogari se kush e kontrollon realisht këtë aktivitet dhe ku përfundojnë produktet, ndërkohë që në lojë është emri dhe përgjegjësia e vetë shtetit.

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Familja mbretërore britanike përkujton Mbretëreshën Elizabeth në 100-vjetorin e lindjes

Postimi i rradhës

Si ne të dy

Postimi i rradhës
Si ne të dy

Si ne të dy

  • Më të fundit
Si ne të dy

Si ne të dy

21 Prill, 2026
Industria ushtarake me partner privat: shteti financon, KAYO bën sikur kontrollon, privati përfiton / Për kë do prodhohen “dronët shqiptarë”?!

Industria ushtarake me partner privat: shteti financon, KAYO bën sikur kontrollon, privati përfiton / Për kë do prodhohen “dronët shqiptarë”?!

21 Prill, 2026
Familja mbretërore britanike përkujton Mbretëreshën Elizabeth në 100-vjetorin e lindjes

Familja mbretërore britanike përkujton Mbretëreshën Elizabeth në 100-vjetorin e lindjes

21 Prill, 2026
Senatori republikan kundër Trump: “Pse po hyjmë në një ‘luftë të shenjtë’ me Papën?”

Senatori republikan kundër Trump: “Pse po hyjmë në një ‘luftë të shenjtë’ me Papën?”

21 Prill, 2026

Postimet e fundit

Si ne të dy

Si ne të dy

21 Prill, 2026
Industria ushtarake me partner privat: shteti financon, KAYO bën sikur kontrollon, privati përfiton / Për kë do prodhohen “dronët shqiptarë”?!

Industria ushtarake me partner privat: shteti financon, KAYO bën sikur kontrollon, privati përfiton / Për kë do prodhohen “dronët shqiptarë”?!

21 Prill, 2026
Familja mbretërore britanike përkujton Mbretëreshën Elizabeth në 100-vjetorin e lindjes

Familja mbretërore britanike përkujton Mbretëreshën Elizabeth në 100-vjetorin e lindjes

21 Prill, 2026
Senatori republikan kundër Trump: “Pse po hyjmë në një ‘luftë të shenjtë’ me Papën?”

Senatori republikan kundër Trump: “Pse po hyjmë në një ‘luftë të shenjtë’ me Papën?”

21 Prill, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Si ne të dy

Si ne të dy

21 Prill, 2026
Industria ushtarake me partner privat: shteti financon, KAYO bën sikur kontrollon, privati përfiton / Për kë do prodhohen “dronët shqiptarë”?!

Industria ushtarake me partner privat: shteti financon, KAYO bën sikur kontrollon, privati përfiton / Për kë do prodhohen “dronët shqiptarë”?!

21 Prill, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.