• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Ekonomi-Biznes

Kaosi në Venezuelë mund të sjellё miliarda dollarë investime

6 Janar, 2026
në Ekonomi-Biznes
Kaosi në Venezuelë mund të sjellё miliarda dollarë investime
32
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

E ardhmja e Venezuelës mbetet e paqartë pas ndërhyrjes ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe rrëzimit të presidentit Nicolás Maduro gjatë fundjavës. Megjithatë, mes pasigurisë politike dhe institucionale, disa investitorë ndërkombëtarë po shohin një mundësi të rrallë për investime afatgjata në një vend që për vite me radhë ka qenë i mbyllur për biznesin e huaj.

Një prej tyre është Charles Myers, kryetar i një kompanie konsulence ndërkombëtare, i cili e përshkroi situatën në Venezuelë si një mundësi të madhe për rindërtimin e infrastrukturës. Sipas tij, investimet potenciale mund të arrijnë deri në 500 miliardë dollarë në dhjetë vitet e ardhshme.

“Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme në shumë fusha. Mendoj se pesimizmi është i tepruar,” tha Myers në një intervistë televizive. Ai njoftoi se po përgatit një vizitë në Venezuelë në muajin mars, ku pritet të marrin pjesë investitorë, kompani shumëkombëshe dhe drejtues fondesh. Sipas tij, kjo nismë nuk lidhet me qeverinë amerikane dhe zhvillohet në mënyrë të pavarur.

Megjithatë, zëra të tjerë janë më të kujdesshëm. Robert Koenigsberger, drejtues i një fondi investimesh, paralajmëron se mjedisi ekonomik dhe ligjor në Venezuelë mbetet problematik.

“Sipas rregullave që janë ende në fuqi, realisht asgjë nuk ka ndryshuar. Investitorët nuk mund të hyjnë lirshëm dhe të nisin veprimtari. Vendi është ende i mbushur me individë dhe struktura nën sanksione,” tha ai.

Maduro dhe bashkëshortja e tij Cilia Flores u kapën më 3 janar dhe u dërguan në SHBA. Pas kësaj, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA do të administrojë përkohësisht Venezuelën deri në një tranzicion të sigurt. Ai paralajmëroi gjithashtu pasoja të rënda për presidenten e përkohshme Delcy Rodríguez, nëse ajo do të kundërshtonte veprimet amerikane, ndonëse ditët e fundit ajo ka shfaqur gatishmëri për bashkëpunim.

Sipas Myers, investimet e huaja do të varen kryesisht nga garancitë e sigurisë. Ai e sheh praninë ushtarake amerikane pranë brigjeve të Venezuelës si një faktor qetësues për investitorët, ndërsa shton se disa nga sanksionet mund të hiqen në muajt në vijim.

Një hapje më e gjerë e ekonomisë, përfshirë rikthimin në tregjet ndërkombëtare të huamarrjes dhe rihapjen e Bursёs sё Karakasit, mund të nxisë një valë të re investimesh, thotë ai.

Në planin afatshkurtër, sektori i naftës dhe gazit shihet si përfituesi kryesor. Aksionet e Chevron u rritën ndjeshëm, pasi kompania është aktualisht e vetmja amerikane që operon në Venezuelë. Edhe kompani të tjera të mëdha energjetike përmenden si përfituese të mundshme, megjithëse kanë zgjedhur të mos reagojnë publikisht.

Venezuela zotëron rezervat më të mëdha të provuara të naftës në botë, por shumica e kompanive amerikane janë përjashtuar nga tregu që prej konfiskimit të aseteve gjatë presidencës së Hugo Chávez në vitin 2007. Presidenti Trump ka bërë thirrje që kompanitë amerikane të investojnë miliarda dollarë për rindërtimin e infrastrukturës energjetike të vendit.

Sidoqoftë, potenciali i Venezuelës nuk kufizohet vetëm te energjia. Sipas Myers, biznese tё ndërtimit, industrisё sё automjeteve, mbrojtjes, kimikateve, minierave dhe fondeve financiare po e ndjekin nga afër zhvillimin e situatës.

“Kjo nuk është një nismë për fitime të shpejta. Është një përpjekje për të hyrë në terren dhe për të kuptuar realisht çfarë mund të bëhet,” përfundoi ai.

(Burimi: CNBC)

Postimi i mëparshëm

Kush është 26-vjeçarja që sulmoi shtëpinë e zv/presidentit JD Vance

Postimi i rradhës

Po vjen Galaxy S26, por me çmim më të lartë? Çfarë po ndodh me Samsung

Postimi i rradhës
Po vjen Galaxy S26, por me çmim më të lartë? Çfarë po ndodh me Samsung

Po vjen Galaxy S26, por me çmim më të lartë? Çfarë po ndodh me Samsung

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Më të fundit
Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

25 Shkurt, 2026
Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

25 Shkurt, 2026
“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

25 Shkurt, 2026
SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

25 Shkurt, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

25 Shkurt, 2026
Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

25 Shkurt, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.