Qyteti australian Melbourne është shpallur qyteti më i mirë në botë për vitin 2026, sipas një renditjeje të publikuar nga media britanike Time Out.
Lista vjetore u hartua pas një sondazhi me rreth 24 mijë persona nga 150 qytete të ndryshme në botë, të cilët vlerësuan jetën urbane, kulturën, gastronominë dhe cilësinë e jetesës.
Melbourne, qyteti i dytë më i madh në Australi, u vlerësua për jetën e pasur kulturore, skenën e njohur gastronomike dhe kombinimin e natyrës me jetën urbane. Qyteti njihet gjithashtu për kafenetë, restorantet dhe aktivitetet kulturore që e bëjnë një nga destinacionet më të preferuara për turistët dhe banorët.
Në vendin e dytë renditet Shanghai, metropoli financiar i Kinës me mbi 25 milionë banorë, ndërsa Edinburgh në Skoci zë vendin e tretë, i njohur për historinë e pasur dhe arkitekturën e tij të veçantë.


Lista e 10 qyteteve më të mira në botë për vitin 2026, sipas Time Out:
- Melbourne, Australi
- Shanghai, Kinë
- Edinburgh, Skoci
- Londër, Mbretëria e Bashkuar
- Nju Jork, SHBA
- Cape Town, Afrika e Jugut
- Mexico City, Meksikë
- Bangkok, Tajlandë
- Seul, Kore e Jugut
- Tokio, Japoni
Sipas raportit, gjysma e qyteteve në top 10 ndodhen në rajonin Azi-Paqësor, duke reflektuar rritjen e popullaritetit të këtyre destinacioneve për turizëm dhe jetesë.
Renditja e Time Out konsiderohet një nga listat më të ndjekura për destinacionet urbane në botë, pasi bazohet në përvojën dhe opinionet e banorëve të qyteteve.













