• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Lajme Bota

Ligji i ri në Gjermani shkakton polemika: burrat deri në 45 vjeç duhet të marrin leje për qëndrime të gjata jashtë vendit

6 Prill, 2026
në Bota
Ligji i ri në Gjermani shkakton polemika: burrat deri në 45 vjeç duhet të marrin leje për qëndrime të gjata jashtë vendit
11
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Një klauzolë qё ka kaluar pa u vënë re në ndryshimet e thella të politikës së shërbimit ushtarak në Gjermani ka shkaktuar reagime dhe debat publik, pasi u zbulua se ligji kërkon që burrat deri në moshën 45-vjeçare të marrin miratim nga forcat e armatosura për çdo qëndrim të zgjatur jashtë vendit, edhe në kohë paqeje.

Legjislacioni, i cili ka hyrë në fuqi më 1 janar, synon të forcojë ushtrinë dhe parashikon që të gjithë meshkujt 18-vjeçarë të plotësojnë një pyetësor për të vlerësuar përshtatshmërinë e tyre për shërbim ushtarak. Por dispozitat nuk kufizohen vetëm te rekrutimi. Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka paralajmëruar se nëse modeli “i modernizuar” nuk arrin të tërheqë mjaftueshëm vullnetarë, parlamenti mund të detyrohet të diskutojë rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Ligji u miratua në dhomën e ulët të Bundestagut në dhjetor.

Detaji që ka ndezur debat është një klauzolë që parashikon se burrat nga 17 deri në 45 vjeç duhet të aplikojnë për autorizim për t’u larguar nga Gjermania për më shumë se tre muaj. Kjo mund të prekë miliona qytetarë që planifikojnë studime, punë jashtë vendit, pushime të gjata apo periudha sabatike.

Çështja ka marrë vëmendje të madhe mediatike pasi një raport i gazetës Frankfurter Rundschau nxori në pah këtë dispozitë. Në një vend ku ndryshimet në politikat ushtarake kanë sjellë tashmë protesta, nxënës dhe të rinj kanë reaguar në rrugë, ndërsa në shkallët e Reichstagut në Berlin u vendosën rreth 150 çizme simbolike, ku në njërën prej tyre shkruhej: “Nuk do t’i veshim ato çizme”.

Ministria e Mbrojtjes e konfirmoi ekzistencën e kësaj kërkese, duke sqaruar se ligji është hartuar për të krijuar një kornizë të qartë për mobilizim në rast nevoje, duke bërë të mundur identifikimin e vendndodhjes së rekrutëve potencialë. “Sipas formulimit të ligjit, meshkujt mbi 17 vjeç janë të detyruar të kërkojnë miratim paraprak nga qendrat e karrierës së Bundeswehr për qëndrime jashtë vendit që zgjasin më shumë se tre muaj”, u shpreh një zëdhënës.

Ky detyrim përfundon në moshën 45 vjeç dhe zbatohet edhe jashtë situatave të krizës, duke rikthyer një rregull të hershëm që daton prej dekadash. Megjithatë, sipas ministrisë, dispozita mbetet kryesisht pa pasoja praktike. “Rregullorja ka ekzistuar edhe gjatë Luftës së Ftohtë dhe nuk ka pasur rëndësi reale; nuk parashikohen sanksione”, theksoi zëdhënësi.

Autoritetet shtojnë se miratimi për qëndrime jashtë vendit do të jetë në thelb rutinë për sa kohë shërbimi ushtarak mbetet vullnetar dhe vendi nuk përballet me emergjenca sigurie. “Do të sqarojmë përmes rregulloreve administrative se autorizimi konsiderohet i dhënë në këto kushte”, u bë e ditur, duke theksuar se do të ketë edhe përjashtime për të shmangur burokracinë e panevojshme.

Megjithatë, mbeten ende pa përgjigje disa çështje praktike, si procedura konkrete për marrjen e lejes dhe kohёzgjatja e procesit, deri në hyrjen në fuqi të rregullave të reja lehtësuese.

Politika synon të rrisë ndjeshëm kapacitetin e ushtrisë gjermane, me objektivin për të arritur në 460,000 trupa deri në vitin 2035, përfshirë 260,000 ushtarë aktivë dhe 200,000 rezervistë. Aktualisht, Gjermania ka rreth 182,000 ushtarë aktivë dhe më pak se 50,000 rezervistë.

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak u pezullua në vitin 2011 gjatë qeverisjes së kancelares Angela Merkel. Por në kushtet e kërcënimeve të reja, sidomos pas pushtimit rus të Ukrainës dhe pasigurive mbi angazhimin e SHBA-ve në sigurinë evropiane, kancelari Merz synon ndërtimin e ushtrisë më të fortë konvencionale në Evropë.

Në këtë kuadër, Gjermania ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm financiarë, duke përjashtuar një pjesë të madhe të shpenzimeve të mbrojtjes nga kufizimet kushtetuese të borxhit dhe duke planifikuar mbi 500 miliardë euro investime në mbrojtje për periudhën 2025–2029.

(Burimi: The Guardian/ Frankfurter Rundschau)

Postimi i mëparshëm

Plumbi qorr i merr jetën foshnjës në karrocë, sulmi i bandave trondit Brooklynin

Postimi i rradhës

“Kur askush nuk të zgjon në mëngjes…” – mes lirisë dhe vetmisë

Postimi i rradhës
“Kur askush nuk të zgjon në mëngjes…” – mes lirisë dhe vetmisë

“Kur askush nuk të zgjon në mëngjes…” – mes lirisë dhe vetmisë

  • Më të fundit
“Fluturimi i paqes” me emrin e tragjedisë: Irani nderon viktimat e shkollës së goditur

“Fluturimi i paqes” me emrin e tragjedisë: Irani nderon viktimat e shkollës së goditur

11 Prill, 2026
“Bordi i Paqes” pa para: Plan i mbetur rrugës për Gaza?

“Bordi i Paqes” pa para: Plan i mbetur rrugës për Gaza?

11 Prill, 2026
Pashkët Ortodokse, Kryepeshkopi Joani: Në një botë të trazuar, të bëhemi paqebërës

Pashkët Ortodokse, Kryepeshkopi Joani: Në një botë të trazuar, të bëhemi paqebërës

11 Prill, 2026
Melania Trump dhe fjalimi i saj shfajësues para popullit amerikan: “S’kam patur lidhje me Epstein”

Melania Trump dhe fjalimi i saj shfajësues para popullit amerikan: “S’kam patur lidhje me Epstein”

11 Prill, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

“Fluturimi i paqes” me emrin e tragjedisë: Irani nderon viktimat e shkollës së goditur

“Fluturimi i paqes” me emrin e tragjedisë: Irani nderon viktimat e shkollës së goditur

11 Prill, 2026
“Bordi i Paqes” pa para: Plan i mbetur rrugës për Gaza?

“Bordi i Paqes” pa para: Plan i mbetur rrugës për Gaza?

11 Prill, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.